Albspirit

Media/News/Publishing

Si arriti Ali Pasha të bëhej veziri i madh i Janinës?

 

Figura e Ali Pashë Tepelenës është një nga më të ndriturat e më të diskutuarat në historinë shqiptare e botërore. Në udhëtimin për të njohur figura të rëndësishme shqiptare konica.al sjell fakte të reja mbi jetën dhe veprimtarinë e tij. Si arriti Ali Pasha të bëhej veziri i madh i Janinës?

Sipas drejtorit të Muzeut, z. Dorian Koçi, autor i librit “Gjenealogjia e Ali Pashë Tepelenës”, familja nga vinte Ali Pashai ishte një nga më fisniket e krahinës së Toskërisë. Kjo vërtetohet nga një raport i mitropolitit të Gjirokastrës në vitin 1779, dërguar në Hasburg të Vjenës, në të cilën përshkruhet saktë që ai është anëtar i një prej familjeve më fisnike të Toskërisë. Parë në këtë kontekst babai i tij, si dhe një djalë xhaxhai ishin pjesë e elitave osmane, ndaj kërkesa që ai të merrte udhëheqjen e një pashallëku ishte diçka e natyrshme që vinte dhe si një lloj trashëgimie familjare.

“Jeta e Ali Pashë Tepelenës ka qenë një jetë e vështirë në fillimet e veta, por shpeshherë ka qenë dhe subjekt i historive melodramatike që e ka krijuar letërsia dhe fikshëni, për të treguar jetën e një njeriu që e fillon karrierën nga asgjëja.  Ato e kanë vizatuar sikur një tepelenas nga hiçi vihet në krye të një çete hajdutësh dhe papritur bëhet pasha. Po kjo nuk është e vërtetë”, thotë Koçi.

Për të gjithë ata që e njohin kulturën osmane është tashmë e ditur që brenda sistemit otoman kishte njerëz që ndryshonin shpejt statusin e tyre idenditar. Në këtë rast na vjen në ndihmë historia. Një administrator osman mësonte që në vegjëli gjuhët kryesore:osmanishten, arabishten dhe persishten që ishin gjuhët kryesore të Orientit, dhe greqishten që ishte një gjuhë që e kishte fituar këtë status që nga vitit 1453 nga marrrëveshja e sulltan Mehmetit me patriarkun e Stambollit. Pra që të vegjël të gjithë ata që jetonin nën sundimin osman merrnin mësime administrate, çka do të thotë se këta njerëz ishin të përgatitur për të ditur mënyrën e sistemit të mbledhjes së taksave osmane. Një sistem që ka qenë shumë efikas dhe i njohur nga të gjithë.

Edhe pse nuk kanë qenë të pakta rastet ku grupe të ndryshme tregoheshin të pabindur dhe ngrinin krye. Ka pasur shumë shqiptarë të tillë. Ali Pashai e filloi karrierën e tij nga rrugët.  Rrugët ishin shumë të rëndësishme për Perandorinë Osmane  sepse nëpërmjet tyre bëhej gjithë tregtia Lindje-Perëndim dhe anasjelltas.  Ali Pashai arriti të imponohej në një situatë kaotike në Epir dhe të imponohej si një element force që vendosi qetësinë. Për këtë arsye ai hyri në Janinë dhe më vonë i erdhi fermani për tu vendosur pasha. Aliu e mori këtë detyrë nëpërmjet organizimit të vet dhe nëpërmjet zotësisë pas një periudhe shumë të gjatë pasi ai kishte lëvruar të gjitha statuset e mundshme hierarkike në pashallëkun e Beratit, Tepelenës apo pjesë të tjera të Epirit. Ai mblodhi rreth vetes një ushtri me 4000 shqiptarë.

Më 1787 trimëria dhe talenti i tij ushtarak në luftën e perandorisë osmane kundër Rusisë e Austrisë, përfunduan në marrjen e fuqisë të Pashallëkut të Trikallës si shpërblim. Pasi mblodhi forcë ushtarake u drejtua kundër Janinës. Atje afër liqenit të Janinës, mundi forcat e bejlerëve. Kur u fut në Janinë, populli e priti jo si sundimtar, por si çlirimtar. Më 1788 me firmë të sulltanit Selim, i u dha titulli i Vezirit të Janinës, dhe u krijua baza e Pashallëkut të Janinës.

Fuqia e tij ishte kaq e madhe qe sulltani i dha titullin e “Beylerbey”(Bej i Bejlereve) në Rumeli, që ishtë titulli më i lartë për komandantët të zonave të perandorisë osmane.  Më 1804 duke komanduar rreth 80.000 ushtarë dhe 2/3 të pashave të perandorisë osmane në Europë mundi rezistencen bullgaro-sllave në Maqedoni.

Pasi shfrytëzoi situatën e vështirë të perandorisë osmane në periudhën e luftërave të Napoleon Bonapartit, Ali Pashë Tepelena zgjeroi pushtetin e vet duke marrë toka që nga gjiri i Prevezës deri në lumin Shkumbin. Pashallëku i Janinës u bë forcë me rëndesi të madhe kur forcat franceze e ruse që ishin vendosur në Ishujt Jonianë si dhe mbretëria e bashkuar së Anglisë e Iralndës, drejtuan vëmendjen e tyre ndaj sundimtarit të fuqishëm shqiptar dhe krijuan lidhje diplomatike me të. Më 1806-1807 sundoi me mjete politike, Pashallëkun e Moresë(Pelopones), qeverisjen e të cilës dha te djali i tij Veli, dhe Pashallëkun e Lepantos, të cilën qeverisi djali tjetër i tij Muhtar.

Më 1820-1822, perandoria osmane sulmoi Pashallëkun e Janinës, pasi rritja e forcës të Ali Pashës kishte krijuar frikë për ekzistencën perandorisë.  Më 24 Janar 1822 vdiq në Janinë, pasi u tradhtua. Pas vdekjes, koka e tij u dërgua në Stamboll, ku Turqit besonin që ishte “fat i madh” në luftë(si besuan dhe për shpatën e Gjergj Kastriotit).

Please follow and like us: