Albspirit

Media/News/Publishing

Virion Graçi: Prangat prej bronxi dikur

Prangat prej bronxi dikur
Te folën aq bukur për lirinë

Liria ishte atëherë një send prej zjarri
Që i mungonte dhomës tënde prej druri.

Kur të folën sërish
Ishe ndarë me dhimbje bronxi
Nga prangat e ngrohta prej nervash e mishi.

Dhe t’ u duk liria
Si një send prej druri
Që i mungonte dhomës tënde prej zjarri.

(V. Graçi, “San Valentino” 1993, f.58)

Please follow and like us: