Albspirit

Media/News/Publishing

Vendi më i ri në Europë, Kosova është përplot me surpriza

Kjo është një kolumne e shkruar nga kolumnistja kanadeze Margo Pfeiff, i cili e ka vizituar Kosovën dhe flet për veçoritë e vendit. Kolumnja është publikuar në gazetën amerikane San Francisco Chronicle. Klan Kosova e sjellë versionin në shqip.

 MARGO PFEIFF

Po qëndroj në qosh të bulevardit Bill Clinton dhe rrugës George W. Bush në qendër të Prishtinës, kryeqytetin e Kosovës.

Pranë meje është ngritur statuja e ish presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton. Menjëherë prapa cepit ku ndodhet statuja e ish-presidentit, ndodhet butiku Hillary, që shet veshje grash të stilit të ish Zonjës së Parë.

Është befasuese që shpesh vij në këtë vend të Ballkanit, emrin e të cilit shumica e amerikanëve e njohin si zonë lufte.

Tea room in one of the Ottoman houses that make up the Pristina Ethnological Museum. Photo: Margo Pfeiff, Special To The Chronicle

Po ashtu është befasuese edhe një tjetër gjë: Pavarësisht asaj kohe të gjatë konfliktesh në vitet e 90-ta, Kosova është një vend i sigurt, me diversitet, shumë i bukur dhe me destinacone ku flitet anglishtja, me hotele e restorante jo të shtrenjta. Parqet kombëtare përbëjnë 11% të tërë territorit të vendit, pamja është e mrekullueshme dhe terreni malor është i qasshëm. Ka fshatra tradicionale dhe ikona kulturore në mbrojtje të UNESCO’s, përfshirë edhe manastire të shekullit të 13-të.

Vend që rrallë vizitohet edhe nga Europianët Perëndimorë që zakonisht dynden në Kroaci, Kosova është një vend magjepsës dhe shumë mikpritës. Dhe siç kam thënë, ata i duan amerikanët sikurse në asnjë vend tjetër ku kam qenë.

Simpatia e tyre për familjen Clinton është rezultat i thirrjes që presidenti iu bëri forcave të NATO;s për ta ndalur presionin serb mbi shqiptarët në Kosovë në vitin 1998. Pas 78-të ditësh të bombardimeve brutale, forcat e sigurisë të Slobodan Millosheviqit u tërhoqën, dhe kështu përfundoi lufta e fundit për ndarjen e ish-Jugosllavisë. Aso kohe ky shtet u rindërtua shpejt nga Bashkimi Europian dhe u rimëkëmb ekonomia. Sot, katër baza ushtarake të NATO-s vazhdojnë të qëndrojnë në këtë vend.

Të qenit një vend i vogël, pa dalje në det dhe vetëm sa gjysma e Vermontit, e bën Kosovën një vend lehtësisht të eksplorueshëm, e po ashtu duke shkuar atje shumë lehtë mund të keni qasje në vendet fqinje si në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni e Serbi, në një udhëtim të vetëm.

Plani im ishte që t’i kaloja pesë ditë duke e eksploruar kulturën e Kosovës. U takova me udhërrëfyesin tim, Arsim Rexhepin, në Shkup, kryeqytetin e vendit fqinj Maqedonisë, dhe për një orë e gjysmë me veturë mbërrita në vendin më të ri në Europë: Në vitin 2008 Kosova njëanshmërisht ka shpallur pavarësinë nga Serbia, dhe sot, njihet zyrtarisht si shtet i pavarur nga 110 shtete të botës, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mirëpo ende po punon që të jetë anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Edhe literalisht është vendi më i ri në Europë, me një mesatarë të moshës së popullsisë prej 29.5 vjet, një statistikë që është e dukshme nëse shkon edhe në kryeqytetin kulturor të Kosovës në Prizren (me 185,000 banorë), e që po ashtu është edhe qyteti i dytë më i madh në këtë vend.

Two women leave a mosque in Prizren in southwest Kosovo. Photo: Margo Pfeiff, Special To The Chronicle

Turma të çifteve të reja dhe grupe të fëmijëve shkollarë duke u endur nëpër rrugët e qytetit me kalldërm, ishin pamja e pjesës së vjetër të qytetit në një të shtunë pasdite. Disa vajza kishin veshur minifunde, e të tjerat po bartnin shamia në kokë.

Dyqanet i sheh të mbushura me njerëz, dhe po ashtu shumë lëvizje nëpër kafenetë e qytetit, e po ashtu edhe në restorantet e vogla. Aroma e byrekut, e qebapëve dhe ushqimeve të tjera të stilit turk, i identifikojnë rrugët e këtij qyteti të veshura me arkitekturën Bizantine dhe atë Osmane, që janë mbetje të perandorive që kanë sunduar në këtë udhëkryq lindje-perëndim.

Dhe kudo që shkoj, vendasit më afrohen edhe më pyesin nëse jam amerikan. Edhe kur u them se jam kanadez, ata duan të ma shtrëngojnë dorën dhe të bëjnë fotografi me mua.

Një urë e gurtë e shekullit të 16-të, duket shumë elegante mbi rrjedhën e lumit Bistrica. E vizitova Xhaminë e Sinan Pashës të vitit 1615 dhe po ashtu Kishën Ortodokse Zonja Jonë, që është e mbrojtur nga UNESCO.

Në këtë vend ku gjurmë kanë lënë otomanët, turqishtja flitet rrjedhshëm e jetojnë minoritete si boshnjakë, serbë, romë e ashkalinj.

Duke ecur nëpër rrugët e pjerrëta të qytetit, mund ta shohësh kështjellën me pamje nga Prizreni, atje është një peizazh i mrekullueshëm i qytetit, nga ku shihen më suhmë se 20 xhami në tërë qytetin. Rreth e rreth, shoh malet e Sharrit, majat e mbuluara me borë nëpërmes të të cilave shpojnë rrezet e diellit.

Prizren and the Bistrica River, from the castle overlooking the city. Photo: Margo Pfeiff, Special To The Chronicle

Në mëngjes, udhërrëfyesi Edis Krusha na drejton nëpër rrugët e një kanioni, duke bërë zigzag nëpër pyje dhe në fund na shpie në rrënojat e kështjellës në majë të këtyre maleve. Pas 90 minutash ne arritëm në Prevallë, një qendër e vogël skijimi.

Pasi u ngjitëm në njërën nga majat më të larta të maleve të Sharrit, në Bistra në një lartësi prej 2608 metrash, kaluam nëpër livadhet alpine dhe bëmë bashkë një piknik me pamje kah lugina e majat me dëborë. Bistra ndodhet në rrugën Via Dinarica, një vijë malore që lidhë tetë vende të Ballkanit Perëndimor.

Në pasditen e vonshme, pasi ndaluam për të pirë birrë të ftohtë vendore Birra Peja, shkuam në Donje Lyubinje, një fshat i vogël boshnjak. Parkuam dhe ecëm për 15-të minuta përmes fushës me lule të egra deri te një fermë ku Rexhep Kurtishi dhe gruaja e tij Halida, nga gatuan çomlek boshnjak me fasule dhe bukë të gatuar në thëngjill. Në tavolinë kishte jogurt dhe djathë nga lopët e tyre dhe sallatë nga kopshti. Edhe pse ishte një shtëpi e thjeshtë, na trajtuan si mbretër.

Në mëngjesin e së nesërmes, u nisëm për në vreshtat veriperëndimore të vendit, dhe shijuam verën e Rahovecit. Edhe pse shqiptarët kryesisht janë myslimanë, janë liberalë sa i përket alkoolit, dhe atje ka një festival të përvitshëm çdo shtator ku vendasit vishen me gardërobë tradicionale. Në Ujëvarën e Mirushës, u ngjitëm në majat e ujëvarave.

The Sinan Pasha Mosque is an Ottoman mosque in the Old City of Prizren. Photo: Margo Pfeiff, Special To The Chronicle

Në Pejë, ku ka një pazar të madh dhe trashëgimi nga perandoria Osmane dhe serbe, hëngrëm drekë me pamje nga lumi që kalon përmes këtij qyteti magjepsës.

Është një vend kulturor dhe me natyrë të mrekullueshme. Po fillojmë me kulturën. 10 milje nga Peja ndodhet Manastiri i Deçanit, njëri nga Monumentet Mesjetare në Kosovë që është në mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore të UNESCO’s.

Hyrja e manastirit mbrohej nga njësiti ushtarak i NATO’s, i rrethuar gjemba dhe një hyrje me siguri të nivelit të lartë. Një ushtar miqësor austriak na buzëqeshi dhe na përshëndeti me dorë pasi na i kontrolloi pasaportat.

Aty jetojnë nja 25 murgj serbë të cilët bëjnë verë të shijshme, djathë dhe mjaltë, që e shesin në një dyqan të vogël. Kisha mesjetare – më e madhja në Ballkan – mban erë të këndshme qirinjsh nga dylli i bletëve, dhe është e rrethuar me afreska spektakolare që janë restauruar nga murgjit.

Vendi tjetër i mbrojtur nga UNESCO, ndodhet në lindje të Pejës. Është Patriarkana e Pejës e shekullit të 13-të, që është një vend shpirtëror i serbëve dhe një mauzoleu për kryepeshkopët dhe patriarkët. Murgeshat enden gjithandej. Në oborr ndodhet një pemë mane 800 vjeçare dhe një burim i lashtë uji, të cilin murgeshat ta tregojnë me krenari.

Peja është një vend i aktiviteteve natyrore, kështu që nën tingujt e hip-hop-it kosovar në radio, ne u nisëm për në Grykën e Rugovës, një kanion me mure të pjerrëta dhe tunele të panumërta që shtrihen përreth lumit.

Customers survey the produce at the Green Market in Pristina. Photo: Margo Pfeiff, Special To The Chronicle

U takuam me udhërrëfyes të trajnuar të cilët na udhëhoqën drejt ngjitjes në një majë nga në “via ferrata” të Ballkanit, ku e gjetëm veten pranë një pamjeje spektakolare të maleve dhe qytetit të Pejës.

Me të arritur atje shijuam raki të fortë frutash në lozhën malore në Magra Austria, në fshatin Bogaj në afërsi të kufirit me Malin e Zi. Është një zonë shumë e njohur për adhuruesit e hiking’ut, nga ku mund të dilni në Mal të Zi e Shqipëri.

Në mëngjes, një shtersh e lehtë dëbore kishte mbuluar qytetin dhe ne u nisëm për në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Është një shok kulturor, në mes të resë dhe të vjetrës, me rrugë të betonuara e të shtruara me gurë, e me arkitekturë moderne me struktura brutale të komunizmit, pika historike dhe me ndërtesa të braktisura.

E vizitova ndërtesën surreale të Bibliotekës Kombëtare, me struktura të metalta dhe çati në formë të flluskave, e dizajnuar në epokën e komunizmit, dhe më pas Katedralen e Nënë Terezën.

Vendasit janë në disponim të bisedojnë dhe aty afër ke një treg të gjelbër që e pashë gjatë rrugës kur po shkoja në shtëpitë e braktisura të kohës osmane, deri te Muzeu Etnologjik. Stafi entuziast i muzeut, na dhanë një shëtitje fantastike nëpër muze, duke na prezantuar me gjësendet unike që ruan ku vend, me rroba, armë e stoli, një prezantim i mrekullueshëm i kulturës kosovare.

Pak më vonë gjatë asaj pasditeje, isha për vizitë edhe te monumenti i New Born’it që prezanton shpirtin rinor të këtij shteti. New Born është një skulpturë tipografike e, një magnet “selfie” për njerëzit e rinj që e duan shumë këtë vend.

Përderisa dielli po perëndonte, fillon të dëgjohet zhurma, shpirti i jetës së natës, që ushqehet nga gjeneratat që u rritën me organizatat joqeveritare të cilat u themeluan në fillim të vitit 2000. Ky vend ka lloj-lloj birrash dhe restorante që shërbejnë gjithçka, nga sosurat me kokos e deri te kuzhina tradicionale kosovare.

Zgjodha diçka tradicionale në natën time të fundit, në restorantin Liburnia që ka një ambient të stilit turk dhe ndodhet në një rrugicë të vogël. Në sfond mund të dëgjosh muzikë të stilit të vjetër. Për shkak se kur je i rrethuar me gjithçka të re, është mirë që nganjëherë të vizitosh të kaluarën.

Halida Kurtishi bakes traditional Bosnian bread over coals in an outdoor pit for lunch. Photo: Margo Pfeiff, Special To The Chronicle

Please follow and like us: