Këngëtarja e njohur LadyGaga, i është shtuar listës së zezë të forcave armike nga partia komuniste e Kinës, pas takimit që kishte me budistin Dalai Lama.

Sipas The Guardian, ata ishin takuar të dielën para një konference në Indianapolis, transmeton KosovaPress.

Pop këngëtarja dhe Dalai Lama shfaqen në një video të shpërndarë në internet duke folur për meditimin, shëndetin mental dhe humanizmin.

Ndaj videos pati një reagim të ashpër nga Beijing, Kinë duke e cilësuar këngëtaren si një “ujk” dhe ndaluar të gjitha këngët e saj për t’u dëgjuar.