Albspirit

Media/News/Publishing

Çerçiz Loloçi: Disa rreshta për Teatrin Kombëtar

Çerçiz Loloçi: Shqipëria dridhet, qeveria krihet - Albspirit

Çerçiz Loloçi

Padyshim se historia e shembjes ose jo të Teatrit Kombëtar (TK) ka tërhequr më shumë se gjithçka vëmendjen e opinionin publik shqiptar, brenda dhe jashtë vendit.  Godina tashmë është shembur dhe natyrisht përgjegjëse e drejtpërdrejt është maxhoranca aktuale apo thënë më mirë, njeriu i gjithpushtetshëm (kryeministër, kryebashkiak, kryegjyqtar, kryepërmbarues dhe shumë kreje të tjera) është vetëm Edi Rama. Logjika e do që në këto raste tehu i kritikave, jo vetëm i opozitës, por edhe i njerëzve publikë e mediave (që s’kanë lidhje me fondet publike) të jetë kundër një njeriut, sigurisht edhe kundër marionetave që u përdorën, këshilli bashkiak që votoi si në komunizëm, maxhoranca parlamentare dhe aktorë të tjerë, përfshi edhe trupin diplomatik.

Por ndërkohë pati edhe një dukuri tjetër, të shëmtuar, tipike bolshevike, kur çingijet e partisë së maxhorancës iu turrën me fyerje, denigrime qëndrestarëve apo artistëve që ishin grupuar te Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe nga ana tjetër skuadrat shpifëse të opozitës që u anagazhuan për të përbaltur emrat që u përdorën nga qeveria për shembjen e godinës.

(Për fat të keq në këtë vorbull rashë edhe unë duke tërhequr vëmendjen për çingije partie që doli kundër një artisti të famshëm, por shpejt e hoqa me rekomandimin e miqve sepse në një farë mënyre isha bërë pis edhe unë nga ky njeri kaba me shkollë nate. Natyrisht unë i përbuz të gjithë njerëzit që duan të jenë publikë, por janë pa tru, pa shkollë, analfabetë, s’kanë lexuar asnjë libër, s’kanë parë një shfaqje, më së shumti përdoren si lolo, s’kanë vizituar asnjë ekspozitë, një lloj klubi diarreje dhe bëhen një kontigjent i përhershëm shpifësish pranë partive. Është kjo një mënyrë për të pasur gjithmonë një punë shteti dhe zvarranikë të tillë kemi pasur dhe do të kemi përherë, madje statusi i këtij zvarritësi kundër meje pëlqehej vetëm nga shtabi i partisë, njëri më i pashkollë se tjetri apo nga ata që kanë universitetin, por kanë bërë vetëm 8-vjeçaren).

Natyrisht se godina e TK nuk është nga më të mirat e trashëgimisë sonë kulturore, por nëse dikush është i interesuar për të ditur se çfarë ka ndodhur me trashëgiminë tonë në tri dekada ju rekomandoj një shkrim profesonisti të Shpend Bengut. (https://alb-spirit.com/2020/05/23/barbaret-mesime-nga-hegel-ne-1831-per-cfare-ka-ndodhur-ne-shqiperi/)

Personalisht kam qenë kundër shembjes së godinës së amortizuar të TK dhe në portalin që editoj kam vënë pa kufizim të gjitha zërat kundër, shqiptarë dhe të huaj, (asnjë zë qeveritar ose proshtetëror) duke menduar se ai mund të rikonstruktohej e të mbetej si muze me mision të dyfishtë: Arti që u bë nën diktaturë dhe gjyqet e tupshme popullore kundër të ashtuquajturve ‘armiq të klasës’. Mendoj se atje kurrsesi nuk mund të bëhej më teatër. Përbri tij mund të ngrihet një teatër madhështor edhe si homazh për artin me sakrifica nën diktaturë, por edhe sepse koha e sotme e kërkon një gjë të tillë. Vetë Teatri Kombëtar, ata kundër dhe pro duhej gjithashtu të bënin një distancim me veprat kriminale që janë vënë në skenë dhe nga kjo nuk do humbiste asgjë.

Fabula e rrafshimit të godinës së TK është fare e thjeshtë; nëse opozita dhe dashamirësit e TK do të bëheshin një masë e madhe njerëzish kur dihej botërisht dita i shembjes, edhe policia nuk do ndërhynte, por do gjente një moment tjetër. Justifikimet e tjera janë pallavra dhe politika majtas e djathtas është bashkëpunëtore në këtë akt.

Shqetësimi im më thebësor në këto tre dekada të demokracisë ka qenë mosballafaqimi ose ballafaqimi i paktë i TK dhe i dhjetra artistëve të popullit apo artistëve të merituar me artin që bëhet në vendet fqinje dhe për këtë mendoj se kanë punuar keq të gjitha qeveritë, shpesh edhe me ministra të papërshtashëm ose aksidentalë. Ndryshe nga letërsia, muzika, piktura, opera, gjini të tjera të artit, me TK kjo gjë nuk ka ndodhur ose ka ngjarë shumë pak. Përkundër tij ka ndodhur një hop i rëndësishëm në kinematografi, nëse kohë më parë filmat shqiptarë ishin të pranishëm në kinematë e kampit ish-socialist, tashmë ato nuk janë thjesht në listat e parjes nga komisionet, por janë përfshirë në evente europiane e botërore.

Bertold Breht: ANALFABETI POLITIK

Azem Shkreli: KOHA E KRYMBAVE

Please follow and like us: