Albspirit

Media/News/Publishing

Lirim Muho: Të panjohurat e arkitekt Sinanit

 

 

 

 

Në një shkrim kam argumentuar faktin se pse s’kemi histori të shkruar. Një nga arsyet e shumta është dhe qëndrimi i ndryshëm që ka mbajtur popullsia pellazgo-ilire-arbërore- shqiptare në transmetimin nga brezi në brez, nga shekulli në shekull i tërë korpusit të trashëgimisë që përbën botën materiale, shpirtërore, ligjore, morale të një populli. Nëse të tjerët nga shumerët, fenikasit, kinezët, egjiptianët, sanskritët, greko-romakët, e realizuan nëpërmjet syrit që shikon dhe dorës që shkruan, ne për arsye sa të brendshme dhe të jashtme vumë më shumë në veprim veshin dhe gojën nëpërmjet të cilave transmetonim gjithë jetën nga një brez në brezin tjetër. Po latinët thonë: “Fjala ikën, shkrimi mbetet”. Për të keqen tonë këtë transmetim e kemi dhe sot mbas Gutembergut e mbas shtypshkronjave të këtij çerek shekulli. Por me haraç. Thuhet se para Skënderbeut, një princ tjetër arbër ishte në mos më i madh, të paktën po aq i lavdishëm sa Skënderbeu. Por ai s’pati një Marin Barleti që t’i shkruante historinë e sot ne presim që të nxjerrim nga hiri i djegieve e shkatërrimeve që na ka bërë armiku i katërfishtë romak, bizantin, sllav e turk çdo gjurmë të mundshme të ekzistencës së popullit tonë nëpër bibliotekave të Vatikanit, Romës, Venecias, Stambollit, Athinës. Nuk mund të lë pa përmendur që agresioni ndaj kulturës dhe shkrimit shqip ka qënë aq i madh saqë në patriarkanën e Ohrit brenda një dite grekët kanë djegur bibliotekën që mbante brenda mureve të saj 1100 vjet ortodoksi shqiptare.

Ku lindi Sinani i madh?

Kam përpara një numër të revistës “Nëntori”, 2 Shkurt 1981. Në faqen 188 deri 208 (pra 20 faqe) lexoj artikullin: “Ku lindi Sinani i madh?”. Autorët Gjergj Frashëri dhe Sulejman Doshi. Një artikull i lexuar e ruajtur 35 vjet më troshit midis krenarisë, lavdisë për të parët e mi dhe mllefit për qëndrimin që mbajnë ndaj këtij e të tjera figura që janë krenari dhe lumturi e çdo krahine e kombi që do të kishte nderin të nxirrte kollosë të tillë. Keqardhje më vjen kur kujtoj se të lindësh i paditur është biologjikisht e pranueshme, po të mbyllësh sytë përpara një shkëlqimi si ky që do të argumentoj më poshtë, është mjerim. Nuk më shkon ndërmend të fyej dikë a të ndrij dikë tjetër, por shpreh keqardhjen sepse nuk dëgjohet zëri i atij që ka mik librin. I kam propozuar shoqatës “Griba”-Lops Tepelenë dhe gazetës së saj që të ndryshojnë emrin e tyre, i cili ndryn një emër të asaj krahinë të mrekullueshme, por është ku e ku larg nga propozimi që u kam bërë për të marrë emrin “arkitekt Sinani”. Në 60 vjet si lexues s’kam gjetur në gjuhën shqipe një material të dytë që të ketë si objekt figurën e Sinanit të madh, ndaj çdo të kumtoj e ka për bazë artikullin e sipërshënuar. Autorët ndonëse premtojnë për një punim më të zgjatur për të cilin s’kanë asnjë njoftim të mëvonshëm meritojnë mirënjohje për atë informacion të transmetuar 35 vjet më parë.

Madhështia e arkitekt Sinanit

Kush ishtë Sinani i madh? Se sa i madh ishte arkitekti e tregojnë disa fakte: Shumë nga popujt e Ballkanit, turqit, bullgarët, grekët, shqiptarët a ndoshta dhe indianët zgjatin duart drejt portretit të këtij ylli të artit dhe ndërtimit për t’i dhënë secili pasaportën e kombit të vet. Jemi mësuar të përdorim epitetin “I madh” për Aleksandrin, Kostandinin, Pirron, Gjergjin. Po janë tepër të rrallë rastet kur ky mbiemër përdoret jo për një luftëtar po për një ndërtimtar. Figura e Sinanit në arkitekturë është aq imponuese sa shkolla të ndryshme në lindje dhe perëndim deri në SHBA e quajnë “Mikelanxhelo i Lindjes” ose “Palladinua”, arkitekti më i madh i Rilindjes italiane. Në mungesë të arkivave shqiptare, nga koha e pushtimit osman, mbi trojet e Arbërisë, autorët e materialit i drejtohen me frymëzim e kritikë një punimi të amerikanit Artur Straton me përmbajtje që vë në diskutim, (vëllimi i 9 i Kolanës, arkitektura e lindjes në një nga universitetet e SHBA, Nju Jork 1972). Autorët ndjekin rrugën e Mimar Sinanit dhe shofin se është bashkëkohës i Sulltan Sulejmanit nën drejtimin e te cilit jo vetëm shkoi në shkollën e arkitekturës, por u bë dhe themelues i arkitekturës së Lindjes. Nën urdhërat e shqiptarëve Ibraim Pasha, Çami Niko nga Parga të Lutfi Pashës nga Libohova dhe të Ajaz Pashës nga Kanina, të tre kryeministra hodhi themelet e arkitekturës së Stambollit. Vitet e fundit këto njoftime të studimit të mësipërm i kemi parë në filmin që i kushtohet Sulltan Sulejmanit. Po autori amerikan A.Straton dhe i njeh dhe s’i njeh këto të dhëna që konsolidojnë idenë se artikekt Sinani bashkëpunoi në Stamboll me gjakun e tij. Pas tre kryeministrave qëndronin dhe tre-katër kryearkitektët e perandorisë turke që flisnin nga nëna gjuhën e Mimar Sinanit dhe këta ishin Sadefqar Mehmeti nga Elbasani ose Mehmet Biçakçiu nga Elbasani dhe një i tretë nga Kanina. Viti 1537 ishte vit i orientimit të portës së lartë së Stambollit për të hedhur çengelët e pushtimit mbi perandorinë katolike të Romës pasi ishte konsoliduar në Bizant. Në atë vit Sulltan Sulejmani lë shiltet dhe shurupet e Stambollit dhe për 6 muaj ngulet në lagjet e Vlorës, piketon si pikë nisje të hordhive turke mbi katolikët e Romës. Me vete kishte radhën e pashallarëve shqiptarë që do të ngriheshin në postin e vezirit, por dhe arkitekt Sinanin. E kësaj periudhe është xhamia Muradije e qytetit të Vlorës e ndërtuar me shpenzimet e Turqisë dhe me kapacitetin arkitekturor të Sinanit. Autorët e punimit për Sinanin vënë në dukje se plani i Sulejmanit për t’u hedhur matanë në Gadishullin Italian u sabotua nga vezirët shqiptarë. Ata i thanë vezirit afërsisht idenë se po të hidheshin në Romë kishte shumë mundësi të humbisnin Stambollin. Jeniçerët, shumica e të cilëve ishin shqiptarë dhe që sollën në Shqipëri bektashizmin ishin në protestë, gati në kryengritje dhe mund të rrezikonin pushtetin e Sulltanit në Stamboll. Ndaj Sulltani u tërhoq, duke na bërë dhe ne nder se kishte mundësi që Italia mund të na mbante të ngritur ligjin e luftës me Shqipërinë që nga ajo kohë meqë hordhitë turke do të niseshin nga toka shqiptare.  Autori i këtyre radhëve ka kaluar 10 vjetëshin e parë të jetës në  Matohasanaj, krahina e Lopsit, Sinanaj Tepelenë. Në trekëndëshin rrugor që ndante Sinanaj, Matohasanaj, Dorëz ishte një kube 6 këndshe me kollona rreth 3 metër të larta që kishte mbi kokë një çati gjysmë kubeje. E ngjashme me atë që kishte Tirana midis “Partizanit të Panjohur” dhe Akademisë së Shkencave. Në Sinanaj e prishi padituria e vitit 1967. Thuhet se fshatrat Dhëmblëm, Dorëz, Matohasanaj lidheshin njëri me tjetrin me kalldrëm, siç janë sot ata të Beratit dhe Gjirokastrës. Të dyja këto punë janë ndërtuar nga arkitekt Sinani para ose pas qëndrimit në Vlorë.

Vendlindja e arkitektit

Debati për arkitekt Sinanin po shkon drejt zgjidhjes, nuk është detyrë e këtij shkrimi të jap bibliografinë e autorëve dhe veprave që janë marrë me këtë figurë gjigande, por në Stamboll i është dhënë fund dyzimit dhe ciceroni i xhamisë më të madhe të Stambollit, një nga kryeveprat e arkitekt Sinanit pranon që ai ishte shqiptar. Ka lindur në fshatin Iliras, pranë Qesaratit në gjysmën e rrugës midis Krahasit dhe Memaliajt, në krahun e djathtë të rrjedhës së Vjosës. Natyrisht si i krishterë, por emri i tij i vërtetë nuk njihet. Ka shkuar si jeniçer rreth vitit 1512-1521.Është njohur si gjeni i pashkolluar rastësisht nga vetë Sulltani për një zgjidhje të jashtëzakonshme që i bëri kalimit të ushtrisë së Sulltanit në prezencë të tij nëpër një lumë. Në dokumentat turke njihet si Sinani i Qesaresë. Emri i fundit është Qesarati dhe ndonëse përkon me mbiemrin e Jul Qezarit rrënjët i ka tek gjuha shqipe sepse vjen nga togfjalëshi thes+ar-thesar, italisht tesoro dhe emërimi i atij perandori me këtë emër nga brumi i shqipes tregon influencën e iliro-etruskishtes në themelet e Perandorisë Romake bashkë me qindra fjalë të tjera. Rreth 1492 në hapësirat Vlorë-Tepelenë është dukur dhe gjybeja, mantua e Sulltan Bajazitit dhe po të bashkojmë me atë të Sulltan Sulejmanit dëshmojnë vlerën dhe rëndësinë që kishte ky territor pas humbjes së Skënderbeut në 1468, por veprat e arkitekt Sinanit janë albume dhe bibloteka më vete. Mbi të gjitha është vlera shkëncore artistike e Sinanit e shtrirë nga Hindia deri në Lindjen e Mesme. Për ndërtimin e xhamisë më të madhe të Stambollit nga më të mëdhatë e globit, të cilën Sulltani ia kushtoi të shoqes i entuziazmuar nga mrekullia, thuhet se Sulltani e pyeti nëse a i ishte në gjëndje të bënte një tjetër më të mirë ose si ajo dhe kur Sinani i tha po mizoria turkoshake i preu dorën e djathtë. Por si shpërblim për atë kryevepër i fali krahinën e Locit.N jerëzit e arkitektit nga Ilirasi u vendosën në fshatin e sotëm Sinanaj, 600-700 metër mbi pozicionin e sotëm të fshatit më pranë kalasë së Matohasanajve, ku dhe sot është një burim dhe një ulli, pastaj pasardhësit e tyre e zbritën fshatin atje ku është sot. Legjenda tregon se xhaxhi Mato dhe nipi Hasan u ngjitën mbi kalanë e krahinës dhe formuan fshatin Matohasanaj, i cili ka qënë i banuar nga katolikët me gjurmë mbiemrat Luzi, Çela e të tjerë. Thuhet se me urdhër të Sulltanit fermani është gdhëndur në një sini bakri me goditje me çekiç. Në këtë ferman i njihej e drejta e pronësisë arkitekt Sinanit mbi këtë krahinë. Ky ferman më gdhendje ka ekzistuar deri në 1943 në Sinanaj ose pranë xhamisë ose në një nga familjet e fshatit, por kaq është shumë pakë për një njeri që mban mbi shpatullat e tij fjalën gjeni. Janë një numër i madh librash në Lindje dhe Perëndim që flasin për këtë mrekulli me gjak shqiptar, për fat të keq të panjohur prej nesh.

Propozimet për arkiktektin

U kam propozuar 2 herë drejtuesve të shoqatës së krahinës që e kanë emëruar “Grima” në vlerësim të emrit të patkoit të maleve ku është vendosur krahina. Me mallin e vendlindjes s’kam asnjë fije nënvlerësimi për emrin, por të kesh paraardhës një gjeni si Mimar Sinani nga i cili rrjedh dhe emri i krahinës i lakmuar prej shumë popujve të Ballkanit dhe të mos e vlerësosh është një nga mëkatet që vjen nga padituria. Ndaj propozoj:

  1. Shoqata e Lopsit të quhet “Arkitekt Sinani”.
  2. Të planifikohet një dokumentar nën penën e Petrit Rukës.
  3. Të bëhet sesion shkencor promovues nën drejtimin e bashkisë Tepelenë.
  4. Të bëhet bust Iliras Tepelenë Sinanaj, ndoshta dhe në Tiranë.
  5. Të vihet një institucioni arkitekture a një shkolle emri I arkitektit.
  6. Të vlerësohet nga presidenti.
  7. Të planifikohet bisedë televizive në TVSH.
  8. Njohës të osmanishtes nën drejtimin e Ministrisë së Kulturës të hulumtojnë në Stamboll apo biblioteka të tjera për aktivitetin dhe jetën e arkitekt Sinanit.
Please follow and like us: