Albspirit

Media/News/Publishing

Austria e gatshme të njohë vitet e punës për shqiptarët

 

13558866_1726420147645622_3737546729871548318_o

Shqipëria dhe Austria kanë rënë dakord për arritjen e marrëveshjes së sigurimeve shoqërore mes dy vendeve. Kjo marrëveshje do të finalizohet me nënshkrimin shumë shpejt nga të dyja shtetet, të njohjes së kontributeve shoqërore për shqiptarët që kanë ndarë vitet e punës mes Shqipërisë dhe Austrisë.

Kjo u diskutua gjatë vizitës që ministri Blendi Klosi pati me ministrin Federal të Punës, Cështjeve Sociale dhe Mbrojtjen e Konsumatorit z. Alois Stoger.

Ministri Klosi vecoi ndihmën e madhe që ky shtet po i jep zhvillimit dhe fuqizimit të Arsimit Profesional në vendin tonë. Ministri Klosi bëri një panoramë të reforma të ndërrmarra në drejtim të fuqizimit të Arsimit Profesional, lidhjes së tij me tregun e punës, reformimit të shërbimeve sociale dhe rritjes së dimensionit social të shtetit shqiptar. Nga ana e tij Ministri Austriak i Punës, z. Stoger përgëzoi përpjekjen e madhe të Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, për fuqizimin e tregut të punës, lidhjen e tij me Arsimin Profesional dhe siguroi mbështetjen e plotë të vendit të tij në këtë drejtim.

Ministri Federal i Punës, Cështjeve Sociale dhe Mbrojtjes së Konsumatorit z. Alois Stoger dha mbështetjen dhe konfirmoi ndihmesën e vendit të tij në reformën e shërbimeve sociale që MMSR ka ndërrmarrë.
Gjatë qëndrimit në Austri ministri Klosi u prit nga Ministria e Familjes dhe Rinisë në qeverinë e Austrisë. Ministri Klosi njohu ministren austriake me punën që po bëhet nga dikasteri I MMSR për mbrojtjen e familjes, fuqizimin ekonomik të gruas, mbrojtjen e fëmijëve, ofrimin e shërbimeve për fëmiljen.

Në takimin në Agjensinë e Zhvillimit Austriak theksi u vu tek mbështetja që do të jepet për dy Shkollat e Hoteleri Turizmit, në Sarandë dhe Korcë, projekt përmes të cilit shteti austriak do të japë ndihmesën për fuqizimin e tyre dhe shndërrimin në shkolla model.

Please follow and like us: