Albspirit

Media/News/Publishing

Alketa Vejsiu, një nga 10 vajzat që do të prezantojnë me Amadeus, festivalin e Sanremos

Sanremo 2020 është gati! Vetëm pak minuta më parë, drejtuesit artistik dhe organizatorët e edicionit të 70-të të festivalit kult të muzikës në Itali dhe Europë, zbuluan të ftuarit special, skenografinë, si dhe emrat prestigjioz që do t’i bashkohen madhështisë së këtij kompeticioni artistik.

Mes tyre, e konfirmuar zyrtarisht përmes Amadeus dhe konferencës për shtyp është edhe Alketa Vejsiu! Ajo do të ngjitet në skenën e teatrit “Ariston” në krahë të Amadues dhe Georgina Rodriguez, bashkëshortes së yllit të futbollit Cristiano Ronaldo. Mes 10 grave të famshme nga e gjithë bota, Alketa Vejsiu do të jetë një prej tyre si e ftuar në natën e tretë të Sanremos.

https://www.classlifestyle.com/news/40697/alketa-vejsiu-nje-nga-10-vajzat-qe-do-te-prezantojne-me-amadeus-festivalin-e-sanremos/?fbclid=IwAR1feEET1uGIilO1YBEZlNU9V7JndrXPyF9G5H-GKElxJDsc0JfK3zSfP3c

Please follow and like us: