Albspirit

Media/News/Publishing

Sherr në Romë, dhëndri Berishës fyen dhe qëllon Taulant Ballën

Deputeti socialist Taulant Balla dhe dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi janë konfliktuar mbrëmë në Romë.

Opinion.al shkruan se ngjarja ka ndodhur në aeroportin “Leonardo da Vinçi” të Romës dhe me të mbërritur në Tiranë deputeti socialist ka bërë denoncimin për këtë ngjarje. Cështja tashmë i ka kaluar prokurorisë me akuzën “goditje për shkak të detyrës”. Malltezi e ka fyer dhe më pas goditur deputetin socialist.

Gjatë ditës priten reagime në lidhje me këtë ngjarje për të zbardhur plotësisht atë që ka ndodhur. Nuk është hera e parë që Taulant Balla dhe Jamarbër Malltezi shkëmbejnë akuza me njëri-tjetrin.

Please follow and like us: