Albspirit

Media/News/Publishing

CNN: Hakmarrja e Turqisë do të zbresë si shiu nga ferri

CNN shkruan se shpërthimi vetëvrasës në aeroportin Ataturk është një sulm simbolik në qendër të Stambollit.

“Nëse ISIS do të jetë vërtetë pas këtij sulmi, siç thotë SHBA dhe Turqia, kjo do të ishte një deklaratë lufte. Hakmarrja e Turqisë do të zbresë si shiu ngaferri”, thotë CNN.

Aeroporti “Ataturk” i Stambollitështë tronditur nga dy shpërthime të njëpasnjëshme, ku sipas mediave shtetërore turke, kanë humbur jetën të paktën 36 persona ndërsa kanë mbetur qindra të plagosur. Guvernatori i Stambollit tha se tre kamikazë, në bashkëpunim mes tyre kanë kryer sulmin.

Dy ishin të pajisur me lëndë eksplozive dhe u hodhën në erë, ndërsa i treti ka shtënë me kallashnikovë në parkimin e aeroportit si një taktikë e njohur për të shpërqendruar vëmendjen e policisë. /albeu.com/

Please follow and like us: