Albspirit

Media/News/Publishing

Ish diplomati jugosllav: Tito nuk e donte Castron e as Castro Titon

Ish diplomati jugosllav: Tito nuk e donte Castron e as Castro Titon

Herën e parë e kam parë Fidel Castro në Nju Jork, kur ai erdhi me një armë në dorën e tij dhe e kishte lënë në një park, para se të hyjë në ndërtesën e OKB-së, ka thënë Budimir Loncar, për kroaten “Jutarnji list”

Loncar, diplomat dhe ministri i jashtëm i fundit i Jugosllavisë, tha se pastaj shkoi shpesh në Kubë. Ka pasur diskutime të ashpra midis nesh, shtoi ai.

“Castro gjithmonë vepronte me shumë vet besueshmëri, ai dukej vetëmohues, rrezatonte idealizëm, nuk ka dyshim për këtë. Por ndjehej tek ai edhe qasja e  vazhdueshme radikale. Ai ka dhënë përshtypjen e një personaliteti të fortë, i cili me atë radikalizëm kërcënonte qasjen e kompromiseve që bota kërkonte. Ishte një politikan dinamik, por autokrat dhe diktator”, tha ish diplomat i cili u takua shumë herë me Castro.

“Në kontakte ishte shumë i drejtpërdrejtë, dinte të fliste ashtu që në disa momente miqësisht ua rrihte supet ose ua shtrëngonte dorën, ai rrezatonte emocione dhe ngrohtësi njerëzore. Ishte aq i mbushur me idealizëm dhe ndershmëri sa që ishte veçanërisht i kujdesshëm që në radhët e njerëzve të tij të mos ketë krim dhe korrupsion, pavarësisht faktit se vepronte në opsione radikale dhe të rrezikshme”, ka thënë Loncar.

Ai tregon se marrëdhënia e Josip Broz Tito dhe Fidel Castro nuk ishte mjaft harmonike, ashtu siç paraqitej në publik në kohët e “vjetra”.

Tito ia shihte për të madhe për shkak se u mbështet te Moska dhe nuk lejoi që Lëvizja e te Painkuadruarve të kthehet kah Bashkimi Sovjetik.

“Marrëdhëniet u prishën sidomos kur bota ishte pothuajse para luftës bërthamore me 1962 dhe Tito mendonte se Castro nuk ishte në nivelin e përgjegjësisë të lojtarit global. E kemi kritikuar ashpër, ndërsa Titon e pengonte euforia e Castro dhe theksimi  i radikalizmit ndaj Perëndimit. Shpesh ka shprehur dyshimin nëse Castro do ta respektonte marrëveshjen por ish Jugosllavia, megjithatë, vlerësonte rëndësinë e tij”, shpjegon Loncar.

“Ashtu si Lufta e Ftohtë intensifikohej, ashtu edhe marrëdhëniet mes Kubës dhe Shteteve të Bashkuara u përkeqësuan, e në mes të Castros dhe rusëve u afruan. Kështu, Lufta e Ftohtë theksoi preferencën e tij komuniste edhe pse Castro u rrit në një mjedis katolik dhe si një intelektual katolik gjithmonë kishte treguar ndjeshmërinë sociale”.

Diplomati me përvojë, i cili ishte në shumë misione delikate në botë, kujton debatet e stuhishme me Castro në krizën e raketave kubane, kur Moska u përpoq të stacionojë raketat bërthamore sovjetike në Kubë.

“Ishim në prag të shkatërrimit të botës dhe më pas në Nju Jork ndodhi një ngjarje shumë e pazakontë diplomatike. Unë kam qenë në ambasadën jugosllave të udhëhequr nga Vlado Popovic dhe ne kritikuam ashpër Castro dhe ngjarjet në Kubë. Kërkohej që kubanët dhe sovjetikët të pranojnë se raketat bërthamore po vendoseshin në Kube dhe Havana u kritikua se po luante me fatin e botës. Me përfaqësuesit kubanë kemi pasur një diskutim shumë të ashpër dhe më pas shkuam si vëzhgues në takimin e Këshillit të Sigurimit. Erdhi deri te një incident, kur Vlado Popovic u ngrit, doli para rusëve dhe bërtiti: “Ju po gënjeni, ju duhet të thoni të vërtetën, bota është e kërcënuar, jeni të papërgjegjshëm!”

Pas takimeve të shumta me Fidel Castro, Loncar kishte përshtypjen se ai ishte një figurë kontraverse, por që nuk mund të vihej në dyshim karizma e tij.

Loncar dëshmoi dhe për takimet e Tito me Castro ashtu që nga dora e parë kishte parë se në mesin e tyre nuk ka pasur komunikim aq të mirë ashtu si ish presidenti jugosllav e kishte me udhëheqës të tjerë botërorë.

“Titon e pengonin shumë gjëra, nuk i pëlqente as raporti i  Castro me aktorët kryesor perëndimorë, por e respektonte karakterin dhe rolin e tij”, tha Loncar.

Please follow and like us: