Albspirit

Media/News/Publishing

Përse po shohim kaq njerëz të bukur në Europian?

“Një ditë pas ndeshjes së mikpritësve të Francës me Shqipërinë, media kishte thuajse vetëm një interes: Dy fanse atraktive të Shqipërisë, Irid dhe Rike”. Kështu e nis një shkrim media publike zvicerane, duke pyetur se përse po shohim kaq njerëz të bukur në Europian. Beni Giger, regjisor dhe përgjegjës transmetimi, shpjegon se në stadium nuk ka më sferë private. Në total janë 80 kamera dhe 200 fotografë. Pra gjithçka është e monitoruar. Kujtoni këtu incidentet e trajnerit gjerman.

“Në asnjë ndeshje ku kam punuar, nuk kam marrë ndonjë udhëzim për pamjet. Por mendoj se është njerëzore të përzgjedh ata persona që janë më atraktivë dhe jo të mërzitshëm”. Megjithatë përse shumica e tyre janë femra? “Kjo ndodh për shkak se 90 përqind e atyre që po filmojnë apo fotografojnë janë meshkuj. Kështu mendoj”.

Please follow and like us: