Albspirit

Media/News/Publishing

KLSH: Bashkia e Tiranës ndërtoi Unazën e vogël në shkelje të plotë të ligjeve dhe të drejtave të ish pronarëve

 

klsh

Kontrolli i Lartë i Shtetit nga një auditim në Bashkinë e Tiranës në lidhje me zbatimin e projektit të Unazës së Vogël ka gjetur mangësi në dokumentacion, në procesin e shpronësimit dhe në hallkat e tjera nëpër të cilat ka kaluar projekti.
Vetëm projektidea mban nënshkrimin e Kryetarit të Bashkisë, por është e pa shoqëruar me vendim apo shkresë, si dhe është pa numër e datë protokollimi; nuk ka Vendim Këshilli Bashkiak për miratimin e projektit dhe nuk ka dëgjesa publike lidhur me marrjen e mendimeve të grupeve të interesit, për realizimin e tij dhe interesin publik të veprës, thuhet në raportin e KLSH-së. Trupa e auditimit të KLSH ka konkluduar se këto veprime janë në kundërshtim me ligjin “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit” dhe VKM “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”.

Pas gjetjeve KLSH rekomandon që, Bashkia Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit dhe Kontrollit të Territorit, të marrë të gjitha masat duke kryer dhe ezauruar të gjitha proceset ligjore e teknike mbi plotësimin e dokumentacionit të dosjes teknike të lejes zhvillimore, për objektin “Ndërtimi, rikonstruksioni dhe rinovimi i unazës së vogël, Tiranë.

Masngësi janë vërejtur edhe në projektin e realizimit të Unazës së Vogël. Rikonstruksioni dhe rinovimi i unazës së vogël, Tiranë (Segmenti Banka e Shqipërisë- Ushtari i Panjohur”, Bashkia Tiranë, ka rezultuar se është duke u kryer pa një vendim për miratimin e lejes zhvillimore, dhe mungesa të miratimit nga disa institucione të ngarkuara me ligj, si dhe Projekti i investimit, është në kundërshtim me Planin e Përgjithshëm Vendor, miratuar në vitin 2013.
Miratimi i tij është bërë pa ndryshuar Planin e Përgjithshëm Vendor të vitit 2013, për pjesën që i takon gjurmës së investimit, si dhe pa hartuar një Plan të Detajuar Vendor, veprime këto në kundërshtim me ligjin 2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit

Segmenti i unazës nga Banka e Shqipërisë-Ushtari i Panjohur ndodhet në zonë Ansambël Monument Kulture, dhe ndryshimi i gjurmës së zonës të shpallur si monumentale, bëhet vetëm me VKM, akt i cili nuk rezulton të jetë miratuar apo paraqitur për miratim në Këshillin e Ministrave.

KlSh kërkon që Bashkia e Tiranës të marrë në konsideratë se objektet monument kulture preken apo cenohen vetëm më shënien e pëlqimit të Ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës,

Projekti i realizimit të segmentit në fjalë është miratuar nga Bashkia Tiranë, kur nga Ministria e Kulturës, në një kohë që Instituti i Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri”, është bërë me dije urdhri për “Shpallje në Mbrojtje Paraprake”, të zonës ku do të zhvillohet ndërtimi i objektit. Sipas
urdhrit për zonën nuk lejon asnjë lloj ndërtimi, duke shpallur disa objekte në mbrojtje paraprake dhe ndaluar çdo lloj ndërhyrje në gjendjen fizike të objekteve gjatë kësaj periudhe.

KLSH vëren se segmenti Banka e Shqipërisë- Ushtari i Panjohur” është nisur dhe është në proces zbatimi pa një vendim të Këshilli Bashkiak për miratimin e shpronësimit, si dhe pa mendime të grupeve të interesit, apo kryer dëgjesa publike mbi dobishmërinë e projektit dhe alternativave mbi vendosjen e
gjurmës së tij, si dhe për uljen e kostos financiare të realizimit të tij (shpronësimit), veprime
në kundërshtim me ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, shfuqizuar me ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

Bashkia Tiranë, ka lidhur kontratën e zbatimit të investimit me shoqërinë ndërtuese duke prishur
objektet e liruar territorin, ende pa përfunduar procesin e shpronësimit të pronarëve dhe pa bërë kalimin në llogaritë bankare të vlerave financiare të shpronësimit, për secilin pronar të prekur nga shpronësimi, veprime në kundërshtim me ligjin nr. 8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”.

KLSH rekomandon se Bashkia Tiranë, për subjektet të cilëve ende nuk u është marrë fizikisht trualli dhe nuk i është rrafshuar/prishur ndërtimi (plotësisht apo pjesërisht), të përfundoj procedurat për lirimin e sheshit të ndërtimit dhe vijimin e punimeve, pasi të ketë bërë kalimin në llogaritë bankare respektive të vlerave për shpronësim të përcaktuara për secilin subjekt.
Për 7 subjektet e prekura pjesërisht nga shpronësimi, me miratimin e pronarëve, bashkia duhet të vijojë procedurën e shpronësimit, zhvlerësimit apo kompensimit, për ato raste kur prona e mbetur nuk mundëson zhvillimin e saj. Për pronat e mbetura nga shpronësimi, të cilat rezultojnë të pashfrytëzueshme apo të dala jashtë funksioni, të bëhet përllogaritja e vlerës së shpronësimit, duke ndjekur të gjitha procedurat ligjore me Ministrinë e Zhvillimit Urban, si dhe garantimin e fondeve për këtë proces, thuhet në rekomandimet e KLSH,

Tenderimi plot me parregullsi

KLSH referon se në hartimin e dokumenteve të tenderit të hapur me objekt: “Ndërtimi, rikonstruksioni dhe rinovimi i unazës së vogël, Tiranë (Segmenti Banka e Shqipërisë -Ushtari i Panjohur)”, me fond limit 139,906,796 lekë, operatori Fitues “G…” shpk për vlerën 132.702.643 lekë,pa tvsh,diferenca nga fondi limit 7.204.153 lekë. Kontrata për zbatimin e punimeve nr.3824/4, datë 09.02.2016 për vlerën 159.243.172 lekë, me tvsh, u konstatuan shkeljet e mëposhtme ligjore.
Në kundërshtim me VKM nr.914, datë 29.12.2014, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, neni 57, “Njësia e prokurimit”, pika 2 dhe neni 61, “Hartimi dhe publikimi i dokumenteve të tenderit”, pika 2, nuk i kanë të argumentuara kërkesat e veçanta për kualifikim në lidhje me:
– kategoritë e licencës;
– kërkesën për profesionet e drejtuesve teknikë në licencë ose punonjës me kontratë
– mjetet e pajisjet teknike, që nevojiten për ekzekutimin e kontratës.
– punësimin mesatar i të paktën 100 personave, për periudhën janar 2014-nëntor 2015. Në argumentimin e këtyre kërkesave kanë përdorur si bazë ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006,
“Për prokurimin publik”, i ndryshuar.
KLSH ka gjetur keqinformim dhe dorëzim të dokumenteve, që përmbajnë të dhëna të rreme për qëllime
kualifikimi në garë.

Please follow and like us: