Albspirit

Media/News/Publishing

Procesi: 3K/1988, një roman që duhet lexuar

Bislim Ahmetaj

Unë e kam jetuar romanin Procesi: 3K/1988.

Jam personazh i tij si shumë prej njerëzve që do të jenë sot në këtë sallë, më vonë para disa vitesh e kam lexuar në dorëshkrim dhe së fundi para një jave e kam përbi të printuar, pas disa ndërhyrjeve të përsosura stilistikore dhe gjuhësore që ka ba autori në variantin që kemi sot në duar. Gjatë leximit të fundit që zgjati rreth shtatë orë shpesh herë më janë mbushë sytë me lot, herë të tjera ato më kanë rrjedhur deri në qafë, siç ka momentë kur kam marrë frymë thellë e ndonjëherë gati mu ka ndalë fryma.

Në këtë tekst letrar ka çaste kur ndjehesh krenar, siç bie në humnera që të vjen turp që ke jetuar në atë sterrzezë. Ky roman është historia e brezit tonë studentor të viteve 88-92, kam thënë e vazhdoj të them me përsistim që duhet lexuar prej të gjithë atij brezi studentor. Por me ditë kam krijuar një bindje që ky roman duhet lexuar edhe prej grupeve të tjera moshash dhe interesash.

Këtë roman duhet ta lexojnë në shënjë pendese edhe ata që kanë tentuar të na i vrasin ëndrrat për liri dhe demokraci njëlloj si para ’90 edhe këto vite të stërgjatura tranzicioni. Por gjithashtu ky është edhe libri i atyre që na e ushqyen shpresën që liria mund të jetë e dënuar me burgime të gjata por jo të përjetshme. Ky është një roman që e meriton plotësisht autorin që ka. Të përgëzoj vëllai im shkrimtar…

Fotografia e Bislim Ahmetaj

Fotografia e Bislim Ahmetaj

Please follow and like us: