Albspirit

Media/News/Publishing

NËNPREFEKTURA E PREFEKTURËS SË PEJËS- TUTINI (3)

Ali DACI (@AliDACI4) | Twitter

Shkruan: Ali Daci

Pjesa e tretë

 

TOGER XHEMAIL KONICA, KOMANDANT I FORCAVE VULLNETARE SHQIPTARE NË RRETHIN E TUTINËS

Lufta heroike për Shqipëri Etnike e nacionalistit dhe komandantit Xhemail Konica më shokë dhe kontributi i tij për çlirimin e trojeve shqiptare nga okupimet çenike e sllavo – komuniste është pak e njohur ndër studiuesit e historisë shqiptare. Xhemail Konica u lind në vitin 1910 në fshatin Konicë ( Koniç)- në afërsi të Tutinës. Si duket vëllazëria Konica – sipas këtij llagapi e kishte pagëzuar edhe fshatin e lindjes se këtij atdhetari e patrioti, e që serbët e asimiluan ne Koniçan, kurse banorët e këtij fshati i quajtën (Koniçanin). Xhemaili u rrit me mundime në një familje patriarkale shqiptare, por sipas pleqve të Tutinës, ai që në fëmijëri u dallua për zgjuarsi e shkathtësi. Tutini, kjo trevë që shtrihet në krahun e majtë të rrjedhës se lumit Ibër, kishte një ngecje të madhe në zhvillimin e tregtisë, bujqësisë dhe se aty mezi mbijetohej. Asimilimi kishte përpirë shumë familje shqiptare dhe së gjuha shqipe po impulsonte me vështirësi në vatrat shqiptare.

Xhemaili në moshën 28 vjeçare kërkon punë dhe atë e gjen në burgun e qarkut në Pazar të Ri. Aty punon gati dy vjet si gardian. Duke i parë padrejtësitë dhe torturat e mëdha që pushteti serb po i aplikonte ndaj të burgosurve të shumtë shqiptarë, Xhemaili nisë t’i kundërvihet kësaj padrejtësi duke u dal në ndihmë shqiptarëve të burgosur që vuanin dënimet vetëm e vetëm se ishin shqiptarë. Pushteti serb vuri në shënjestër Xhemailin dhe se bashku me të burgosurit organizon një atentat ndaj këtij burri. Në përpjekje për vetëmbrojtje, Xhemaili vret një nga të burgosurit serb dhe plagos disa koleg gardian serb të implikuar në tentimvrasjen ndaj tij. Duke e ditur mirë se para organeve të drejtësisë serbe kurr nuk mund ta argumentonte pafajësinë e tij, Xhemaili i vishet malit dhe del komit. Kjo ndodhi në prag të kapitullimit të Jugosllavisë monarkiste dhe fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Pas kapitullimit të Jugosllavisë monarkiste dhe pushtimit nga forcat nazi-fashiste, i tërë Sanxhaku po thuajse ishte nën okupimin italian e nga mesi i qershorit nën këtë okupim ndodhet edhe nënprefektura e Tutinit. Forcat italiane këtë zonën të okupimit, këtë pjesë të Sanxhakut ia bashkëngjisin Malit të Zi më qëllim që ta administronin më lehtë, pra rrethin e Tutinit i cili i takonte Dukagjinit, gjegjësisht Shqipërisë Etnike. Në anën tjetër Gjermanet mbanin Pazarin e Ri deri në Dugo Polanë. Në rrethinën e Tutinës, Xhemail Konica organizon forcat vullnetare shqiptare për vetëmbrojtje në pajtim më qeverinë shqiptare dhe më këtë organizim kombëtare ai bëhët edhe simbol i qëndresës shqiptare në këtë anë. Për nënprefekt të nënprefekturës së Titinit u caktua Mustafë Ali Presheva, kurse zëvendës i tij u emërua Arif Torbiqi, njeri nga besnikët dhe miqtë e ngushtë të Aqif Blytës. Për kryetarë të komunës së Tutinës u zgjodh Fehim Hamzaga. Po në këtë kohë edhe në Senisë qeveria shqiptare themeloi administratën e vet dhe për prefekt emëroj patriotin shqiptarë Omer Çingiqin, për kryetar komune Mehmet Qosen, ndërkaq shef të xhandarmerisë shqiptare Rexhë Kugiqin. Është fakt historik se Xhemail Konica kishte veshur uniformën e ushtrisë shqiptare dhe nga ministri i punëve të brendshme Xhafer Deva ishte graduar me gradën e togerit. Kjo ishte mundësia e vetme që populli i kësaj ane të mbrohej ushtarakisht nga forcat çetniko – partizane sllavo-komuniste. Uniforma e ushtrisë shqiptare në trupin e Xhemailit shkëlqente. Ai ishte një mesoburrë me një trup mesatar e të gjerë. Uniforma e oficerit ushtarak shqiptar i rrinte bukur, ne brez kishte revolverin më karikatorin plot fishek, kurse ne krahun e djathtë pushkën e shkurtë italiane e më vonë pushkën automatike. Në kokë më krenari mbante kapelën e oficerit me emblemën e përkrenarës e Skënderbeut. Për zëvendës të tij kishte zgjedhur Hivziun kushëririn e parë në të cilin kishte besë dhe e çmonte shumë si luftëtar të idealit. Në këtë periudhë lufte, lidhjet e gjakut dhe ato kombëtare ishin më të forta se kurrë. Kështu kjo besë e burrave do të përshkonte çdo cep të atdheut duke lidhur ngushtë trojet shqiptare si Pazarin e Ri, Rozhajën, Plavë e Gucin, Beranin, Istogun, Tutinin, Sjenicën, Mitrovicën, Skënderajin, Pejën e Rugovën si dhe fshatrat e Rafshit të Dukagjinit e kudo ku flitej e valëvitej flamuri shqiptar. Kjo lidhje ka rezultuar si shpëtimtare e kombit nga asgjësimi masiv që i kanosej nga forcat serbo-sllave e malazeze .

Image may contain: 1 person, standing

1. Toger Xhemail (1910-1944)

Image may contain: 1 person
2. Luftëtar i aradhave vullnetare

Image may contain: one or more people and outdoor
3. Rugovas në Luftën e Pazarit, i pari nga e djathta, një nder heronjt e parë Demë Haxhi Nikçi

Please follow and like us: