Albspirit

Media/News/Publishing

Skandali i Ramës me Obamën

Skandali me Obamën/ Fotot ekskluzive të Ramës me Bilal Shehun

Shtetasi Bilal Shehu, 48-vjeç, është shpallur dje fajtor nga gjykata amerikane pasi ka dhënë me vetëdije donacione dhe kontribute të huaja për fushatën e presidentit amerikan. Në këtë skandal është përfshirë edhe kryeministri Edi Rama.

Prokurorët federalë shprehen se Shehu bleu në vitin 2012 bileta për mbledhje fondesh në fushatë në emër të gruas së tij në San Francisco, por në takim ka shkuar me ish-kreun e opozitës së atëhershme, sot kryeministër, Edi Rama.

Mediat amerikane shkruajnë se Shehu, i cili zotëron një kompani limuzinash në Xhersi e kreu donacionin për t’i mundësuar Edi Ramës, të merrte pjesë në një takim për mbledhje fondesh për Obamën. Në event ishte i pranishëm edhe presidenti Barack Obama, cka do ti mundësonte Edi Ramës një takim me presidentin amerikan, të cilin do ta shiste politikisht në Shqipëri.

Please follow and like us: