Albspirit

Media/News/Publishing

Daniel Hook: Brexit shqetëson akademinë

foto -student brexitTashmë që Mbretëria e Bashkuar do të lihet jashtë BE, qeveria do të ketë në dispozicion një kohë të shkurtër për të menduar se si do të mbushë “gropën” e financimeve në mënyrë të përshtatshme

Pjesa më e madhe e debatit të Brexit është sjellë rrotull çështjeve të migracionit, sovranitetit dhe financimeve. Cilësia e debatit, sidoqoftë ka qenë e ulët: mbushur me pretendime jo të qenësishme, përqendruar në iluzione alarmante lidhur me fatet politike dhe udhëhequr nga opinione në vend se fakte e të dhëna.

Marrë parasysh klasifikimin e lartë të kërkimeve shkencore britanike dhe rolin kritik afatgjatë që luajnë në “shëndetin” ekonomik, shoqëror dhe kulturor, Shkencat Digjitale vendosën që ekzistonte nevoja që debati të informohej. Për të bërë këtë, në shkruam një raport të dhënash që zhbiron mënyrën se si Brexit mund të ndikojë në kërkimin shkencor britanik.

Raporti “Ekzaminimi i implikimeve të Brexit në kërkimin shkencor Britanik”, zbuloi se, gjatë dekadës së shkuar, baza kërkimore e MB ka zhvilluar një varësi strukturore në financimet që vijnë prej burimeve të BE. Tashmë që Mbretëria e Bashkuar do të lihet jashtë BE, qeveria do të ketë në dispozicion një kohë të shkurtër për të menduar se si do të mbushë “gropën” e financimeve në mënyrë të përshtatshme.

Përafërsisht, një e katërta e të gjithë financimeve konkurruese për kërkime në MB, vijnë nga BE – pjesa tjetër mbështetet nga shtatë këshilla të kërkimeve, Innovative UK dhe Shoqata Mbretërore. Peizazhi i financimeve në MB mbetet kompleks me një pjesë të konsiderueshme të financimeve që sigurohen nga Këshilli i Lartë i Financimit të Edukimit për Anglinë, i cili është përgjegjës për 37.4% të financimeve qeveritare në mbështetje të kërkimit shkencor.

Sektori i bamirësisë është gjithashtu një kontribuues i rëndësishëm në financimin e kërkimeve me kontribuuesit e tij më të mëdhenj – Karteli i Besimit dhe Kërkimet Britanike mbi Kancerin. Kontribuuesit industrialistë më progresistë e zgjerojnë më tej spektrin e financimit me mbështetje financiare dhe mbështetje partneriteti.

Sidoqoftë, të nënvlerësosh apo të zvogëlosh rolin e luajtur nga financimet e BE përkundër terrenit herë pas here të ngrirë të financimit nga Këshillat e Kërkimit apo Innovate UK në dekadën e fundit, është një shteg i rrezikshëm.

Çfarë përbën mungesën

Në vitin 2015, Mbretëria e Bashkuar përfitoi një fond prej 967 milionë paund nga burimet e BE. Në raportin tonë, ne pyesim ata që mbrojnë Brexit të angazhohen për të mbrojtur bazën kërkimore të Britanisë së Madhe.

Kërkimi ynë tregon se MB ka qenë përfituesi i dytë më i madh në BE i fondeve të kërkimit shkencor, duke përfituar 16% të fondeve të disponueshme mes viteve 2006-2015, e që përkthehet në rreth 8 miliardë paund.

Ka dy mënyra si mund ta nxjerrësh këtë statistikë: e para është të njohësh suksesin e kërkuesve britanikë në meritën e këtyre fondeve, që vjen menjëherë pas kërkuesve gjermanë me 8.3 miliardë paund në të njëjtën periodë; e dyta është të jesh i ndërgjegjshëm e madje i shqetësuar që tashmë ajo sasi parash po behet nevojë strukturore.

Pavarësisht se shuma e parave që të dyja Britania e Madhe dhe Gjermania, fituan në periudhën 2006-2015  janë të krahasueshme në terma absolutë, në kontekstin e një mjedisi më të gjerë kërkimor në secilin prej vendeve, arsye për shqetësim do të ketë sigurisht.

Britania e Madhe është më tepër e varur nga financimet e BE sesa Gjermania apo vende të tjera me kërkime shkencore të zhvilluara – 1.63%  e PBB shkon për kërkime, duke u krahasuar me Gjermaninë me 2.85% e PBB. Biznesi britanik kontribuon vetëm 1.06% të PBB në kërkim dhe zhvillim – gati 80% më pak se biznesi në Gjermani dhe poshtë mesatares së 28 vendeve të BE.

Ndërkohë që sasia e saktë e financimit të BE që do të humbte si rezultat i Brexit është ende e paqartë – dhe do të vendosej nga marrëdhëniet mes MB dhe BE – ne dimë që vetëm 7% e financimit të BE ka shkuar drejt shteteve jo anëtare të unionit në dekadën e shkuar dhe nëse financimi do të ulej në mënyrë domethënëse, gropa e financimit do të ndihej në të gjitha universitetet britanike dhe institutet kërkimore, si dhe në një numër të konsiderueshëm kompanish.

Financimi evropian ka ndikuar së tepërmi në një numër fushash të kërkimit shkencor në Mbretërinë e Bashkuar në dekadën e kaluar. Mund të marrim vetëm dy shembuj:

  • Kërkimet onkologjike në MB kanë qenë veçanërisht të suksesshme në thithjen e fondeve të BE në më tepër se 15.72% të financimit të BE – një raport më i lartë ky se çdo vend tjetër dhe praktikisht larg vendit të dytë që e mban Holanda me 12.57% të financimit të BE në këtë fushë.

Humbësi më i madh në terma financiarë sa i përket kërkimeve onkologjike, tashmë që Brexit do të bëhet realitet, do të jetë University College London i cili ka përfituar shuma të barabarta nga BE dhe MB për kërkimet e veta.

  • Mbretëria e Bashkuar është dukshëm më pak e suksesshme kur konkurron në kërkimet mbi sistemet e informacionit në Evropë me 9.3% të financimeve të BE, pas Gjermanisë me 15.9% dhe Spanjës me 9.9% dhe Italisë me 9.71%.

Universitetet e Edinburgut, Shefildit, Surrejt dhe Redingut do të jenë katër humbësit kryesorë të këtë fushë të rëndësishme kërkimi, për shkak të Brexit.

Të katër institucionet kanë fituar më tepër se 20 milionë paund dhe në rastin e Universitetit të Edinburgut, më tepër se 30 milionë paund prej vitit 2006. Ndërkohë që ky universitet ka nivelin më të lartë të varësisë financiare nga BE, 60% e fondeve të tyre të konkurrencës vjen nga BE.

Sigurisht, edhe në rastin më të keq, do të ketë burime të tjera financimi nga industria, si dhe fushatat e ndryshme. Megjithatë është e pamohueshme se sasi e parave të humbura nga Europa në fushat kyçe të kërkimit është e jashtëzakonshme.

Kushërinjtë e varfër të Europës

Kërkimet shkencore britanike janë të një performance të jashtëzakonshme në nivel botëror po për një kohë jo të shkurtër po financohen pak. Ndërkohë që Mbretëria e Bashkuar qëndron suksesshëm konkurruese në nivel ndërkombëtar duke thithur një pjesë të madhe të fondeve të BE, nuk ka investuar në nivel kombëtar për të siguruar qëndueshmërinë e konkurrentëve në të mjedisin dhe të drejtën e tyre jashtë mekanizmit të asistencës së BE.

Nuk dëshirojmë një britanikët të jenë “kushërinjtë e varfër të Europës”, të paaftë për të pritur bashkëpunëtorë apo të paaftë për të udhëtuar si rrjedhojë e mungesës së fondeve.

Deri më sot, në vend që të lejojnë MB të arrijë një pozicion më të mirë në shkallë globale duke pasur akses në fonde për shpërndarje, fondet e BE janë përdorur për të përkrahur sistematikisht çështje se si ne kemi zgjedhur të financojmë kërkimet në MB, si nëivel qeveritar dhe në atë koorporatist.

Argumenti financiar i përdorur nga shumë në favor të Brexit është që Mbretëria e Bashkuar do të jetë më mirë sepse nuk do të investojë në BE, por kjo është një taktikë e fitores së shpejtë e të shkurtër dhe e heq përqendrimin nga planifikimi afatgjatë i prosperitetit ekonomik – deri sa të paktën qeveria e MB të bëjë listën e humbjeve.

 

Please follow and like us: