Albspirit

Media/News/Publishing

Kleves Bitro: Mesazhet e vizitës së kryediplomatit amerikan në Ballkan

Image result for pompeo ne ballkan
Vizita e Mike Pompeo si Sekretar i Politikës se Jashtme Amerikane, pra si Ministër i Ministrisë së Jashtme Amerikane, në Shkup dhe Athinë duke anashkaluar Shqipërinë, tregon notën që SHBA i ka vënë qeverisë Rama. Me sfond marrëveshjen e Prespës dhe perspektivës inkurajuese drejt BE të shtetit të Maqedonisë se Veriut, amerikanët e kanë vlerësuar si të besueshëm shtetin e vogël të ish Jugosllavisë, madje duke i njohur merita të stabilitetit në Ballkan.

Po kështu, vizita e Mike Pompeo sot në Athinë, tregon dëshminë e lënies së Greqisë si violinë e parë në çështjet ballkanike. Greqia i ofron SHBA marrëveshjen e re për bazat amerikane në territorin grek, (porti i Aleksandropolit afër me Turqinë)në shkëmbim të teknologjisë së armatimit me futjen edhe të aeroplanëve pa pilot, pra dronëve ushtarakë, si pjesë e forcave të armatosura greke plus shpresën e shtetit grek se në një përplasje të mundshme ushtarake me Turqinë, amerikanët do ndërhynin deri në njëfarë mase. Po kështu Greqia ka lidhur aleancë me Izraelin dhe Qipron si kundërpeshë ndaj Turqisë duke qenë se kohët e fundit ka mjegull në marrdhëniet e SHBA me Turqinë.
Vetëm Shqipëria e qeverisur nga Rama as që figuron në interesat e kësaj vizite të Mike Pompeo. Qeverisja e Shqipërisë as negociatat i hap dot po as Mike Pompeon nuk e bind dot, qoftë edhe për disa orë kortezie në Tiranë. Pafuqia e Ramës për të ftuar miq të vërtetë lidhet me paaftësinë fenomenale të tërheqjes së kapitaleve dhe politikave serioze botërore në Shqipëri. Rama ofron vetëm krim elektoral dhe marrëveshje droge, gjëra që askujt nga bota e civilizuar nuk i intereson. Rama nuk ka mundësi, fuqi, dëshirë që të ftojë Mike Pompeo në Shqipëri. Rama ka vetëm dështakët e krimit si rreth shoqëror…

Please follow and like us: