Albspirit

Media/News/Publishing

Kinë, kthehet kapsula e mbartur nga raketa “Marshimi i Madh 7”

Kapsula e zvogëluar shumëfunksionëshe, e mbartur në kozmos nga raketa “Marshimi i Madh 7”, zbriti me sukses të dielën pasdite në një shkretëtirë në Kinën Veriperëndimore.

Një zyrtar i programit të fluturimeve kozmike të Kinës tha se kthimi me sukses i kapsulës ka hedhur një bazë të fortë për projektimin e anijeve të tjera kozmike me njerëz, si dhe për zhvillimin e teknologjive kyçe. Ai shënon gjithashtu kurorëzimin me sukses të fluturimit të parë të raketës mbartëse “Marshimi i Madh 7”. (Wang Lei)

Please follow and like us: