Albspirit

Media/News/Publishing

Leon Tolstoi mbi dashurinë

Dashuria e ardhshme nuk ekziston. Dashuria është veprimtari e së tashmes. Njeriu i cili nuk e shfaq dashurinë në të tashmen, nuk ka dashuri”

Leon Tolstoi (9 shtator 1828- 10 nëntor 1910) filloi t’u kushtohej pyetjeve më të mëdha të ekzistencës që në moshë të vogël. Që kur ishte i ri, i përjetoi vetë kërkimet e tij, mësoi rrugën e vështirë mbi peshën e morale të motiveve të pamoralshme, dhe u përball me kuptimin e ekzistencës së njerëzimit. Nga fund i mesjetës, nga puna e tij ai fitoi një vlerësim letrar në të gjithë botën, por gjithashtu armiqësoi kishën dhe vendin ku jetonte – parlamenti rus i konsideronte aq shqetësuese pikëpamjet e tij sociale, politike, dhe morale saqë e censuruan dhe e kërcenuan me burgim, ndërsa kisha Ortodokse u ofendua nga shkrimet e tij mbi fenë duke bërë që ta debonin përfundimisht.

Atë çfarë ia fshehu vendi i tij, bota ia rriti me përzemërsi – në veçanti Anglia, ku po rritej një themel i vogël, por i zelltë adhuruesish. Sekretari dhe mbeshtetësi i devotshëm, Vladimir Chertkov, i cili erdhi në Londër ne vitin 1897 pasi u dëbua nga Rusia, investoi entuziazmin dhe aftësitë e tij mbi shkrimet e Tolstoit në gazetën “Free Age Press”- një grup botimi vizionar të cilin e themeloi në Dorset, aq të idealizuar shpirtërisht dhe moralisht sa vetë Tolstoi, i dedikuar në promovimin e “arsyes, drejtësisë dhe dashurisë” dhe “ duke shfaqur bindjet e thella të njeriut të admiruar të çdo moshë dhe racë”.

“Free Age Press u bazua në besimin se jeta ka një dimension thelbësor shpirtëror dhe që lumturia dhe qëllimi kryesor i njeriut bazohet në unitetin e arsyes dhe dashurisë në vend të çmendurisë prezente dhe mundimeve të cilat nuk kanë sjellë dhe nuk do t’i sjellin asnjë të mirë askujt”.

Free Age Press ishte gjithashtu një model për krijimin e kulturës së të bashkëndarit më shumë sesa të zotërimit dhe në të kuptuarit që është bashkëndarja në vetvete ajo që bën rritjen kulturore.

Në deklaratën origjinale të misionit të gazetës shkruhej:

Ne me të vërtetë besojmë që të gjithë ata që na mbështetin do të vazhdojnë të na asistojnë në lëvrimin e këtyre librave. Asnjë njeri i thjeshtë nuk ka përfituar apo do të përfitojë financiarisht gjatë ekzistencës së Free Age Press; librave u është dhënë e drejta e kopjes falas, kështu që kush dëshiron mundet t’i shumëfishojë; dhe çdo përfitim (sado i vogël) do të shkojë në ndihmë të së njëjtës punë në gjuhën ruse.

Nga qindra letrat dashamirëse të marra nga të gjitha vendet e botës, dhe nga ndihma praktike në reklamim është bërë e mundur që ne të shpërndajmë plot 200,000 broshura dhe 250,000 fletushka që nga korriku i vitit 1900, dhe ju falenderojmë përzemërsisht.

Vladimir Chertkov duke punuar te Free Age Press, 1902

Shtypi filloi të publikojë shkrimet fetare dhe morale të Tolstoit – punime të zgjedhura ose të papublikuara në Rusi gjatë jetës së tij – duke mbështetur pohimin e Nevil Gaiman që “shtypja e ideve perhap ide”.  Një ndër veprat më të lëvruara të Tolstoit ishte ”On Life” e shkruar kur Tolstoi mbushi gjashtëmbëdhjetë vjeç, në 1888.

Në një nga kapitujt më nxitës të librit, Tolstoi ekzaminon keqkuptimet tona më të thella mbi dashurinë- ajo çfarë ai vajton është “njohuria e gabuar e njeriut që në dashuri ka një ilaç për të gjitha fatkeqësitë e jetës,” të cilat burojnë nga kurioziteti ynë i pamjaftueshëm mbi kuptimin e jetës. Në qendër të argumentit të tij është një paralel conceptual  i karakterit të gazetës Free Age Press- përceptimi që bashkëndarja rrit miresinë; dhe që impulsi i bazuar në mbajtjen në zotërim e zvogëlon atë; dhe që dashuria, në kuptimin më të gjërë, nuk është kurrë një lojë e pakuptimtë sepse dashuria është e ndërsjelltë.

Ai shkruan:

Çdo njeri e di që ndjenja e dashurisë përmban diçka të veçantë, të aftë për të zgjidhur të gjitha problemet jetësore dhe që i jep njeriut atë mirëqënien e kompletuar, duke synuar atë pas së cilës konsiston jeta e tij. “Por ajo është një ndjenë që shfaqet rrallë, zgjat vetëm pak, dhe ndiqet nga vuajtje,” thotë një njeri i cili nuk e di kuptimin e jetës.

Tek këta njerëz dashuria nuk shfaqet si një manifestim i vetëm dhe legjitim i jetës, siç paraqitet vetëdija, por si një nga qindra mundësitë e jetës, si një nga qindra fazat që njeriu kalon gjatë ekzistencës së tij.

[…]

Për këta njerëz dashuria nuk i përket idesë që ne i bashkëngjitemi botës në mënyrë të pavullnetshme. Nuk është një aktivitet fitimprurës i cili rrit mirëqënien e atyre që duan dhe duhen.

Iluzioni ynë keqberës për natyrën e dashurisë, tregon Tolstoi, buron nga arsyeja e nevojës mbi arsyetimin, që është plotësisht një aftësi imperfekte dhe që mund të drejtojë në besim të gabuar (kolegu i tij Dostojevski e kishte adresuar ketë në një letër të bukur për vëllain e tij gjysmë shekulli më parë) Tolstoi shkruan:

Veprimtaria e të dashurit shfaq vështirësi të tilla në të cilat shfaqja e saj bëhet jo vetëm e dhimbshme, por shpesh dhe e pamundur. “Njeriu nuk duhet të arsyetojë mbi dashurinë – këta njerëz zakonisht thonë kush nuk e kupton jetën- “ por të braktisin veten në ndjenjë të menjëhershme të parapëlqimit dhe pjesërisht të çdo përvoje, kjo është dashuri e vërtetë.”

Kanë të drejtë kur thonë se nuk ka arsyetim mbi dashurinë, dhe çdo arsyetim e shkatërron atë. Por thelbi është që nuk e kanë të nevojshme të arsyetojnë mbi dashurinë  ata të cilët tashmë e kanë përdorur këtë arsyetim mbi kuptimin e jetës  dhe të cilët kanë hequr dorë nga mirëqënia individuale, por ata që nuk e dinë kuptimin e jetës  dhe që ekzistojnë për mirëqënien individuale, dhe që nuk mund të arsyetojnë. Ata duhet të arsyetojnë për t’iu  dhënë kësaj ndjenje të quajtur dashuri.

Çdo shfaqje e kësaj ndjenje është e pamundur për ta, pa arsyetim, dhe pa zgjidhur ndonjë pikëpyetje të tyre.

Një nga ilustrimet e Maurice Sendak për librin e Tolstoit,”Fëmijëria Nikolenkës”, 1852

Tolstoi i kthehet paradoksit qëndror të rifitimit të solipsizmit të natyrshëm me karakterin e dashurisë universale, (20 vite më vonë, ai mund të trajtonte këto qështje në korrespondencën pak të njohur të tij me Gandhin, me të cilin Tolstoi ndau një lidhje të thellë familjare). Ai shkruan:

Në realitet, çdo burrë preferon fëmijën e tij, gruan e tij, vendin e tij, përpara femijëve, grave, vendeve te tjera, dhe këtë ndjenjë e quan dashuri. Të duash në pergjithësi do të thotë të bësh mirë. Kështu ne të gjithë e kuptojmë dashurinë, dhe nuk dimë se si ta shprehim në ndonjë mënyrë tjetër. Kështu, kur unë dua fëmijën tim, gruan time, vendin tim, dua të them që i deshiroj të mirën fëmijës, gruas dhe vendit tim më shumë sesa femijeve, gruas, apo vendeve të tjera. Nuk ndodh kurrë, dhe nuk ka për të ndodhur, që unë të dua me shumë vetëm femijën, gruan apo vendin. Çdo burrë do në të njëjtën kohë fëmijën e tij, gruan e tij, vendin, dhe njeriun në pergjithësi. Megjithatë kushtet e mirëqënies që ai ka dëshirë për ato që do, në mirësinë e dashurisë së tij, janë aq të lidhura, saqë çdo veprim dashurie për nga ato që do, jo vetëm që pengon veprimtarinë për të tjerët, por është dhe e dëmshme për ta.

Në një shkrim që na kujton Hanna Arendt mbi pyetjet e pashpjegueshme të vlerave të humanizmit, Tolstoi merr në konsideratë investigimet që rezultojnë nga ky paradoks:

Në emër të cilës dashuria duhet të veprojë dhe si duhet të veproj? Cilën dashuri duhet të sakrifikoj për tjetrën? Kë duhet të dua më shumë dhe kujt duhet t’i bëj më mirë – gruas time apo fëmijëve të mi – gruas dhe femijëve apo shokëve? Si mundem t’i shërbej vendit pa i bërë keq dashurisë për gruan, fëmijën dhe shokët?

Së fundmi, si mund ta zgjidh të diturit se në çfarë mase mund ta sakrifikoj individualitetin, që është i nevojshëm për t’u shërbyer të tjerëve? Deri në çfarë mase duhet të merrem me problemet e mia, ndërkohë dhe të jem i aftë t’u sherbej atyre që dua? Të gjitha këto pyetje u duken të thjeshta atyre që nuk e kanë provuar të shpjegojnë këtë ndjenjë të quajtur dashuri- por, larg nga të qenët të thjeshtë, ata janë të paqartë.

Nga këto pyetje të pazgjidhshme, sugjeron ai, rrjedh një vetëdije dhe së fundmi, nje pranim i një varieteti të shumllojshëm dashurish. Dhe kështu kjo bën të mos kuptojmë  natyrën thelbësore të dashurisë, jo si një mendim të supozuar, por si një gjendje e të qenët- ose të huazojmë termin e mësueses së madhe Thich Hahn, “ të ndërqenët me të tjerët” – domosdoshmërisht të rrënjosur në të tashmen:

Kërkesat e dashurisë janë shumë, dhe janë të gjitha aq të ndërlidhura, saqë kënaqësia e këtyre kërkesave e privon njeriun nga mundësia për të kënaqur të tjerët. Por nëse unë pranoj se unë nuk mund të vesh një fëmijë të mpirë nga të ftohtit, me pretendimin që fëmijët e mi një ditë do të më kërkojnë rroba, unë mundem gjithashtu t’u rezistoj kërkesave të tjera të dashurisë në emër të fëmijëve të mi të ardhshëm.

Nëse një njeri vendos që është më mirë për të t’i rezistojë kërkesave të një dashurie të vobektë, në emër të një tjetre, të një manifestimi në të ardhmen, ai mashtron veten apo të tjerët, dhe dashuria e së ardhmes nuk ekziston. Dashuria është një aktivitet i të tashmes vetëm. Njeriu që nuk e shfaq dashurinë në të tashmen nuk ka dashuri.

Please follow and like us: