Albspirit

Media/News/Publishing

The Independent: Soros dhe miliaderët e tjerë që fituan nga Brexit

Miliarderi që parashikoi se Brexit do të sillte një “të premte të zezë” dhe krizë për financat e njerëzve të zakonshëm, duket se ka përfituar jashtëzakonisht nga dalja surprizë e Mbretësisë së Bashkuar nga BE.

George Soros është e njohur botërisht si njeriu që “theu” Bankën e Anglisë në vitin 1992, kur ai vuri bast kundër paundit dhe bëri rreth 1.5 miliardë paund pasuri.

Edhe pse shuma e saktë që ka përiftuar Soros pas Brexit nuk dihet, të dhënat tregojnë se ai kishte vënë bast këtë vit se rezervat do të binin.

Që nga referendumi, vlerat e aksioneve dhe e paundit janë goditur keq.

Soros ka investuar në ar, vlera e të cilit është rritur pas Brexit dhe ka prekur nivelet më të larta që prej marsit të vitit 2014 kur investitorët nisën të kërkonin asete të sigurta.

Para referendumit, 85 –vjeçari bleu për 264 milionë dollarë një prej minierave më të mëdha të arit në botë, “Barrick Gold” dhe fitoi të drejtën për të patur mundësi për blerjen e fondit të shkëmbimit monetary GLD, i cili gjurmon vlerën e arit.

Katër ditë para se rezultati i referendumit, Soros shkroi në gazetën britanike The Guardian: “Një votë për Brexit do të bëjë disa njerëz shumë të pasur – por shumicën e votuesve më të varfër, në mënyrë të konsiderueshme”.

“Unë dua që njerëzit të dinë se cilat do të jenë pasojat e largimit BE-ja para se ata të hedhin votat e tyre. Një votë për Brexit do të sjellë një “të premte të zezë” në fundjavë dhe pasoja serioze për njerëzit e zakonshëm”.

Me bastin historik të vitit 1992 kundër paundit britanik, të George Soros, paundi humbi 15 % të vlerës së tij.

Manjanti, pasuria e të cilit përllogaritej në 18 miliardë paund përpara referendumit, nuk është i vetmi investitor që duket se ka fituar nga dalja e Britanisë së Madhe nga BE.

Crispin Odey, shefi i Menaxhimit të Aseteve Odey, i dha mbështetje financiare fushatës për daljen nga BE dhe vendosi një bast prej 7.5 miliardë paund në emër të firmës së djalit të tij, pro daljes. Ai thuhet se ka fituar më shumë se 220 milion paund si rezultat i Brexit.

Odey, një nga njerëzit më të pasur në Britani të Madhe, tha për Reuters: “Unë mendoj se unë mund të jem fituesi. Unë kam pasur një vit mjaft të vështirë. ”

Ai është një nga njerëzit më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar, me një pasuri personale prej 900 milion paundësh. Në vitin 2014 u raportua se Odey ndërtoi një tempull roman me gur për ta për ta përdorur për kotec pulash. 

Please follow and like us: