Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Nelson R. Çabej: Në rrënjët Ilire dhe Indo-europiane të Gjuhës Shqipe

Shqipja është e vetmja nga gjuhët e pashkruara të Ballkanit të lashtë, trakisht, maqedonisht e dakisht, që ka mbijetuar deri sot. Por dokumentet e shkruara më të vjetra që njohim për gjuhën shqipe, formula e pagëzimit e Pal Engjëllit dhe fjalorthi shqip-gjermanisht i pelegrinit Arnold von Harff,na vijnë vetëm nga shekulli XV. Kjo është më vonë se tekstet e paratë gjermanishtessë lartë tëvjetër, që dalin në shekullin VI, të frëngjishtessë vjetër dhetësllavishtes kishtare (përkthimi maqedonisht i Biblës nga Cirili e Metodi) në shekullinIX, të kroatishtes e sërbishtes në shekullin XII, polonishtes në shekullin XIII, etj.Por, sidoqoftë, shqipja e shkruar dokumentohet para disa gjuhëve të tjera europiane si rumanishtja, letonishtja, lituanishtja,që dalin të shkruarasë pari nga shekulli XVII.

Vetë gjuha shqipe, fjalori i saj i trashëguar,ështëdëshmia mëe vjetër për prejardhjen dhe lashtësine e saj. Nëevolucionin e fjalëve e në strukturën e saj gramatikoreështë gdhëndur historia e saj sipas një kodivetiak, qëështë mishëruar në regullat e fonetikës dhe gramatikës së saj. Duke ndjekur evolucionin e fjalëve të shqipes deri në burimin e tyre më të hershëm indoeuropian të 5-6 mijë vjetëve më parë, gjuhëtarët kanë rindërtuarformat e njëpasnjëshme të atyre fjalëve deri në format e sotme shqipe, duke krijuar kështu një pamje të përgjithëshme tëlindjes dhe etapave të zhvillimit të saj.

Familja e gjuhëve indoeuropiane

Shqipja bën pjesë në familjen gjuhësore indoeuropiane, që përfshin thuajse tërë gjuhët e sotme të gjalla të Europës dhe disa gjuhë të gjalla e të vdekura të Azisë. Familja e gjuhëve indoeuropiane është studiuar më shumë e njohur më mirë se sa çdo familje gjuhësore e botës dhe deri me sot nuk ka qenë e mundur të provohet shkencërisht se ajo lidhet gjenetikisht me ndonjë familje tjetër gjuhësore.

Lindja e gjuhësisë indoeuropianerëndomështë lidhur me emrin e William Jones-it (1746-1794), ndonëse më shumë se një shekull para tij, studiuesi hollandez Marcus Zuerius van Boxhorn(1612 –1653) kishte ardhur në të njëjtin përfundim me të, se disa gjuhë të Europës dhe persishtja e indishtja e vjetër kishin dalë nga një gjuhë më e vjetër, tanimë e zhdukur. Nga fillimi i shekullit XIX deri në ditët tona, kjo ide nxiti një ortek studimesh të panjohur ndonjëherëmë parënë fushën e gjuhësisë, të cilati shpunë gjuhëtarët në përfundimin se të gjitha gjuhëte sotme dhe ato të zhdukura të Europës (veç baskishtes, hungarishtes,finlandishtes dhe estonishtes) dhe gjuhë të tjera të sotme (indishte e vjetër, persishte, etj.) dhe të zhdukura të Azisë, ishin bija të një gjuhe të vetme. Kjo gjuhë ishte folur nga një popull që, shumica e historianëve, gjuhëtarëve dhe arkeologëve besojnë të ketë jetuar mbi 6 mijë vjet më parë në një truall që shtrihej në stepat e Europës lindore, midis maleve Urale, Detit Kaspik dhe lumenjve Vollga e Don. Procesi i formimit të gjuhëve bija të asaj gjuhe nënë të familjes së sotme indoeuropiane mendohet të ketë nisur rreth 5 mijë vjet më parë

Ndër gjithë popujt indoeuropianë, ata që e shkruan të parët gjuhën e tyre, qysh në shekullin XVIII p.e.s., ishin hititët, një popull anatolian që jetonte në Turqinë e sotme e në Sirinë e veriut. Tre-katër shekuj pas tyre, rreth shekullit XIV p.e.s. datohet mbishkrimi i parë në greqishten e vjetër, i ashtuquajturi Linear B.

Sot gjuhët indoeuropiane përfaqësojnë grupin e gjuhëve më të përhapura të botës, me rreth 3 miliard veta qëi flasin ato si gjuhë të nënës dhe rreth 1 miliard – si gjuhë të dytë.

 

Shqipja në pemën gjenealogjike të gjuhëve indoeuropiane

I pari që u mor me prejardhjen e gjuhës shqipe ishte “Aristoteli i kohëve të reja”, por njëkohësisht edhe “një dijetar i hershëm i vërtetëi gjuhës shqipe”1filozofi gjerman Gottfried Wilhelm Leibniz (1646–1716), në përgjigje të një kërkese të Bibliotekës mbretërore të Prusisë për të dhënë një mendim se ç’ishte dhe nga vinte gjuha shqipe2. Me etimologjizimet e tij, mjaft të sakta për atë kohë, ai erdhi në përfundimin se shqipja ishte gjuha e ilirëve. Pastaj, në një punim të veçantë kushtuar shqiptarëve dhe shqipes, Josef Ritter von Xylander(1794-1854)gjithashtu arriti në përfundimin se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve, që ishin “të lidhur nga gjaku me trakët”3.Por vetëm nga mesi i shekullit XIX, gjuhëtari gjerman Franz Bopp (1791-1867), një nga themeluesit e gjuhësisë krahasimtare indoeuropiane, në një punim të veçantë kushtuar prejardhjes së gjuhës shqipe, vërtetoi përfundimisht se ajo bën pjesë në familjen gjuhësore indoeuropiane4.

Disa vite më vonë, nën ndikimin e frymës evolucioniste darwiniane, August Schleicher (1821- 1868), paraqiti skemën e parë të pemës gjenealogjike të familjes së gjuhëve indoeuropiane dhe përcaktoi vëndin e shqipes në të, krahas tetë gjuhëve të tjera indoeuropiane5. Sipas asaj gjenealogjije, të gjitha gjuhët indoeuropiane rrjedhin nga një burim i përbashkët, nga një gjuhë e stërlashtë indoeuropiane (indogermanische Ursprache).

Figura 1.Gjenealogjiae familjes së gjuhëve indoeuropiane (gjermanisht, lituanisht, sllavisht, keltisht, italisht, shqip, greqisht, iranisht, indisht), sipas Schleicher-it (1861).

Gjenealogjia më e re kompjuterike e familjes së gjuhëve indoeuropiane (figura 2),natyrisht,ndryshon nga ajo e Schleicher-it, ndonëse edhe ajo mbetet e bazuar në konceptin darwinian të evolucionit.

.

Figura 2.Një klasifikim i ri i grupeve të gjuhëve indoeuropiane në bazë të gjuhësisë kompjuterike. Në këtë gjenealogji, lidhjet më të ngushta të prejardhjes shqipja i ka me grupin e gjuhëve gjermanike.

Nga fundi i shekullit XIX indoeuropianisti gjerman Gustav Meyer, krijuesi i fjalorit të parë etimologjik të shqipes6, arriti në përfundimin se shqipja është gjuha bijë e një dialekti të Ilirisë së jugut, tezë që u mbështet edhe nga Paul Kretschmer-i7, një nga helenistët më të mëdhenj të të gjitha kohëve.

Shqipja dhe rruga e ardhjes së paraardhësve të ilirëve në Ballkanin perëndimor

Të gjithë popujt e sotëm indoeuropianëjanë përhapur në kontinentin tonë duke filluar nga mijëvjeçari i tretë deri në të dytin p.e.s., në një proces që njihet si indoeuropianizimi i Europës, me qëardhësit iu mbivendosën aty një popullsije të mëparëshme.

Shtegtimi i popullsive indoeuropiane ka ndodhur në kohën parahistorike, andaj për përcaktimin e periudhës kur erdhën në Ballkan paraardhësit e ilirëve mund të mbështetemi vetëm në të dhënat gjuhësore dhe arkeologjike. Josef R. von Xylander(1799-1854)8,e më vonë gjuhëtarë të tjerë, vunë re një numër të konsiderueshëm përputhjesh në fjalorin e shqipes dhe gjuhëve balte, që u përcaktuan si huazime nga njera tjetra. Ky fakt fliste qartë për një fqinjësi të dikurshme të paraardhësve të shqiptarëve me popujt baltë. Kjo hamëndje mbështetet edhe nga fakti që Eric Hamp e gjuhëtarë të tjerë e kanë futur shqipen në grupin veri-perëndimor të gjuhëve indoeuropiane9,10.Me që nëtërë periudhën historike këta popuj kanëqënëgjeografikisht të ndarë,është logjike tëmendohet se dikur gjatë shtegtimittë tyre të gjatë parahistorik, mbase disa-shekullor, drejt Ballkanit perëndimor, paraardhësit e ilirëve kanë qënë fqinj me popujt baltë. Në mbështetje të kësaj vjen dhe një e dhënë arkeologjike: rendi kohor i përhapjes nga veriu drejt jugut të kodërvarreve (një shënjë tipike dhe e pagabueshme e karakterit indoeuropian) në territorin e Ballkanit perëndimor e të Shqipërisë së sotme.

 

Ilirishtja si stad i mëparshëm i shqipes

Ilirishtja është një gjuhëpër të cilën nuk janë gjetur dokumente të shkruar dhe materiali bazë për studimin e saj janë:

– emrat e vëndeve dhe të njerëzve, që dalin në burimet e shkruara të lashtësisë,

– një numër fjalësh ilire qëna japin autorët e lashtë dhe

– rreth 300 mbishkrimet mesape të gjetura në Italinë e jugut (mesapishtja është një gjuhë ilire a një dialekt i ilirishtes, siç mendojnëthuajse njëzëri gjuhëtarët).

Nga studimi i këtij mateiali gjuhësorjanë zbuluar disa tipare gramatikore të përbashkëta të ilirishtes me shqipen e sotme. Kështu, psh., grupet e bashkëtingëlloreve indoeuropiane bh, dh dhe gh në ilirishtdhanë përkatësisht b, d dhe g, gjë që vihet re edhe në shqipen11,12. Si në ilirishten dhe  nëshqipen e sotme dallohet mirë ndrimi i o-së së theksuar indoeuropiane në-a-, formimi i shumësit të emrave mashkullorë me mbaresën -i (Scupi), dhe i atyre femërorë me -a(Scodra), apofonia e-o, prania e gjinisë asnjanëse të emrave etj., si dhe pozicioni unik i ilirishtes dhe shqipes midis grupeve kentum dhe satem të gjuhëve indoeuropiane.

Kur flitet për kalimin e ilirishtes në gjuhën shqip, nuk kuptohet një dukuri e befasishme, por një proces shekullor i evolucionit tësaj në drejtim të thjeshtimit të gramatikës dhe të fjalëve qëu intensifikua në Lashtësinë e Vonë. Periudha të tilla ndryshimesh të përshpejtuara njihen thuajse për çdo gjuhë tjetër dhe përcaktohen nga faktorë të brëndshëm e të jashtëm. Në rastin e kalimit nga ilirishtja në shqip, ndër faktorët e brendshëm janë prirja gjithësore e gjuhëve për të evoluar në drejtim të thjeshtimit të fjalëve dhe të gramatikës. Ndër faktorët e jashtëm specifike për evolucionine ilirishtes në shqip duket se kanë qënë:

  • Invadimi i fjalorit të ilirishtes me fjalë latine, për llogari të fjalorit të trashëguar të saj,
  • Ndikimi i latinishtes në fjalëformim,
  • Stresi social që shkaktuan ndër ilirët invazionet rrënuese barbare,
  • Reagimi vetëmbrojtës i nënvetdishëm ilir, qëu shpreh edhe në rikthimin në ritet e të parëve (varimi me pajisje) dhe artin primitive ilir, duke përfshirë shfaqjen e kulturës arbërore Koman-Krujë.

A do të mund ta kuptonim ne sot menjëherë një dokument të shkruar në ilirisht? Duke marrë parasysh që një grek i zakonshëm sot nuk e kupton dot një fjalim të Perikliut e as njëitalian një fjalim të Ciceronit, gjasat janë qëedhe një shqiptar sot nuk do ta kuptonte një tekst të shkruar në ilirisht. Ky pohim mbështetet edhe nga fakti se shqipja, si një gjuhë qëështë shkruar vonë, duhet të ketë evoluar më shpejt se greqishtja dhe latinishtja.

 

Fjalët e ilirishtes “kanë kaluar vetëm nëpër gojën e shqiptarëve”

Interes ka ngjallur prania e emrave turq, latinë, grekë, por sidomos sllavë të fshatrave të Shqipërisë. Interesi i disa studiuesve të huaj, sidomos të vëndeve fqinjë, ka qënë motivuar nga synimi për të nxjerrë një argument kundër autoktonisë së shqiptarëve. Por, siç ka theksuar me forcë Eqrem Çabej, në shqyrtimin e problemit të atdheut të lashtë të shqiptarëve rëndësi kanë vetëm emrat e vëndeve(qyteteve, maleve e lumenjve) që dalin në dokumente të lashtë. Emrat e fshatrave përgjithësisht nuk dalin në ato dokumente sepse,si regull, në Ballkan fshatrat janë vëndbanime relativisht të reja e të lëvizshmedhe, për këtë arsye nuk kanë vlerë për identifikimin etnik të banorëve të trojeve iliro-arbërore në Lashtësi.

Duke ndjekur evolucionin,deri në ditët tona, tëemrave të vëndeve ilire qëdalin në burimet e shkruara të Lashtësisë ne mund të kuptojmë se regullat fonetike të cilës gjuhë e kanë përcaktuar atë evolucion. Në vitet20-të tëshekullit XIX Bartold Georg Niebuhr (1776-1831)vuri re se emri i qytetit ilir Dimallum shpjegohej logjikshëm me fjalët shqipe di (dy) dhe mal, që përputhet edhe me vendosjen e qytetit mbi dy kodra13. Në po atë shekullvrojtime thellëshikuese rreth evolucionit të emrave ilirë të vëndeve në bazë të regullave fonetike të shqipes bënëudhëtari dhe studiuesi anglez William Martin Leake (1777-1860)14dhe helenisti Paul Kretschmer (1866-1956)15.

Me prurjen vetiake madhore, dhe duke bërë sintezën e arritjeve të albanologjisë, në vitet 60-70të, Eqrem Çabej provoi dhe i bëri të njohur botës shkencore se evolucioni emrave të qyteteve, maleve dhe lumenjve ilire të trojeve shqipfolëse, nga format e lashtësisë që dalin në burimet e shkruara greke dhe romake deri në format e tyre të sotme, ka ndodhur në pajtim të plotë vetëm me regullat e fonetikës historike të shqipes ose, siç shprehej ai, ato emra kanë kaluar vetëm përmes gojës së shqiptarëve. Me këtë provohej përfundimisht se, të paktën gjatë tre mijëvjeçarëve të fundit, në këto troje ka banuar vetëm popullsi iliroshqiptare.

Në këtë grup bënin pjesë 18 emra vëndesh ilirë, duke përfshirë emrat e qyteteve Ulqin (Oulkinion), Shkodra (Scodra), Drisht (Drivastum), Lesh/Lezhë (Lissus), Çamëria (Thyamis), Arta (Arachthos), Vlora (Aulon), Durrës (Durrachium), Shkup (Scupi), Shtip (Astibos), Nish (Naissus), Rush (Ragusium), Kunavia (Candavia), Pulët (Polatum), të lumenjve Ishm (Isamnus), Shkumbin (Scampinus), Mat (Mathis) dhe Mali i Sharrit (Scardus mons).

Kjo listë mund të zgjatet duke shtuar edhe emrin e fshatit Amonicaqë ka dalë nga Amantia, Ballësh nga Bulis, Bajkaj nga emri i vëndbanimit prehistorik epirot Baiake(Βαιάκη),në Delvinë,Butrint nga Buthroton(Βουθρωτόν),Domosdova nga Damastion (ΔΑΜΑΣΤΙΝΩΝ), Gjashta nga Onhesmus (Ὄγχησμος), Palokastër nga Panotë, Peqin nga Clodiana, emri i fshatit Zgërdhesh, rëzë të Malit të Krujës nga emri i vëndbanimit të lashtë ilir Skydreon(Σκυδρέωνπόλις), emri i lumit Erzen nga Ardaxanus, emri i malit Tomor nga Tomarus/Tmarus dhe Nemërçka nga Ameron16, emri i krahinës Dropull nga Adrianopolis17,18.

 

Një fjalorth i çmuar i ilirishtes

Në burimet e shkruara të lashtësisë dalin disa qindra emra vendesh (rajonesh, qytetesh vendbanimesh të tjera, malesh dhe lumenjsh), nga të cilat gjuhëtarët kanë nxjerrë njohuri të konsiderueshme për natyrën, evolucionin dhe lidhjet e mundshme gjenetike tëilirishtes me gjuhët motra indoeuropiane. Fakti që ende nuk janë gjetur mbishkrime në ilirisht (po të mos marrim parasysh mbishkrimet mesape), ka penguar krijimin e një ideje të kënaqshme mbi natyrën e saj.

Duke u nisur nga mosnjohja e mbishkrimeve, jo rrallë thuhet, madje edhe shkruhet, se ne ende nuk njohim fjalë të ilirishtes. Ky pohim është i pasaktë. Në të vërtetë, ne sot kemi mbi 20 fjalë ilire që dalin në burimet e shkruara të lashtësisë, madje në shumë raste edhe të përkthyera në greqisht e latinisht. Ky fjalorth i ilirishtes është një thesar i vërtetë për gjuhësinë shqipe, por edhe për problemet madhore të historisë së formimit të popullit shqiptar si pasardhësi i vetëm i fisit të madh të ilirëve.

Është metodologjikisht korekte që në këtë fjalor të përfshihen edhe disa dhjetra fjalë ilire të rikonstruktuara me anë të analizës gjuhësorenga emra të përveçëm ilirë dhe kjo do ta bëntemëtë dukshme marrëdhënien e bijërisë së shqipes nga ilirishtja.Në këtë shkrim po rendisim vetëm disa prej atyre fjalëve ilire.

*barba- ‘kënetë, moçal, lëgatë’. Del si elementi i parë i vëndemrit të përbërë Metubarbis/Metubarris ‘një ujdhesë në tokën moçalore në rrjedhjen e poshtme të Lumit Sava’19. Këtu bën pjesë edhe fjala brakheia (βραχεα) “tokë me ujra të cekta”, që del te Hesiku e që lidhet me maqedonishten e lashtë dhe shqipen bërrak (rrymë, vijë uji, prua, tokë kënetore). E njëjta rrënjë *barba gjëndet edhe në emrat e dy lumenjve ilirë Barbanna20, sot përkatësisht Buna në Shqipëri dhe Barbačina në Slloveni.

barden (βαρδἥν) “grua me barrë”. Leksikografi më i madh i lashtësise, Hesiku, thotë se “kështu quanin ambrakiotët gruan me barrë”21. Sipas Vittorio Pisani-t kjo fjalë ka dalë nga folja ilirishte *bhordịō– mbars, fekondoj.Nga ilirishtja këtë fjalë e ka marrë edhe latinishtja në termin equa bardia “pelëbarse ose (m)bratë”.

bilia ‘bijë’- del shumë herë në mbishkrimet mesape. Gjuhëtarët norvegjezë Sophus Bugge (1833-1907)22 dhe Alf Torp (1853-1916)23e lidhën me fjalën shqipe bijë/bilë. Fjala ilire biliaruhet ende sot e pandryshuar në formën bila në jug të Shqipërisë, në Çamëri dhe ndër shqiptarët e Greqisë e të Italisë.

brisa “vile rrushi”. Rrjedh nga PIE *bʰrūto-. Është ruajtur e pandryshuar në fjalën shqipebërsí24. cleves- ‘i famshëm, i dëgjuar ’. Del si përbërës i dytë i emrit vetjak ilir Vescleves. Buron nga PIE k̂leu̯es ‘lavdi’. Nga po kjo rrënjë ka dalë fjala shqip quaj (në formën e vjetër dhe në dialekte të sotme kluoj) ‘quaj, thërres’.

brokalietai(μπροκαλιέται) përdoret sot në Epir për “britmat e fëmijve ose pëllitje e kafshëve”. Është ruajtur nëfjalën shqip bryleket/bërlyket‘pëllet’25.

dalm ‘dele’. Kjo fjalë përbën rrënjën e emrit të qytetit Dalmion që, sipas Strabonit kishte kuptimin e deles26. Sot kjo fjalë ilire del në një numër fjalësh shqip, të tilla si emrat dele/delme, delm-ar ‘bari delesh’ mbiemri (i, e) delm-ur ‘prej deleje, i deles’. Xylander ka regjistruar edhe emrat delmer and delmuar ‘bari delesh’. Në malësinë e Shkodrës del në formën delme dhe në Gjirokastër përdoret ende fjala (i, e) delmur“prej deleje”. Emra të tjerë vëndesh, që kanë dalë nga e njëjta rrënjë, *dalm, në territorin e Shqipërisë janë Delbnisht, fshatnë rrethin e Krujës, emëri i qytetit Delvinëdhe i një fshati në rrethin e Përmetit, si dhe fshatidikur shqipfolës, Delvin-aq, në Republikën e Greqisë26.

darda ‘dardhë’. Del në emrin e fisit të madh ilir të dardanëve. von Hahn-i gjeti në emrin Dardania fjalën shqipe dardhë15. Ky shpjegim është pranuar thuajse njëzëri nga gjuhëtarët, duke përfshirë Gustav Meyer-in, që e përkthen emrin dardan “kultivues i dardhëve”27. E. Çabej e nxjerr këtë fjalë nga rrënja indoeuropiane *dhorgh-28.

deuadai(Δευάδαι) lidhet me emrin e një rituali shi-ndjellës në Shqipërinë e jugut. Fjalën deuadai Hesiku e përkthen “satir i ilirëve” (Δευάδαι οί Σάιοι ὑπ’ Ίλλυρίων). Kjo fjalë është trashëguar në fjalën shqipe dodo-le/dodo-lec, që përshkruan këtë ritual shi-ndjellës29.

in-θidel në mbishkrimet mesapee do të thotë edhe, që duket së vjen nga një protoindoeuropiane kwe30. Bie në sy ngjashmëria më lidhsen shqipe dhe e me një formë më të hershme të saj,ende.

brendon (βρένδον) Këtë fjalë të mesapishtes Straboni e ka përkthyer κέρασινἐλάφου ‘brirët e drerit’31kurse Hesiku e përkthente dre (ἐλάφου)32.Kjo fjalë është trashëguar në fjalën shqipe bri, që ka dalë me rotacizëm nga një bazë *brin33.

gnosco(γνώσκω) njoh. Trashëguar në foljen shqipnjohme ndrimin e regulltgn>njtë shqipes dhe ndrimin e stërlashtë tëskh.

grabātus“dru lisi”. Nga ilirishtja kjo fjalë ka hyrë edhe në greqishten e vjetër krabatos (κράβατος)e në latinishtgrabātus– shtrat34,35.

*lugeumfjalë ilire, e rindërtuar nga vëndemri ilir Lugeon. Lidhet me fjalën shqipe i (e) lagët. Vëndemri Lugeum përmëndet nga Straboni. Gustav Meyer-i e afronte këtë me fjalën lituane liũgas ‘kënetë, moçal’ dhe me ilirishten e rindërtuar *lugas (m) ose *luga (f), nga e cila ka dalë fjala shqipe lëgatë36.

mal ‘mal’. Del te Tit Livi37si përbërës i dytë i emrit të qytetit ilirDi-mallum, në jug të Shqipërisë. Niebuhr-i ishte i pari që e lidhi emrin e këtij qyteti me fjalët shqipe di/dy dhe mal, si një qytet të ndërtuar mbi dy kodra13. Fjala është trashëguar e pandryshuar në fjalën shqipemal.Ende sot, në afërsi të Filatit tëÇamërisë(Republika e Greqisë) ka një emër vëndiDimale38,39.

mandos– fjalë ilire për një lloj kali të vogël, nga *menda ‘pelë’40. Lidhet me fjalën shqipe mëz/maz/manz e më tej me foljen mënd (i jap sisë të pijë)41.

manu (μάνυ) ‘i vogël’.Sipas Hesikut, këtë fjalë e përdornin epirotët e fisit të atamanëve42.Ajo është trashëguar në shqip në formënmang“i vogli i një zogu a kafshe”’ dhemanun “qengj pirës”43,44.

met(u)‘midis’. Jokl-i e ka lidhur këtë me fjalën e sotme shqip mjet. Nga ilirishtja metu është zhvilluar forma protoshqipe *meta dhe forma e sotme mjet (në kuptimin midis, ndër-mjet). Kjo rrënjë gjëndet edhe në dy vendemra Mesaplik në Shqipërinë e jugut.

*murs – fjalë ilire45për kënetën prej së cilës kanë dalë emrat e qyteteve ilire Mursadhe Mursella, në Panoni. Fjala ilire është ruajtur në epirotishten e sotme mursa (μουρσα) ‘gropë, vënd i ulët’. Këtë emër, Mursia, mban edhe sot një fshat në rrethin e Sarandës, që gjëndet në një vënd të ulët e të rrethuar nga kodra/male.

peliai (πέλιαι) ‘plaka’. Kjo fjalë del te Straboni, i cili e përkthen greqishtsi gerontes46.Fjala peliai është trashëguar në fjalën shqipe plakë<*p(e)laka47 (pela + prapashtesa shqipe -ak).

rhinos(ῥιvός) ‘mjegull’. Del në shprehjen iliro-mesape të fisit të oenotrëve rhinos (ῥιvός) (përkthyer greqisht si ἀκλύς ‘errësirë’). Prej saj ka dalë fjala shqipe re/ (ren in dialektin e vjetër geg) dhe vrën48‘errëson’, që nga ana e saj ka dalë nga ilirishtja *ṷren[1]< PIE *eregw-(es-) ‘i errët’49.

sabaia/sabaium/sabaiusështë emri i një pije ilire, që rrjedh nga rrënja PIE sap-/sab- ‘shijon, lëng’50. Ky emër është huazuar edhe në latinishte dhe ka mbijetuar deri në italisht në format zabaglione/zabaione (me prapashtesën italishte -one) – një ëmbëlsirë ose pije me shkumë. Fjala ilire është ruajtur deri në shqipen e sotme në formën shap, si një eufemizëm për të përshkruar një sëmundje ngjitëse të dythundrakëve shtëpijakë dhe të egër (aphtha epizootica).

sibina – Kjo është fjala ilire për shtizën e gjahut. Fjala ilire kaloi dhe në latinisht (sibyna) dhe në greqisht sibyne(σιβυνη) dhe mendohet të jetë trashëguar në shqipen thupër/thupën.

*taulantështëfjala ilire për dallëndyshen, që del në emrin e fisit ilir të taulantëve (Ταυλάντιοι) dhe është përkthyer nga Stefan Bizantini si helidonët (Χελιδονίοις)51. Anton Mayer ishte i pari që vuri re lidhjen midis emrit etnik të taulantëve dhe fjalës shqipe dallëndyshe.

sica (sicca) Kjo fjalë ilire shfaqet për herë të parë te poeti latin Ennius, si një armë e ushtarëve ilirë52. Fjala ilire është ruajtur e pandryshuar në fjalën shqipe thika (me ndrimin e regullt s > th)53.tergitio – fjalë ilire për tregtarin që, në një mbishkrim ilir, është përkthyer latinisht si negotiator. E njëjta rrënjë terg gjëndet në një numër emrash të vëndeve ilire, si Tergste (Trieste), Tergolape ‘treg i vogël në ujë’ (Tabula Peutingeriana) afër Salcburgut, në Austri dhe Opitergium54(Oderzo) nërajonin e Venetikut, por dhe në emra fshatrash të Shqipërisë si Treg, Tregan (rrethi i Elbasanit), Tregishte dhe Tregtan (rrethi i Hasit, Kukës).

*teuta- fjalë ilire që, në këtë formë të pandryshuar indoeuropiane tregon popullin ose fisin. Del në emrin e mbretëreshës ilire Teuta. Vjen nga PIE *teutā ‘turmë, popull, fis’ (zgjerim me –t- i formës *tēu-, *tǝu-turmë, popull’). Rrënja ilire mund të jetë ruajtur në emrin vetjak dhe patronimikun Toto në Labëri.

ulk – fjalë ilire që është ruajtur e pandryshuar në shqipen e sotme në format ujk dhe ulk55(kjo e fundit dialektore në rajonin jugor të Shqipërisë së jugut, në Çamëri, dhe ndër arbëreshët).

ur-/our-Kjo fjalë dëshmohet si përbërësi i dytë iemrit tomaruri (tomarouroi) ‘rojet Tomorit’. Straboni e përktheu këtë me fjalën e greqishtes së lashtëtomarophylakes (τομαροφύλακας)56, ku përbërësi i dytëphylakes (φύλακες) do të thotë rojet. Përbërësi i dytë-our(ur)i fjalëstomaruri është trashëguar në fjalën e shqipes së sotme rojeqë rrjedh nga folja ru-aj,që, nga ana e saj, ka dalëngaforma e rindërtuarprotoshqipe *uronionga e cila regullisht përmes *roniō dhe *ruanj ka dalë forma e sotme ruaj57.

*vend – fjalë ilire (e rindërtuar) e trashëguar në shqipen, që gjëndet në rrënjën e emrit ilir të vendit Vendum (Avendone dhe Οὐένδιον), që gjëndej në truallin e japodëve ilirë (Kroaci). Këtë shpjegim e dha së pari von Hahn58. Tomascheku e lidhi edhe me një tjetër emër vëndi, Vendenison (Οὐένδένίςον), në Dardani.

Zis – emri i kreut i perëndive iliro-mesape, gjetur në Auxentum (sot Ugento në Puglia, Itali e jugut). Duke mbajtur parasysh lidhjet gjuhësore iliro-mesape, ka të gjarë që Zis të jetë ndajgjegjësi mesap i kreut të perëndive ilire, Dei (Dei paturos/ Δειπάτυρος), që del në Leksikonin e Hesikut59.

Fjalët e mësipërme ilire, të nxjerra nga burimet historike, përgjithësisht janë shpjeguar nga gjuhëtarët me shqipen ose janë trashëguar në shqipen e jo në gjuhë të tjera të lashta të Ballkanit, si greqishtja, maqedonishtja, trakishtja ose dakishtja.

Fakti që të gjitha fjalët ilire që dalin në burimet e Lashtësisë janë shpjeguar vetëm me shqipen ose janë trashëguar vetëm në shqipen është një provë madhore e padiskutueshme e bijërisë ilire të shqipes.

Please follow and like us: