Albspirit

Media/News/Publishing

Intimiteti sipas shkronjës së parë të emrit

 

 

 

Emrat që fillojnë me A…

Nuk je romantik në mënyrë të veçantë, por je interesant në aksion. Je gjithmonë i zënë. Me ty ajo që shihet, është ajo që fitohet, je ashtu siç prezantohesh. Nuk ke durim të flirtosh dhe nuk të bezdis fakti kur dikush është i turpshëm, simpatik ose eksitues. Rri gjithmonë ballë për ballë me personin tjetër. Kur bëhet fjalë për seks ajo që ka rëndësi është aksioni dhe jo truket sekrete. Për ty është shumë e rëndësishme tërheqja fizike e partnerit tënd. Provat dhe sfidat i sheh si një gjallëri që i jep gjuetisë tënde. Je i apasionuar dhe seksualisht je aventurier, më shumë seç duket, por nuk tregon publikisht aftësitë e tua. Nevojat e tua fizike janë parësore.

 

B…

 

Nxjerr vibracione sensuale. Të kënaqin gjërat romantike, me verë dhe darkë bashkë. Je i lumtur kur merr dhuratë si shenjë dashurie nga partneri yt. Të pëlqen të jesh e përkedhelur dhe di të përkëdhelësh partnerin. Je shumë i/e rezervuar, por para se të bësh dashuri, manifeston një shprehi butësie dhe dashurie veçanërisht të ngrohta. Mund të kontrollosh oreksin tënd dhe mund të rrish pa seks nëse është e nevojshe. Ke nevojë për sensacione të reja dhe eksperienca të reja dhe je gati t’i kesh.

 

C/Ç…

 

Je një individ shumë i shoqërueshëm dhe është e rëndësishme për ty të krijosh shoqëri. Ke nevojë për afrimitet dhe të jesh i lidhur me dikë. Je i/e gatshëm të bisedosh me një partner seksual para dhe pas. Do që objekti i dashurisë tënde të jetë I mirë dhe shoqërisht i/e pranuar. Sheh partnerin tënd si dashnorin/en tënd dhe si të dashurin e jetës. Je shumë seksual/e dhe sensual dhe ke nevojë për dikë që e vlerëson dhe që të adhuron. Kur kejo nuk ndodh, je i/e shkathët dhe i aftë për t’u zhdukur me periudha të gjata pa pasur aktivitet seksual. Je një ekspert për të kontrolluar dëshirat e tua dhe i aftë të zgjerosh marrëdhëniet e tua si pasojë e oreksit për seks.

 

D/DH…

 

Kur vendos në kokë diçka, bën çdo gjë për të arritur qëllimet e tua. Nuk jep një përgjigje lehtë, por je me edukatë dhe simpatik. Nëse dikush ka një problem e konverton në tëndin. Je lartësisht seksual, pasional, i drejtë dhe i thellë, ndonjëherë je posesiv dhe xheloz. Seksi për ty është një kënaqësi që të bën të ndihesh i/e plotësuar. Të stimulojnë gjërat e pazakonta që të bëjnë të ndihesh i lirë dhe i hapur.

 

E…

 

Nevoja jote e madhe është ajo për të folur. Nëse personi i takimit tënd nuk është një dëgjues i/e mire, ke probleme për t’u shoqëruar me të. Një person duhet të të stimulojë intelektualisht ose nuk do të interesojë seksualisht. Ke nevojë për një shok/shoqe për dashnor/e dhe për një partner krevati. Urren mungesën e harmonisë dhe e mos organizimit. Të pëlqen të flirtosh sepse për ty është më e rëndësishme të stimulosh aktin seksual në vetvete, por sa intrigon zemrën tënde je shumë i/e ndershëm. Kur nuk ke një dashnor/e të mirë, preferon të flesh ose të lexosh një libër.

 

F…

 

Je idealist dhe romantik, e ngre dashnorin tënd në piedestal. Do gjesh partnerin më të mirë që mund të jetë. Të pëlqen të flirtosh, por nëse dashurohesh je shumë i/e drejtë. Je sensual, seksual dhe në mënyrë private je pasional. Publikisht tregohesh ekstravagant dhe galant. Ke lindur romantik. Skenat e dashurive dramatike janë fantazitë e tua të preferuara. Mund të jesh një dashnor/e shumë bujar.

 

G/GJ…

Je i/e bezdisshëm duke kërkuar perfekten me veten dhe me dashnorin/en tënd. I përgjigjesh një dashnori/e, e cila ka një intelekt të njëjtë ose superior me tëndin ose dikujt që mund të rrisë gjendjen tënde. Je shumë sensual dhe di si të arrish pikën maksimale të stimulimit erotik, sepse kërkon të paarritshmen. Mund të jesh tepër aktiv seksualisht, kur gjen kohën. Puna jote është përgjegjësia duke paraprirë çdo gjë. Mund të kesh vështirësi emocionale kur përfundon një marrëdhënie, por ky nuk është një problem dhe nuk do mbyllesh seksualisht.

 

H…

 

Kërkon një partner që të realizojë reputacionin tënd. Mund të jesh shumë bujar me dashnorin tënd, sidomos kur arrin të biesh në dashuri. Dhuratat e tua për partnerin/en tënd janë gjithmonë një kënaqësi. Para se të dashurohesh mendon, je disi i/e rrëshqitshëm për t’iu dedikuar këtyre gjërave dhe zakonet e tua të takimeve janë të njëjta, të kujdesshme ashtu si shkujdesia jote seksuale. Je një dashnor/e i /e durueshëm dhe sensual.

 

I…

 

Ke një nevojë të madhe për të qenë i dashuruar, i vlerësuar…edhe në punën tënde. Vlerëson kënaqësitë ekstreme në seks, sensualitetin dhe kënaqësitë trupore. Kërkon dashnor/e që dinë se çfarë bëjnë. Je jo i qetë dhe i saktë në sadisfaksionet e dëshirave të tua. Je i/e gatshëm për eksperimentuar forma të reja seksuale. Mërzitesh lehtë dhe për këtë ke nevojë për aventuara seksuale dhe ndryshime. Je më shumë sensual se seksual, por ndonjëherë je krejtësisht devijues në seks.

 

J…

 

Mund të jesh shume romantik ose i lidhur me bukurinë e dashurisë. Të kesh një partner është gjëja më e rëndësishme për ty. Je i/e lirë në të shprehurin tënd për dashurinë dhe je i gatshëm të kapësh mundësitë, duke provuar eksperienca të reja me partnerin tënd duke e barazuar të gjithë këtë me një shije të mirë. Trutë të ndizen, do të ndjesh që partneri yt të jetë mendërisht stimulues, nëse jo do e kesh të vështirë të mbash këtë lidhje. Kërkon dashuri, ëmbëlsi dhe një mbrëmje me qirinj për të ditur që je i/e vlerësuar.

 

K…

 

Seksualisht je i/e mrekullueshëm, por duhet të konsiderosh më mirë vlerat e personave dhe veçanërisht të tuat. Nuk do ishte kot që ky motivim të të frymëzojë për t’u kultivuar pak më shumë, duke ndërruar imazhin dhe përshtypjen që projekton në fillim me personat që takon dhe më shumë me ata që të tërheqin.

 

L/LL…

 

Je shumë romantik, idealist/e dhe disa herë beson se dashuri do të thotë vuajtje. Të tërheqin personat që kanë probleme ta pazakonshme. E sheh veten si shpëtimtari i dashnorit/es tënd. Je i sinqertë, pasional ekstrem në seks dhe ëndrrimtar. Nuk ke nevojë për ndihmë për të rënë në dashuri. Fantazon me filma dhe revista. Nuk u tregon të tjerëve për jetën tënde sekrete që ke dhe fantazitë seksuale.

 

M…

 

Je emocional dhe i thellë. Kur e sheh veten të rrëmbyer nga një lidhje, i dedikohesh totalisht asaj. Asgjë s’të ndalon, nuk njeh pengesa. Ti beson krejtësisht tek dikush që është i njëjtë pasional dhe intensiv. Beson në lirinë totale seksuale dhe kërkon gjithmonë të provosh gjithçka. Energjia jote seksuale është e palodhshme dhe të pëlqen të mbrosh partnerin. Je i/e aftë të zgjerosh marrëdhëniet e tua sipas oreksit tënd seskual. Ashtu si shkronja C.

 

N/NJ…

 

Je shumë ëndërrues dhe romantik, nuk ke momente të mëdha pasionale. Dukesh i/e ftohtë dhe i/ largët, kështu nuk e bën shumë bashkëpuntor/e partnerin tënd në ndjenja, por kjo nuk do të thotë që nuk ke ndjenja për të, por vetëm se ke mënyre jo “vetore” për ta treguar. Para seksit për ty vijnë ndejnjat dhe ngrohtësia shpirtërore.

 

O…

 

Je interesant në aktivitetet seksuale dhe tregon sekretet e tua më të turpshme dhe dëshirat e tua. Mund të rishikosh energjinë tënde seksuale për të bërë lekë dhe për të arritur pushtetin. Mund të kesh lehtësisht periudha të qeta, por je pasional i/e pakënaqur duke kërkuar të njëjtat cilësi tek partneri. Seksi është një marrëdhënie serioze i cili kërkon thellësi mendore dhe ndryshueshmëri, ke aftësi të provosh çdo gjë ose çdo person. Ndonjëherë pasionet e tua bëhen posesivitet, gjë që duhet t’i mbash nën kontroll.

 

P…

 

Je shumë i/e ndërgjegjshëm për gjërat e tua primare shoqërore. Nuk do mendoje kurrë të bëje diçka që mund të dëmtojë imazhin ose reputacionin tënd. Aparencat kanë shumë rëndësi dhe për këtë do një partner tërheqës. Në të njëjtën kohë do një person të zgjuar. Është mjaft e çuditshme që e sheh partnerin/en tënd si një kundërshtar, kujton se një zënkë e mirë stimulon vibracionet seksuale. Je seksualisht i lirë. Eksperimenton gjëra të reja në çdo fushë. Je shumë shoqëror dhe joshës; të pëlqen të flirtosh dhe ke nevojë të jesh i/e tërhequr mirë.

 

Q…

 

Ke nevojë për një aktivitet konstant dhe stimulues. Ke një energji fizike të llahtarshme. Është shumë e vështirë për partnerin tënd të të ndjekë seksualisht, madje edhe në gjëra të tjera. Je një dashnor/e entuziaste dhe ke tendencën për të qenë i/e tërhequr nga njerëz të grupeve të tjera etnike. Ke nevojë për romantizëm, zemër, lule dhe për biseda që të ndezin.

 

R…

 

Nuk je rremujaxhi, duke iu referuar jetës në përgjithësi. Ke nevojë për dikë që të mund të mbajë paqen me ty dhe për dikë që të ketë një intuitë dhe zgjuarsi të mirë. Ndizesh shpejt, ashtu si me një që ka mendje të madhe, po ashtu edhe me një që ka një trup të bukur. Pra tërheqja fizike është shumë e rëndësishme për ty. Do që të ndihesh krenar për partnerint tënd. Në jetën private je shumë seksi, por në krevat shërben më shumë si profesor. Seksi është i rëndësishëm, por mund të jesh një i/e dashur i mirë i lojrave shumë kërkuese.

 

S/SH…

 

Ke sekrete, autokontroll dhe je i/e turpshëm. Je shumë seksi, sensuale dhe pasionale, por shpesh nuk ja lejon vetes. Vetëm në intimitetin privat del në pah kjo anë e natyrës tënde. Njeh të gjitha truket për t’u marrë vesh. Mund të luash çdo rol dhe e merr jetën tënde dashurore seriozisht. Nuk je budalla/qe, ke durimin për të pritur që të arrijë personi i duhur.

 

T…

 

Je shumë i/e ndjeshëm, i rezervuar dhe seksualisht disi pasiv; të pëlqejnë partnerët që marrin inisiativën. Muzika, dritat e errta dhe mendimet romantike janë gjërat që të ndezin. Fantazon, por nuk dashurohesh lehtësisht. Kur je i/e dashurar je romantik/e, idealist, sentimental dhe tepër intensiv (i thellë). Të pëlqen të përdoresh senset e tua në ndjenja. Mund të modifikosh marrëdhëniet e tua sipas ëndrrave që janë gjithmonë në kokën tënde.

 

U…

 

Je entuziast dhe ke parime kur dashurohesh. Por kur nuk je i/e dashuruar me ndonjë person, je i/e dashuruar me dashurinë, duke kërkuar gjithmonë dikë që ta adhurosh. I sheh gjërat romantike si një sfidë. Je aventurier dhe ke nevojë për ngjarje të reja, eksitime dhe liri. Të pëlqen të bësh dhurata për të parë partnerin tënd të ndihet mirë. Mënyra jote e të udhëhequr të bërit seks është e fortë dhe me shumë dëshirë, një kënaqësi momentale. Je i/e gatshëm të vesh para kënaqësisë tënde atë të partnerit.

 

V…

 

Je individualist dhe ke nevojë për hapësirën tënde, për lirinë dhe je entuziast. Shpreson derisa dikush të të dojë. Ndjen nevojën për të qenë në kokën e personit tjetër për të parë se ç’mendon. Të tërheqin tipat e egocentrik. Shpesh ka një diferencë moshe midis teje dhe atyre. I përgjigjesh rrezikut, të pëlqejnë aventurat.

 

W…

 

Je shumë krenar/e, i vendosur dhe nuk do të marrësh një “jo” si përgjigje kur je i/e dashuruar, ndryshe egoja jote është në lojë. Je romantik, idealist dhe ndonjëherë je i/e dashuruar me vetë dashurinë, nuk e sheh partnerin tënd ashtu si në të vërtetë është. Ndjen shumë shumë dhe jep gjithçka në një marrëdhënie. Asgjë nuk është tepër e mirë për dashnorin/en tënde, bën çdo gjë për të dhe të pëlqejnë lojrat e dashurisë.

 

X/XH…

 

Ke nevojë për stimulime konstante sepse ke lindur me këtë dëshirë. Mund të mbash më shumë se një marrëdhënie në të njëjtën kohë me shumë lehtësi. Nuk mund tam bash në heshtje mendjen tënde kur bën dashuri. Me kokën dhe fantazinë tënde mund të kesh historitë më të mëdha, të gjitha flasin për ty. Je fantazues në seks aq sa partneri shpesh nuk mund të të ndjekë në fantazite e tua.

 

Y…

 

Je seksual, sensual dhe shumë i/e pavarur. Nëse nuk mund t’i bësh gjërat në mënyrën tënde atëhere i lë fare. Do të kontrollosh marrëdhënien tënde. I përgjigjesh stimujve fizikë, të pëlqen të kalosh orë të tëra vetëm duke prekur, duke ndjerë dhe duke eksploruar. Në çdo rast, nëse nuk mund të kalosh kohën duke punuar, i kushtohesh kënaqësive të trupit njerëzor. Ke nevojë t’i provosh vetes dhe partnerit tënd se je një dashnor i mirë. Do të ushqesh perfomancat e tua dhe të jesh i/e hapur, duke stimuluar pjesët intime të partnerit. Në krevat je një shoqerues romantik dhe stimulues.

 

Z/ZH…

 

Për ty të merresh vesh seksualisht me partnerin është në vend të parë, madje me parë se kënaqësia. Je krejtësisht i/e shqetësuar për karrierën tënde. Nëse nuk ke një pozitë të mirë ekonomike bie në dëshpërim, por je një tip që nuk dorëzohesh lehtë…e heq mendjen duke kaluar me partneren tënde një natë të gjatë seksi. Mund të jesh shumë më tepër romantik sesa personi që keni pranë dhe ke aftësinë të kesh një sensualitet shumë të madh. Por nuk e humbet kurrë kontrollin e emocioneve të tua. Je shumë i/e kujdesshëm para se të intrigosh zemrën dhe trupin tënd me këto gjera. Kur arrin të gjesh dashurinë, përkulesh me vetmohim para saj.

Please follow and like us: