Albspirit

Media/News/Publishing

KE: Britania e Madhe duhet të qartësojë pozicionin

_90138226_mediaitem90138225

Shefi i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka kërkuar që Mbretëria e Bashkuar të qartësojë pozicionin e saj për daljen nga BE sa më shpejt të jetë e mundur, shkruan BBC. Ai i tha Parlamentit Europian se Britania dhe Mbretëria e Bashkua mbeten miq, por ato e kanë të nevojshme të deklarojnë pozicionin e tyre për të shmangur pasiguritë. Kryeministri David Cameron do të takohet me liderët e BE për herë të parë që nga votimi i Mbretërisë së Bashkuar mbrëmjen e së martës. Ai ka dhënë dorëheqjen për të lejuar pasardhësin e tij që të kryejë negociatat për daljen. Juncker shtoi: “Ne kemi nevojë të qartësojnë situatën sa më shpejt të jetë e mundur. Por unë jam ende i trishtuar, sepse nuk jam robot, një burokrat i thinjur apo një teknokrat, – tha ai. – Unë jam një europian dhe kam të drejtë të them se më vjen keq për rezultatin e votës së britanikëve”.

Please follow and like us: