Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Hafizi i përgjigjet Mesila Dodës: Ja ku dallojmë

Deputetja Mimoza Hafizi ka hedhur poshtë akuzat e deputetes Mesila Doda se drafti për ndryshime kushtetuese i dorëzuar në Kuvend është një kopje e propozimeve të mëhershme të deputetes Doda.

Ja edhe sqarimi i plotë i Hafizit

“Jam njohur me opinionin e PDIU për ndryshime kushtetuese dorëzuar pranë Komisionit të Reformës për Drejtësi. Por një opinion nuk mund të quhet nismë për ndryshime kushtetuese. Ai opinion nuk do të ketë anjëherë vijim në procedura, nëse nuk merr formën e një projektligji dhe nëse nuk kërkohet mbështetja e deputetëve të tjerë të parlamentit.

Prandaj kam komunikuar me deputetë të kësaj force politike, me shpresë që të bashkojmë firmat dhe votat për të realizuar bashkërisht kërkesën për zgjedhjen e presidentit nga populli. Versioni i tyre ishte i ndryshëm nga ai çfarë ne propozojmë, sepse kërkohej që t’i drejtohemi popullit atëhere kur parlamenti nuk realizon votimin me 3/5. Por mendoj se kjo nuk është pengesë themelore.

Besoj se jo vetëm me grupin e PDIU, por me të gjitha grupet parlamentare do konvergjohet për të shkuar në atë çfarë është shumë e rëndësishme për demokracinë sot: zgjedhjen e Presidentit të Republikës nga populli”.

Please follow and like us: