Albspirit

Media/News/Publishing

Saimir Kodra: Të hënën kamer tjetër e fshehtë, edukatorja pranon dhunën

saimiri ok

Saimir Kodra ka bërë të ditur në studion e “Opinion ” se të hënën në emisionin investigativ “STOP” do të transmetohet një tjetër kamer e fshehtë . Sipas tij, edukatorja e cila shfaqet në video, ka pranuar dhunën e ushtruar ndaj fëmijëve pa e ditur se po filmohej. Pamjet që do të transmetohen janë rrënqethëse dhe arsyet e dhunës shokuese.

Ndërsa sa i përket rastit të kopshtit “Diren” ai tha se edhe prindër të tjerë kanë shprehur shqetësim madhor se fëmijët e tyre janë dhunuar në këtë kopsht, aty ku u filmua videoja e skandalit. Saimir Kodra tha se prindërit kanë deklaruar se nëse drejtësia nuk bën drejtësi, nëse nuk i jep dënimin e merituar Anjeza Shabanit, ata do të bëjnë vetëgjyqësi.

Please follow and like us: