Albspirit

Media/News/Publishing

POLONI – Qeveria miraton heqjen e monumenteve të Ushtrisë së Kuqe

po Polonia do të çmontojë më shumë se 200 monumente të lavdisë së Ushtrisë të Kuqe, që përkujtojnë dominimin sovjetik në Poloni në periudhën komuniste, për t’i transferuar në një park të dedikuar.

“Nuk ka arsye që monumente në kujtim të Ushtrisë së Kuqe, që pushtuan dy herë vendin (në 1920 gjatë luftës polake-bolshevike në 1939 në bashkëpunim me Gjermaninë) që është përgjegjëse për shumë krime edhe pas luftës, të ngrihen lart me nderime”, deklaroi Pawel Ukielski, zëvendësdrejtori i Institutit polak të Kujtesës Kombëtare (IPN).

Projekti u nënshkrua në politikën e re historike të partisë konservatore Drejtësi dhe Ligj (PiS) pas ardhjes në pushtet vitin e kaluar dhe që kërkon të fshijë nga kujtesa çdo gjurmë komuniste.

Please follow and like us: