Albspirit

Media/News/Publishing

Samiti Ekonomik Global në Kaliforni


Presidenti amerikan Barak Obama foli dje në Samitin Ekonomik Global në Universitetin e Stanfordit në Palo Alto të Kalifornisë, ku u bëri thirrje sipërmarrësve të rinj për “të zgjeruar” përfitimet nga natyra gjithnjë e më e ndërlidhur e botës së sotme.

Në fjalimin përpara novatorëve të rinj, ai tha se bota është rrudhur pasi ajo është tani e ndërlidhur. Novatorët, – tha ai, – po e përshpejtojnë këtë ndërlidhje, pavarësisht nga sfidat dhe frikën që ajo sjell.

Presidenti Obama tha se fuqia e sipërmarrjes dhe e novacionit është fuqia për të transformuar botën. Ai tha se themelimi i bizneseve të reja ndihmon individët dhe familjet të kenë sukses, duke i vënë ato në rrugën e begatisë.

Please follow and like us: