Albspirit

Media/News/Publishing

Shqiptaro – amerikanët për çështjen Çame

 Shqiptaro Amerikanët për çështjen Çame

Bilal Xhaferri Zemreku i Orës së Çamërisë

Kontributi i diaspores shqiptare te Amerikes, per ceshtjen e pazgjidhur came eshte i mocem. Ai e ka moshen mbi 100 vjecare. Kjo ceshtje ekziston se ekzistojne dhe nuk shuhen camet.

Ekziston se dhimbja eshte e pranishme ne zemrat e nenave came. Ekziston se eshte ne jete gjuha e tyre, qe flet per nje toke, per nje prone per nje lis e per nje shkemb nga u hodhen nuset per te mos rene ne dore te gjaksorit, per nje varr te te pareve rrethuar me gur prej Camerije qe edhe sot me heshtjen flet ate gjuhe perendie.

Ajo ekziston e mbytur ne gjak e ne lot, e mbetur e shkrete pa zot!
Tragjedia came nuk eshte gje tjeter, vetem nje perseritje e drames kosovare mbi tri aktet e gjakut Shpasurim-Shperngulje-Shfarosje, shkruante Noli

Cameria ekziston se ajo eshte djepi i burrave te medhenj sepse eshte atdheu i Pirros, eshte toke e krishterimit e cila i tha Selise se Shenjte Papen Eleuteri qe ne gjuhen greke do te thote Liria, eshte dheu i atit te Shen Donatit dhe i humanistit me fame boterore Mihal Trivoli, se aty eshte themeli i kulles se Marko Bocarit dhe e qindra kapidaneve qe i dhane lirine tokes helene e per vete moren Kalin e Trojes. Tani ceshtja came nga nje muze i harruar neper skutat e historise, po del ne suprinen e tribunave nderkombetare e deri ne Gjykten e Hages…

Teza se camet ishin bashkepunetore te fashizmit eshte anakronike dhe pa asnje baze historike. E verteta e spastrimit etnik mbi camet ka nisur qe ne vitin 1913, pra 27 para se te fillonte Lufta e Dyte Boterore. Camet gjate okupimit nazi-fashist nuk paten as qeveri dhe as parti, madje as grupe qe te renditeshin ne anen e pushtuesit. Ata luftuan dhe dhane jeten per token e tyre dhe ne mbrojte te grekeve. Sot ne Greqi qeveria e te ciles nuk e pranon ceshtjen came ka ne parlamentin e vet parti naziste. Por dita do te vije, kur kufijte mes shqiptareve do te shuhen e do te treten, bashke me Kosoven e Camerine, me Malesine e trojet tjera shekullore do te mbeten. Se Fishta i ka rene me heret Lahutes

Po neser me ndihme te Zotit
Do ta bejme perseri Shqiperine e lire
Prej Preveze ne Leqe te Hotit
Prej Tivari ne Manastir.

Nje came trokiti ne porten e madhe te Lirise. Lejla Dino, kryetare e Shoqates Shqiptaro Amerikane me 20 nendor 1919 i shkruante nje leter zonjes se pare te Amerikes qe te influenconte tek Presidenti Willson qe tokat shqiptare te mos grabiten dhe Cameria te mbetej ne shtetin shqiptar.

Perkushtimi i diaspores shqiptare ka nisur qe ne vitin 1918 kur camet e Amerikes e ndezen zjarrin e bashkimit dhe ai nuk do te shuhet kurre deri sa ta shohim te valevitet flamuri kuq e zi ne frengjite e kalase se Janines, sic e deshiron edhe patrioti malesor Gjok Martini. Periudha 1918-1940 ne Amerike eshte e mbushur plot aktivitete per Camerine sidomos me memorandume, me konferenca, demostrata dhe letra derguar te gjitha qeverive dhe personaliteteve me te larta boterore e amerikane.

Ne tetor te vitit 1974 krijohet ne Cikago “Lidhja Came”. Detyra kryesore e kesaj organizate ishte te deshmonte para botes se camet kudo qe jane, jane gjalle e plot energji per ceshtjen dhe kauzen e lirise se tyre. Kryetari i pare i saj njihet patrioti Selfo Hoxha, me anetare Dragon Idrizi, Hamza Cami, Selfo Hysaj dhe Bilal Xahferri.

Po ne kete vit pa driten e botimin revista “Krahu i Shiponjes” me botues poetin dhe shkrimtarin Bilal Xhaferri. Bilali e gdhendi ne art ceshtjen came. Ai eshte arkitekti i fjales se lire ne diaspore, njeri i akteve heroike ne permballjen me diktaturen dhe grupimet antikombetare ne Amerike e kudo.

Pati nje lidhje te forte me malesore dhe aty mes tyre gjente forca per te punuat, per ta nderkombtarizuar roberine e popullit te tij. Une mund te thenm se ai ishte zemreku i ores se lirise se Camerise. Kur ishte ne pytje ceshtja e Kosovare ai e vuri ne sherbim te saj. U lidh for me kishen katolike Zonja Pajtore me Dom Prek Ndrevashen, i cili si ne predikime e fjalime e prezantoj ceshtjen came, madje aq fort ne revisten e tij “Rreze Shelbuese” Ai pati mik te ngushte Prof Prek Gruden, po ashtu Gjok Martinin dhe gazeten e tij “Lajmetari Shqiptar” Nuk duhet harruar aktivisti , poeti dhe fotografi Vasel Ujkaj, i cili pasqyronte jeten e komunitetit dhe demostrata ne shtypin e kohes dhe ne revisten “Krahu i Shqiponjes” Poezia e vetme e Bilal Xhaferrit qe u botua ne gazeten “Zani i Rinise” ka qene “Balade Came “ me 1969, por litari i lagur ideologjik ua ngushtoi frymen vargjeve te lira…

Dhe camet ikin. Po ku vene? Ku shkojne valle me trasten pa buke? Toka nuk qesh me. Ylberi eshte vetem nje pershendetje lamtumire. Fara dhe parmenda jane te ngrira ne plisin e kthyer e te zhuritur. Qete e kularit i ka there greku e tym e zjarr i ka lallur kullat. Qente i kane helmuar e bagetite i kane grabitur. Zemra dhe shpirti i popullit kukurec i pjekur ne bajoneta. Llajkat e dyerve jane bere si vela te shqyera nga furtunat. Po si e thote poeti cam Xhaferri qe pas shpine ka bajoneten e qyten e ushtarit grek

Na e tregojne drejtimin plumbat
Qe vershellojne ne erresise
Na i ndricojne rruget flaket
Qe te gjithe vendin e kane perpire

Qe te mos ndodhi me kjo menxyre gjaku jemi mbledhur sot nga te gjitha krahinat se ceshtja came nuk eshte sinore fshati po ceshtje kombetare. Se pikerisht per kete me ne krye Gjok Martinin si frymezues organizuam dy Akademi nje ne Detroit me 20 korrik 2003 dhe nje ne New-York ne shtator 2003 dhe po nje demonstrate ne Detroit. Ne keto aktivitete kontriboj edhe aktivsti Luigj Gjokaj. Per keto veprimtari ka shkruar edhe New-York Time se Bilal Xhaferri me pare e kishte bere ceshtjen came present ne kete redaksi prestigjioze. Sot eshte kohe tjeter. Duhet shpejtuar sa me shume te jete e mundur. Ndaj nga kjo akademi le te bashkohemi dhe te ia nisim punes per prezantimin e kesaj ceshtje ne cdo tryeze, duke perdorur te gjitha format demokratike dhe argumetuese.

Please follow and like us: