Albspirit

Media/News/Publishing

Ftesë për pjesëmarrje nga Universitetit Amerikan, Prishtinë

Programi Përgatitor i Universitetit Amerikan (AUPP) pranë A.U.K. organizon ceremoninë e parë të çertifikimit ditën e Martë, më 28 qershor, në orën 16:00në Soma Book Station në Prishtinë. Me këtë rast bëjmë çertifikimin e studentëve tanë të kohortit të tretë të cilët kanë mbaruar me sukses këtë program. 245 studentë pritet që të marrin pjesë dhe pranojnë çertifikatat dhe/ose transkriptën bashkë me partnerë të tjerë dhe miq të shquar.

AUPP është pjesë e Programit për Lidership Transfromues (TLP) më të gjerë. Gjegjësisht, Agjensioni i SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë ka inicuar një program arsimor pesë-vjeçar i cili zbatohet nga Fondacioni i A.U.K.-së. Qëllimi kryesor i këtij programi është të përgatis liderë të ardhshëm nga shoqëria e Kosovës të cilët, me mbarimin e programit, do të jenë të përgatitur për të studijuar në ndonjë institucion amerikan për arsim të lartë përmes bursave të ofruara nëpërmjet komponentit të dytë të TLP-së i cili është “Programi i Lidershipit Transformues – Bursat dhe Partneritetet” në bashkëpunim me “World Learning” dhe me Qeverinë e Kosovës.

Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë ceremoni. Besojmë se audienca e medias suaj do të dëshironte të informohet lidhur me këtë ngjarje dhe të mësojë diçka më shumë për vlerat dhe dobitë unike që ajo ofron.

Në qoftë se keni ndonjë pyetje apo ide për mënyra tjera për të mbuluar këtë ngjarje mos hezitoni të na kontaktoni.

Me respekt,
Ylberina Morina Mala
Chief of Party / Program Director
USAID Transformational Leadership Program (TLP) –Immersion Program

Please follow and like us: