Albspirit

Media/News/Publishing

Kopja arabe e Adriana Limës kritikohet se është tepër seksi

 

Haifa Vehbe është njëra nga këngëtaret më të famshme në botën arabe e sigurisht më e madhja në Liban, ku edhe ka lindur. Dhjetë vjet më parë ajo kishte kryesuar listën e 50 femrave më të bukura në botë, sipas revistës “People”.

Ajo tashmë ka realizuar pesë albume dhe ka luajtur në dhjetëra filma. Në moshën 16-vjeçare ajo ishte shpallur “Miss Libani Jugor”, ndërsa disa vite më vonë ka garuar për “Miss Libani”, por ishte përjashtuar nga gara pasi ishte mësuar se është e martuar dhe ka dy fëmijë. Në vitin 2007, ajo kishte përjetuar një aksident rrëqethës, derisa ishte duke xhiruar videoklipin e këngës “Hasa Ma Bena”. Në këtë spot një avion është dashur të ndjekë një veturë të cilën e drejtonte bukuroshja. Por avioni kishte goditur veturën. Për fat të mirë ajo kishte pësuar vetëm disa gërvishtje dhe lëndime të vogla. Më pas ishte martuar me biznesmenin egjiptian, Ahmed Abu Hashim dhe në dasmën e saj ishin të pranishëm edhe Anastacia, Kim Kardashian, Sean Combs dhe shumë personalitete tjera të famshme. Ajo disa herë ka shkruar skandale, së pari për racizëm dhe pastaj pasi kishte ofenduar algjerianët. Edhe veshja e saj provokuese në vendet arabe konsiderohet kontroverse, ndërsa shumica e quajnë një këngëtare seksuale e cila këndon me trup dhe jo me zë. Por ajo nuk dorëzohet dhe vazhdon me avazin e saj të vjetër. /ZERI/

Please follow and like us: