Albspirit

Media/News/Publishing

BE – Partitë euroskeptike përgëzojnë britanikët, “Frexit” në horizont

Liderët e partive euroskeptike në Evropë kanë përgëzuar rezultatin plebishitar në Britaninë e Madhe dhe kanë paralajmëruar referendume në vende të tjera të Bashkimit Evropian.

 

BE – Partitë euroskeptike përgëzojnë britanikët, “Frexit” në horizont

Liderët e partive euroskeptike në Evropë kanë përgëzuar rezultatin plebishitar në Britaninë e Madhe dhe kanë paralajmëruar referendume në vende të tjera të Bashkimit Evropian.

Marine Le Pen, kryetare e Frontit Kombëtar, parti euroskeptike në Francë, si dhe një kritike e vjetër e Bashkimit Evropian, është gëzuar akoma pa dalë rezultati përfundimtar i votimit.

Mbrëmjen e referendumit britanik, Le Pen është fotografuar nga nënkryetari i partisë, Florian Philippot, duke valëvitur flamurin francez dhe atë britanik.

Të premten në mëngjes, kur rezultatet e para treguan se votat “Leave” kryesonin, ajo deklaroi: “Fitore e lirisë! Ashtu siç kam bërë thirrje për vite të tëra, tani duhet ndërmarrë një referendum i tillë në Francë dhe në vendet e BE-së.”

Mbesa e Le Pen, Marion, një anëtare 26-vjeçare e Parlamentit dhe mbesa e themeluesit të Frontit Kombëtar, Jean-Marie Le Pen, e deklaroi një fitore referendumin duke shtuar: “Nga Brexit në Frexit! Tani është koha për të sjellë demokracinë në vendin tonë. Francezët duhet të ketë të drejtën për të zgjedhur.”

Fronti Kombëtar i Francës, një nga partitë më të shquara euroskeptike në Evropë, që pritet të fitojë zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, ka parë mbështetje në rritje për platformën e saj.

Ata nuk janë të vetmit.

Në të gjithë bllokun, liderët e partive me rezerva ndaj Bashkimit Evropian përshëndetën vendimin e Britanisë së Madhe dhe bënë thirrje për këtë nismë në vendet e tyre ose për të ndërmarrë ndryshime të mëdha.

“Britania po i tregon Evropës rrugën drejt të ardhmes dhe lirisë. Është koha për një fillim të ri duke u mbështetur në forcën dhe sovranitetin tonë si për BE-në ashtu edhe për Holandën”, deklaroi Geert Wilders, udhëheqësi i Partisë për Liri në Holandë (PVV).

Sipas sondazheve të fundit, PVV-ja është forca më e madhe politike në vend.

“Ne duam të jemi në krye të vendin tonë, të vetë parave tona, të kufijve tanë dhe të politikës tonë të emigracionit. Nëse bëhem kryeministër, do të ketë një referendum në Holandë për të lënë Bashkimin Evropian. Le të vendosin holandezët”, tha Wilders.

Norbert Hofer, ish-kandidati i Partisë euroskeptike të Lirisë së Austrisë (FPO), shkruan në “Twitter” se “në ditët e ardhshme ne do të kuptojmë qëllimin e vërtetë të këtij vendimi”.

Hofer humbi zgjedhjet e fundit presidenciale në Austri me një diferencë shumë të ngushtë ndaj rivalit Alexander Van der Bellen.

Gjatë një takimi të krahut të djathtë të partive populiste javën e kaluar në Vjenë, udhëheqësit paralajmëruan se referendumi në Angli për të qëndruar ose jo në Bashkimin Evropian me shumë ngjasa do të çojë në votime plebishitare të tjera.

Udhëheqësi i Partisë së Lirisë, Heinz-Christian Strache, së bashku me përfaqësues të Alternativës për Gjermaninë (AFD), Ligës Veriore (Lega Nord)të Italisë, lëvizjes holandeze “Vlaams Belang”, Lirisë Çeke dhe partisë  “Demokracia e Drejtpërdrejtë”, thanë se dëshironin të ndërtonin një aleancë për të ndryshuar BE-në nga brenda.

“Urime për britanikët. Ata kanë bërë zgjedhjen e tyre”, shkruan në një postim në “Facebook” Kristian Thulesen Dahl, udhëheqës i Partisë së Popullit, forcë politike euroskeptike në Danimarkë.

“Rezultati është i qartë: BE-ja ka nënvlerësuar plotësisht skepticizmin e njerëzve. BE-ja ka marrë shumë pushtet nga shtetet kombëtare dhe tani po paguan çmimin”, shton ai.

Please follow and like us: