Albspirit

Media/News/Publishing

David McAllister, njeriu i Merkelit negociator në Tiranë

David McAllister pritet të jetë politikani gjerman që mund të sjellë konsensusin në politikën shqiptare javën që vjen.

Njeriu i rëndësishëm i Merkel, kreu i komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian që prej janarit të këtij viti, do të mbajë në kurriz barrën e negocimit të vështirë mes mazhorancës dhe opozitës pas gati dy muaj protestë në cadër nga PD dhe aleatët e saj.

Burime të besueshme afer me PD i thanë droni.al se Mc Allister do të negocojë bisedimet e pritshme.

Të njëjtat burime thonë se shpresohet që qeveria të ketë tërheqje nga pozicioni i saj ndërkohë që një kompromis i mundshëm mund të zgjidhte ngërcin më të madh që ka pasur politika shqiptare e tranzicionit vetëm pak javë para zgjedhjeve parlamentare.

Të njëjtat burime thanë për droni.al se ia do të vijë përgjatë javës që vjen ndoshta fill pas përfundimit të vizitës së ministrit të Jashtëm gjerman në Tiranë.

Please follow and like us: