Albspirit

Media/News/Publishing

“Lajthisin” tatimet me gjobitjen masive: Bizneset marrin gjoba dy herë për të njëjtën gjë

foto kryesore

Avokati i Tatimpaguesve, pas ankesave të shumta që po merr nga bizneset ka filluar shqyrtimin e kësaj gjobitjeje masive me 10 mijë lekë për deklarime të vonuara të administratorëve të bizneseve të reja. Në total në 2015-2016 janë hapur 47 mijë biznese të reja, por nuk dihet ende sa prej tyre janë gjobitur….

 Nuk kanë të pushuar ankesat e bizneseve për gjobitjen masive me nga 10 mijë lekë për për vonesa në deklaratën e regjistrimit të administratorit për bizneset e reja të hapura në 2015-2016. Gjobat kanë dalë në sistem në datën 22 qershor, me njoftimin “Gjobë për deklarim të vonuar ESIG27 Nr.1”. Ky njoftim u ka shkuar një pjese të madhe të bizneseve të reja të regjistruara në 2015-2016. Kjo ndodhi pasi në sistemin tatimor kohët e fundit është aktivizuar sipas specialistëve të shërbimit , formualri E-sig 027, për punësimet dhe largimet rishtaz. Aktivizimi i tij ka bërë që sistemi të vendosë gjoba 10.000 lekë për deklarimet, të cilat nuk kanë respektuar afatin 24 orë para. (Lexo: Revoltohet biznesi për gjobën 10 mijë lekë; po na vihet edhe para se të marrim NIPT).

Sipas tatimeve, faji në këtë rast ka qenë i vetë bizneseve, që janë vonuar me deklarime, pasi teknikisht me marrjen e NIPT-it sistemi online i tatimeve e regjistron automatikisht pa pasur nevojë për dy apo tre ditë. Mirëpo bizneset që regjistrohen për herë të parë nuk i njohin ligjet dhe rregullat dhe për tepër regjistrimin online, thane ekspertët e tatimeve. (Lexo: Nuk deklaruan në afat punonjësit, bizneset e reja gjobiten 10 000 lekë, Tatimet: Nuk njohin ligjin dhe regjistrimin online).

Bizneset nga ana e tyre ankohen se këto gjoba janë të padrejta, pasi ka raste kur data që tatimet njohin si fillim pune për administratorin është më e hershme se data e marrjes së NIPT. Një tjetër ankesë lidhet me faktin që gjobat për bizneset e vogla janë gjeneruar nga Drejtoria rajonale e Tatimpaguesve të Mëdhenj, nga të cilët ka ardhur dhe shkresa me njoftimin përkatës (shiko shkresën në foto).

Por denoncimi më i fundit nga bizneset flet për një “lajthitje” të tatimeve. Ekonomisti i një firme ankohet se një biznesi të vogël me një të vetëpunësuar është gjobitur nga Drejtoria e Përgjitheshme e Tatimeve 2 herë për të njëjtën arsye (deklarim i vonuar i administratorit), duke paraqitur dhe dokumentat përkatëse (shiko më poshtë në foto).

Pas ankesave të shumta që ka marrë ditët e fundit, edhe Avokati i Tatimpaguesve ka filluar shqyrtimin e çështjes. Burime nga ky institucionet pohojnë se po njihen me problematikën dhe së shpejti do të përgatisin një material të hollësishëm, ndërsa bizneset që kanë ankesa mund të shkruajnë në adresën  avokati@tatime.gov.al.

 Gati 40 mijë biznese të reja të hapura në 2015-n dhe 7600 në 5 mujorin 2016

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Bizneseve (QKB), në vitin 2015 kishte një rritje të ndjeshme të numrit të bizneseve të reja, rrjedhojë e aksionit kundër informalitetit të nisur nga qeverisa. Këtë vit janë regjistruar 39,650 biznese, kryesisht të vogla.

Rritja ka vijuar dhe në muajt e parë të këtij viti, por me ritme normale. Për periudhën janar-maj janë regjistruar edhe 7,571 biznese të reja.

Në total për periudhën 2015-5 mujori 2016 janë regjistruar rreth 47 mijë biznese të reja, por nuk dihet ende se sa përqind e tyre kanë marrë gjoba për deklarim të vonuar të administratorëve.

Please follow and like us: