Albspirit

Media/News/Publishing

Klosi: Dosjet e zbulimit nuk do të hapen kurrë

Ne emisionin “Arena” nga Dritan Hila në Ora News u debatua për herë të parë, për dosjet, në një mënyrë shterruese, duke treguar çfarë ka një dosje, ku ruhen, kush i ka, kush i perdor, kush i hap.

Studiuesi i çështjeve të Sigurisë, Arjan Dyrmshi, thotë se pas kaq kohësh është e vështirë për të vendosur drejtësi tranzicionale, por shton se nuk është kurrë vonë për të vendosur drejtësi.

I përndjekuri politik Daut Gumeni thotë se shpreson që ky ligj të mos përdoret kundër kundërshtarëve politike.

Ndërsa, Fatos Klosi, ish-shefi i Shërbimit Informativ thotë se informacionet që mund të dalin nuk ka rëndësi për sigurinë kombëtare pasi bëhet fjalë për një regjim të shkuar.

Ish-punonjësi i shërbimi sekret, Luan Pobrati thotë se hapja e dosjeve vjen në një situatë të kompromentuar nga njëra anë dhe të diskretituar nga ana tjetër.

Bisedat:

Dyrmshi: Hapja e dosjeve është një nga komponentët që në përgjithësi mbas rënies së diktaturave si në Spanjë, Greqi dhe më pas vende komuniste, është ajo që quhet drejtësi transitore. Në momentet e përmbysjes së sistemeve lind nevoja e vendosjes së drejtësisë, pasi kjo ka të bëjë me vlerat e sistemit të ri. Hapja e dosjeve është një nga komponentët e drejtësisë tranzicionale. Mbas 26 vjetësh është një çikë e vonuar të mendosh për drejtësi tranzicionale.

Hila: Kam parë edhe vende të tjera që janë vonuar. Bullgaria e bëri në 2016-n.

Dyrmshi: Miratimi i akteve të caktuara të cilat e dënojnë sistemin e kaluar, por edhe procesi i hapjes së dosjeve që e quajmë lustrim, term që ka dalë në Çekosllovaki, qëllimi i saj ishte për të ndaluar që persona që duheshin “lustruar” nuk duhet të merreshin në administratë, por edhe persona të tillë nuk mund të ishin pjesëmarrës në këtë shoqëri që mbart vlera të reja.

Hila: Rezultojnë dy hapje dosjesh të pjesshme. Në vitin 1996 ku u bë një lloj ligji atnigenocid ku u shoshitën të gjithë funksionarët. U bë me komisionin Bezhani në vitin 1997-1998. Me sa duket shoqëria shqiptare nuk ka qenë e kënaqur. Ju si ish-përndjekur politik, mendoni se ishte i nevojshëm ky ligj.

Gumeni: Fakti që e miratoi legjislativi, tregon që ka përgjigjen brenda. Në prag të përpjekjes së tretë, unë besoj se mund të bëhet diçka më mirë se sa të shfrytëzohet si armë pushteti siç është shfrytëzuar. Mund të luftohet sëmundja jo me antibiotikë të fortë, por me atë sorumin e holluar të së keqes. Modeli gjerman, e ka të butë. Edhe kushtetuesja jonë edhe Gjykata e të Drejtave të Njeriut dhe Venecia, nuk ta lë ta marrësh kallamin për së gjeri.

Klosi: Është fjala për një regjim tjetër, kohë tjetër. Mos t’i frymë shumë sigurisë kombëtare. Nuk shpresoj gjëkundi të ngelim tek siguria kombëtare.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FOra.News.RTV%2Fvideos%2F646486642143128%2F&show_text=0&width=560

Pobrati: Si ka dashur politika të manipulojë me dosjet dhe të zhvillojë brenda saj një lojë të vet për të sulmuar kundërshtarët? Kush e nisi i pari këtë lojë? Unë jam një nga objektet dhe subjektet e kësaj ngjarje të shëmtuar që ka për autor Berishën, ish-kryetarin e Shërbimit Informativ të asaj kohe, Gazidete. Në qershorin dhe korrikun e vitit 1992 janë njohur me problemin e dosjeve dhe me manipulimin që i është dashur politikës të bëjë me dosjet e shërbimeve sekrete. Njihen njerëzit që janë akuzuar rëndë për pasjen e dosjeve.

Hila: Është akuzuar Gramoz Ruçi, se ka marrë arkivin.

Pobrati: Është akuzuar rëndë nga Partia në pushtet, në kohën që flasim, Kastriot Islami si i vënë në shërbim të zbulimeve shqiptare.  Është akuzuar rëndë si agjent i shërbimeve sekrete Arben Imami. E di vet Preç Zogaj i varfër se çfarë i është punuar në shtypin e opozitës së kohës si agjent i shërbimeve të kohës.  Këtu fillon dhe fut hundët politika. Ne, ish-punonjësit e shërbimeve sekrete jo vetëm përballuam problemet e mëdha, vështirësi të mëdha, burgosje nën sajesa. Në shkaqe të stisura, jo vetëm që nuk u nënshkruam por e denoncuam. Historia e 26 vjetëve demokraci është historia e përdorjes së dosjeve. Sot hapen në një situatë të kompromentuar nga njëra anë dhe të diskretituar nga ana tjetër.

Çfarë është një dosje?

Dyrmishi: Dosjet janë një sistem i caktuar menaxhimi i informacionit. Sigurimi përdorën kode dhe ndarje të fashikujve. Dosja e personave që japin informacion është një dosje më vete. Në atë kohë quhej evidenca operative. Me dosje nënkuptojmë disa komponentë. Ndodh edhe sot. Shërbimi arkivon dosje që nuk i duhen më. Janë të dhëna që merren nga burime të informacionit. Ligji i miratuar përcakton aksesin në të gjitha informacionet. Ne nuk është se mbahemi ndonjë vend që ka menaxhuar me sukses asnjë pasuri. Edhe këto dosje janë prekur.

Gumeni: Edhe pas provës së tretë, i jepet dështimi paradhënie

Gumeni: Mua më vjen keq që edhe pas provës së tretë, i jepet dështimi paradhënie. Autoriteti është produkt i Kuvendi dhe Kuvendi është maja e politikës. Fakti që del nga politika, e detyron që sapo të krijohet të mos ketë më varësi nga politika. Mjafton të zbatojë ligjin si duhet dhe unë them që në atë mënyrë që e kanë bërë, do kemi edhe ndihmën e tyre, them se mund të mos dënohet me paradhënie me dështim.

Klosi: Dosjet e zbulimit nuk do të hapen ndonjëherë

Klosi: Mundësia për të zhdukur dosje dhe për të thënë është atje…Unë kam pasur rastin dhe kanë ardhur oficerë dhe kanë thënë; se keni këtë dosje… e kemi kërkuar në arkiv dhe nuk është gjetur. E kam pasur unë atë dosje-tha..Si nuk e keni ju- Bënë ç’deshën me dosjet. Ka pasur një kohë kur Sigurimi punonte me figura krimi. Më i rëndësishëm ishte agjitacion-propaganda, e dyta për tentativë arratisje. Këto dy nene u hoqën nga Kodi Penal në 91 dhe sigurimi e shfrytëzoi situatën për të dhënë që këto nuk janë figura krimi dhe eksperienca që mund të marrin nuk na duhen më dhe u vendos të eliminohet pjesa më e madhe. Populli po pret të bëjë gallatë me dosjet. Nuk janë më. Dosjet e zbulimit nuk do të hapen ndonjëherë.

Hila: Është një regjistër i famshëm dhe thonë se aty janë të gjitha dosjet dhe është i pa manipulueshëm. Në momentin që kur mungon një dosje a do të dali përgjegjësia?

Klosi: Asnjëherë! Përgjegjësia mbas 20 e ca vitesh…

Gumeni: Hapja e dosjeve është hapi i parë i dekriminalizimit

Gumeni: Për mua hapja e dosjeve është hapi i parë i dekriminalizimit. Pse të mos e marrim vesh se kush e ka nisur krimin. Kur më del në tribuna dhe thua unë jam përfaqësuesi i demokracisë dhe ke shumë emra. Ose të zbatohet ligji pa ndikime politike, atëherë mund të pastrohet ajo pjesë e politikës.

Hila: Po në media…

Gumeni: Unë u qaj hallin atyre që kanë marrë në qafë. Ke në media me tre pseudonime dhe jo vetëm me nga një. Përpara se të miratohej ligji OSBE-ja dha një udhëzim: Mos e bëni që institucionet ta kenë në dëshirën, ose partitë politike nëse kanë ndonjë njeri në këtë listë. Por të jetë e detyruar, partitë politike, Këshilli i Ministrave. Kaloi në atë sitën që ke prandaj i ke marrë arkivat.

Po si është bërë lustrimi nga Gjermania?

Dyrmishi: Ato kanë përdorur një lloj tavani. Disa vende kanë përdorur major dhe disa kapiten. Gjermania ka përdorur gradën major e sipër i kanë hequr nga sistemi dhe kapiten e poshtë i kanë mbajtur. Rasti jonë është qëllimi i këtij ligji. A do të jetë një institucion kërkimor? Apo do të jetë cikli i tretë i lustrimit? Do të jetë shumë e vështirë për të vendosur kriteret. Si do të vendosë një gjykatë administrative nëse dikush ka qenë në 75-n apo jo…

Si do të hapen dosjet?

Klosi: Ligji do të hapi dosjet e subjekteve, pastaj në to janë pseudonimet e bashkëpunëtorëve. Në qoftë se thotë ligji në këtë dosje të subjektit është punuar me synimin për ta dëmtuar subjektin, atëherë subjekti do të kërkojë të di emrat e pseudonimeve. Ka disa lloje dosjesh. Për shembull, dosjet e UDB-së. Aty janë të gjitha dosjet që Sigurimi dinte për njerëzit e UDB-së në Shqipëri. Janë dosjet e subjekteve ku ata që ndiqeshin janë gjithçka që është thënë për ta. Pastaj, janë dosjet e bashkëpunëtorëve. Ai që kërkon të hapet dosja e tij ai do të shohë dosjen e subjektit jo të bashkëpunëtorit.

Please follow and like us: