Albspirit

Media/News/Publishing

Dënohet ish-kryeministri me 9 vjet burgim

Moldavia dënon ish-kryeministrin me 9 vjet burgim

Ish-kryeministri i Moldavisë, Vlad Filat, është dënuar me nëntë vjet burgim lidhur me akuza për korrupsion.

Një gjykatë në kryeqytetin Kishinev sot shpalli se Filat është fajtor për keqpërdorim të pozitës dhe korrupsion dhe po sot i është caktuar dënimi.

Gjykata ka vendosur që ish-kryeministrit t’i konfiskohet pasuria dhe për pesë vjet e ka të ndaluar të ketë ndonjë post publik.

Por, prokurorët janë shprehur të pakënaqur, pasi kanë kërkuar dënim me burg prej 19 vjetësh dhe kanë paralajmëruar ankesë, transmeton REL.

Vlad Filat i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe ka vlerësuar se rasti kundër tij ishte i motivuar politikisht.

Ai ishte kryeministër në periudhën 2009 – 2013 dhe është arrestuar në tetor të vitit të kaluar, i akuzuar se ka marrë ryshfet në një rast të vjedhjes së 1 miliardë dollarëve në një bankë.

Please follow and like us: