Albspirit

Media/News/Publishing

Merkel: E vetëdijshme që BM-së i duhet kohë për finalizimin e Brexit

ny Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh sot se ishte e vetëdijshme se qeveria britanike kishte nevojë për kohë për të zyrtarizuar kërkesën e daljes nga Bashkimi Evropian, ndërsa në Evropë vijojnë thirrjet për një procedurë të përshpejtuar ndarjeje.

“Fillimisht nuk mund të lejojmë një periudhë të gjatë pasigurie, por jam e bindur se BM-ja ka nevojë për kohën e nevojshme për të analizuar situatën, jam mëse e vetëdijshme”, u shpreh ajo për shtypin pas një takimi me homologun ukrainas, Volodymyr Groisman. Kryeministri britanik, David Cameron parashikon t’i kalojë pasardhësit të tij kërkesën zyrtare të daljes nga BE-ja duke shkaktuar indinjatën e zyrtarëve të lartë evropianë që duan të konkretizojnë sa më shpejt të jetë e mundur largimin e BM-së. Merkel theksoi gjithashtu se negociatat rreth marrëdhënieve në të ardhmen mes Londrës dhe BE-së nuk mund të fillojnë veçse pas depozitimit të kërkesës zyrtare për daljen nga Unioni.

Please follow and like us: