Albspirit

Media/News/Publishing

Pollo u përgjigjet kritikave të Donald Lu: Populizëm…

Deputeti i PD-së Genc Pollo është i vetmi nga PD që deri tani ka komentuar kritikat e një dite më parë të ambasadorit të SHBA-ve Donald Lu për reformën në drejtësi.

Në një status në Facebook, Pollo shkruan se po bëhet populizëm dhe arrogancë për reformën në drejtësi.

“Përsëri populizëm, arrogancë e madje folklorizëm mbi reformën në drejtësi. Shqip e anglisht. Duhet të bëhet, do të bëhet por siç duhet!!”, shkruan deputeti demokrat Genc Pollo.

Në një editorial kushtuar të rinjve ambasadori amerikan tha një ditë më parë se “është e vërtetë që Z. Rama dhe Z. Basha u përpoqën ta bënin këtë më 6 qershor. Ata dështuan në arritjen e një marrëveshjeje. Tre herë që prej 4 majit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë ofruar propozime të arsyeshme kompromisi. Mazhoranca i ka pranuar këto propozime. Z. Basha ka gjetur gjithmonë diçka për të refuzuar”.

Please follow and like us: