Albspirit

Media/News/Publishing

Shqipëria, imunitet të korruptuarve? Flet eksperti: Cilat çështje rihapen

Mes 284 dispozitave të ndryshuara apo të shtuara në Kodin e Procedurës Penale, në nenin 449 ndalohet rishikimi i vendimit të pafajësisë, një ndalim që u lexua si aministi për disa zyrtarë të lakuar në dosje të bujshme vitet e fundit. Por Artan Hoxha, eksperti i nivelit të lartë, gjithashtu pedagog i së drejtës proceduriale penale, shpjegon se cili është kuptimi i këtij neni.

“Unë me çështje konkrete nuk dua të jap opinion,  sepse nuk dua të keqinterpretohem, por dua të them se çështjet e pagjykuara në themel, çështjet që janë pushuar, ose është vendosur mosfillim, ose pezullimi i tyre në fazën e hetimit paraprak, këtë e them me përgjegjësi profesionale, mund të rifillojnë në çdo kohë nëse rezultojnë prova të reja të cilat nuk janë shqyrtuar deri në atë kohë nga organi i akuzës. Kjo do të thotë që për të gjitha këto që flitet çështjet mund të rihapen në çdo kohë”, thotë ai për Top Channel.Ekspertët i janë referuar Francës dhe Italisë për të marrë këtë model që ndryshon rishikimin për vendimet e pafajësisë atëherë kur ato marrin formën e prerë.“Ne kemi pranuar një standard ndërkombëtar të përparuar që vendimi i pafajësisë nuk rishikohet, pavarësisht nëse rezultojnë prova të mëpasshme që nuk janë marrë në shqyrtim nga gjykatat, të cilat edhe me rregullimin e mëparshëm kishin një afat pesëvjeçar. Duhet rritur përgjegjshmëria e autoriteteve që merren me procesin penal. Parimi “ne bis in idem”, pra jo dy herë për të njëjtin fakt është një parim që nuk duhet të jetë vetëm në letër, por të bëhet real”, deklaron Hoxha.

Please follow and like us: