Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohet për korrupsion ish-kreu i Hipotekës në Lushnje

Ish-regjistruesi i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Lushnje është arrestuar sot nga policia e Fierit. Elvis Bajaziti ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Korrupsion pasiv”, të parashikuar nga Neni 259 i Kodit Penal. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur për të masën e sigurisë “Arrest me burg”.

 

Please follow and like us: