Albspirit

Media/News/Publishing

Google dëshiron që fëmijët të mësojnë programimin

Dy javë pasi Apple prezantoi një aplikacion që synon të bëjë programimin më interesant për të gjitha moshat, të njëjtën gjë ka bërë edhe Google.

“Project Bloks” është aplikacioni i Google që synon të mësojë të rinjtë për programimin pa asistencën e kompjuterit.

Sipas kompanisë, synimi është të inspirohen përdoruesit për të mësuar mekanizma të ndryshëm teknologjikë.

“Besojmë se kur fëmijët duan të mësojnë kodimin, ata jo vetëm që mësojnë si të programojnë një kompjuter – ata mësojnë një gjuhë të re për të shprehur kreativitetin dhe për të zhvilluar mendimin kompjuterik”, thuhet në një postim në një blog të Google.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=bi9lpZUGvZw]

Please follow and like us: