Albspirit

Media/News/Publishing

Nora Malaj: Sos! bullizmit të të moshuarve!

Fotografia e Nora Malaj

Në ditën ndërkombëtare të luftës kundra abuzimit të të moshuarve

 

Nesër është dita ndëkombëtare e luftës kundra abuzimit të të moshuarve. Në prag të kësaj dite, sot, ndonëse vapa dhe në një klimë tejet të nxehtë politike, si asnjëherë më parë, në mjediset e UET së bashku me ASAG (Shoqerinë Shqiptare për të gjitha moshat) u organizua dita e ndërgjegjësimit për luftën kundërbullizmit të të moshuarve!
Varfëria që ka pllakosur Shqipërinë dhe plakja që tashmë vendin tonë po e rendit në shifra të frikshme, ikja masivisht e moshës më aktive të shqiptarëve dhe lënia në mëshirë të fatit e kësaj moshe dhe abuziviteti e bullizmi që faktkeqësisht po e shoqërojnë ketë moshë, janë këmbanat e alarmit që po bien për fatin e të moshuarve dhe ditët e vështira që ata po kalojnë!
Nderi dhe vlera e një kombi fillojnë te fëmijët e përfundojnë te të moshuarit, ka thënë Linkolni.
Pyetja sesi po sillet sot shoqëria shqiptare me të moshuarit e saj, është një temë tabu, që ende nuk po diskutohet publikisht. Askush nuk po mendon për moshimin dhe kujdesin e saj. Kjo tregon se shteti që kemi ndërtuar është shumë larg të qenit shtet social.
Sot vetëm një pjesë shumë e vogël marrin shërbimet e dedikuara apo pranohen në shtëpitë e moshave të treta, që lënë ende shumë per të dëshiruar e që janë ende jashtë standarteve.
Ende ekziston diskriminim ndërmjet të moshuarve që janë me të ardhura minimale ose pa të ardhura fare dhe atyre që kanë mundësi për t’u ndihmuar nga fëmijët e tyre, për të përballuar pleqërinë e thellë.
“Shoqëria e tregon fytyrën e saj sesi sillet kundrejt të moshuarve “është një paralajmërim dhe një ndërgjegjësim për të përmiresiar situatën e sotme e për t’u përgatitur për të ardhmen!
Sot kujdesi për të moshuarit nuk duhet “të lihet në hije”, por duhet të krijohet tregu i punës për krijimin e profesionit të kujdestarit, si profesionist dhe shërbimeve të dedikuara për këtë moshë.
Në fjalën e saj e madhja Tinka Kurti, nëpermjet vargjeve të Nënë Terezës e rolit të saj të jashtëzakonshëm në filmin e fundit dedikuar dramës së kësaj moshe, sesibilizoi të rinjtë studentë duke treguar dhe rrëfyer jetën e saj, ndonëse e vetmuar, por aktive e vitale në mbrojtje të të drejtave të njeriut.
Ky model frymëzimi, i cili u shfaq dhe te fjala e zonjës Pirdeni, e cila demostroi se mosha është vetëm numër , por sfidat e moshimit janë për të gjitha moshat.
Iniciativa të përgatisim shoqërinë për moshimin, duke krijuar një sjellje ndryshe karshi problemit të moshimit e duke i kthyer qendrat universitare, si mjedise ku nxitet vullnetarizmi, mendimi ndryshe për të hapur dhe krijuar kurrikula të reja me bazë moshimin, ishin idetë e reja që u hodhën sot në këtë ditë ndërgjegjësimit.
Shoqëria bëhet e bukur, kur të gjitha palët së na bashku punojnë për të mirën e njerëzimit!
Të moshuarit janë aseti me i madh i shoqërisë, që duhen trajtuar me dashuri, vlerësim e përkushtim!
Faleminderit të gjithë atyre që kontribuojnë për të ndërtuar shoqërinë e vlerave, për gjeneratën e re, pa barriera moshore dhe pa bulizëm social!

Fotografia e Nora Malaj

Fotografia e Nora Malaj

Fotografia e Nora Malaj

Fotografia e Nora Malaj

Fotografia e Nora Malaj

Please follow and like us: