Albspirit

Media/News/Publishing

Libri i Ermira Babamustës konstaton se Qeverisë së Kosovës më shumë i besojnë të huajt se shqiptarët

Libri i Ermira Babamustës konstaton se Qeverisë së Kosovës më shumë i besojnë të huajt se shqiptarët

https://www.amazon.com/dp/1734935405?fbclid=IwAR15YjTG7aR5xmxnBAm4_psKpU56jDeUN8Ir_lDHYYZRPjHaDUliZaxseWc

Ka dalë nga shtypi libri akademiko-shkencor në anglisht “Besimi politik në Kosovë” (Political Trust in Kosovo), i autores Ermira Babamusta, me shitje në SHBA, në Angli, në Gjermani, në Francë, në Spanjë, në Itali, në Japoni dhe në Kanada.

Babamusta ka kryer dy hulumtime në Kosovë, ku ka marrë të dhëna origjinale me pyetësorë enkas për ekspertët. Në vitin 2012-2013 kanë marrë pjesë 220 pjesëmarrës dhe 40 të tjerë në vitin 2017-2018 për të bërë krahasimet e ndryshimit të perceptimeve të publikut mbi nivelin e besimit politik në Kosovë.

Pjesëmarrësit në pyetësorë janë zyrtarë dhe ekspertë nga 10 fusha kryesore, përkatësisht: Asambleja e Kosovës, Qeveria e Kosovës, Forcat e Sigurisë, Ministria e Diasporës, Ministria e Kulturës, Sportit dhe Rinisë, OKB-ja, BE-ja, NATO-ja, media/TV dhe profesorë nga Universiteti i Prishtinës dhe Instituti Albanologjik.

Libri i kushton vëmendje periudhës para pavarësisë dhe pas pavarësisë së Kosovës, duke analizuar besimin politik nacional dhe internacional në shtatë fusha të besimit politik: (1) besimi në qeveri, (2) besimi në politikanë (liderët në Kosovë, si presidenti dhe kryeministri ), (3) në sistemin ligjor (gjykata lokale dhe Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë – KSC), (4) besimi në polici (Policia e Kosovës, KFOR), (5) besimi në organizata ndërkombëtare (BE, OKB), (6) besimi në shtete të tjera/ambasada (Ambasada e Amerikës, lidhjet diplomatike me jashtë) dhe (7) besimi në medie/TV.

 Rezultatet tregojnë një ndryshim të dukshëm midis besimit politik në institucionet vendore nga ato ndërkombëtare. Saktësisht, vetëm 30% kanë besim në gjykatat vendore në Kosovë, duke e krahasuar me 70% besim në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë për vitin 2018. Ndërsa shqiptarët si në vend dhe ata me vendbanim jashtë shtetit kishin të njëjtin nivel të mosbesimit në Qeverinë e Kosovës. Kurse të huajt treguan një nivel më të lartë të besimit në Qeverinë e Kosovës në krahasim me shqiptarët.

 

Edhe pse raporti i studimit tregon një nivel të ulët në Qeverinë e Kosovës, studimi zbulon se Ambasada Amerikane (70%) dhe Policia e Kosovës gëzojnë besimin më të lartë. Nga institucionet e huaja NATO-ja mori përqindjen më të lartë të besimit politik me 84%, e vijuar nga BE-ja me 77% dhe nga OKB-ja vetëm me 51%.

Libri është në dispozicion të lexuesve dhe mund të porositet në “Amazon” si botim shtypi dhe Kindle. Ndërsa versioni digjital “eBook “(formati PDF) mund të shkarkohet direkt nga uebfaqja e “NY Elite Press” në www.nyelitepress.com. Autorja planifikon që së shpejti ta botojë edhe në shqip për organizatat, studentët dhe akademikët në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.

Libri është një studim shkencor 10-vjeçar dhe trajton pyetjen: “Cilët janë faktorët që ndikojnë besimin politik në një demokraci tranzicionale?”, duke trajtuar Kosovën si rast studimi./zeri/

https://zeri.info/aktuale/348515/libri-i-ermira-babamustes-konstaton-se-qeverise-se-kosoves-me-shume-i-besojne-te-huajt-se-shqiptaret/?fbclid=IwAR1AtuRmBej_Rtcq24vzhZGHRm3e505D26hdCOi3CL9PLTDSP5w9Nqvb_1o

 

Please follow and like us: