Albspirit

Media/News/Publishing

Sabina Darova: Arti në familjen Demiri, kur bota u mbyll në shtëpi…

Sabina Darova – DRITARET PËRBALLË – DritarjaOnline
Sabina Darova
Përjetimi i këtyre muajve nën darën e hekurt e të padukshsmes nga syri i njeriut, i koronavirusit, shpërdrodhi të përditshmen e miljarda njerëzve, të cilët, u ndodhën përpara një situate surreale. Ndër ta edhe mijra artistë, të cilëve ju desh të përballen me vështirësi të reja, në mungesë komunikimi të drejtëpërdrejtë, por edhe me dëshirën e interpretimit të këtij realiteti të ri, të paparë deri më sot. Një sfidë e re, një përgjigje e ngacmuar nga emocione kontrastante, të pallogaritura, të pajetuara deri më tash, të tërhequr nga një forcë ndoshta hyjnore, e cila u organizua dhe u zgjidh në forma krijuese nga më të paimagjinueshmet, me një forcë të zjarrtë që buroi nga dëshira e dominimit të jetës dhe gjithçka i përket asaj, e ndërtuar nga dora e vetënjeriut.
Dëshira për komunikim i shtyu artistët të hapin shtëpitë, dyert e ateliereve e të tregohen nëpërmjet fjalës, tingujve muzikorë e vokalë, imazheve dhe videove.
Për t’u rigjetur apo zbuluar kështu siç jemi e kudo që jemi, duke jetuar një eksperiencë që na bashkon edhe afron, edhe pse, në distancë e të mbyllur brënda mureve të shtëpisë. Me format shprehëse individuale, ndihmuan që të kuptojmë, zbërthejmë dhe të shpjegojmë çka ndodhi dhe ndodh nëpërmjet përshtatshmërisë, ritmeve te reja, frikës, dyshimeve, anktheve, pritjeve dhe projekteve për të ardhmen.
Në këtë vështrim, edhe tre artistë, përbërës të një trungu familjar, babë, djalë edhe vajzë, të mbyllur brenda shtëpisë, në tre dhoma të ndryshme, nëpërmjet prodhimit të tre filmimeve të shkurtër, na sjellin një ditar përjetimesh të kësaj pandemie, treguar me një gjuhë plotësisht ndryshe njëra nga tjetra.
Vlora Demiri, bën një përshkrim imazhesh të fëmijërisë së saj, duke sjellë si personazh kryesor kukullat, të cilat i shërbejnë asaj për të njohur botën e saj të brendshme. Lodra, thotë ajo, “ është një objekt që i mundëson fëmijës të shkojë përtej situatës ekzistuese, të bëhet dikush tjetër dhe të veprojë në emër të dikujt tjetër”. Një pasqyrë që e detyron artisten të zbresi nga shtëpia ku ruan veten nga vetëvetja. Në shkallën e përjetimeve ka një ritëm që ecën si në rrathët e Dantes, ku ndjen përpëlitje, ndjen gjunjëzim, por gjen edhe forcë, gjen edhe shtigje të reja, gjen energji për të gjetur një zgjidhje dhe rezultat ekuacioneve të jetës.
Dialog & Kompromis • The Albanian Calendar
Osman Demiri, babai, zgjedh me dramacitet në tregimin e tij, të përshkruajë një udhëtimi të frikshëm në kohë. Ndoshta ndjehet më i sigurt, sepse pjekuria e tij njeh më së miri tragjedinë ballkanase, ndërtuar historikisht nga ankthet e luftrave, viktimat, gjenocidet, sëmundjet, arratisjet…
I numëron ato si ai gjenerali i ushtrive të vdekura që i shoqëron dhimbshëm drejt tokës për prehje. Artistin e trondisin kamionët e qytetit të Bergamos, e trondit buletini i luftës që tregohet çdo ditë e në të njëjtën orë. E megjithatë, shpresa është e fundit që vdes, sepse vjen një ditë që në kalendar fillohet e shënonen me laps të kuq lindjet.
Urata Halimi on Behance
Vigan Demiri, djali dhe shoqja e tij Urata Halimi, në rrëfimin e tyre sjellin një ditë të zakonshme në një udhëkryq të qytetit, i cili nga nje rrjedhë e zakonshme kalimesh këmbësorësh dhe automjetesh, shndërrohet një semafor i kuq për të gjithë. “Stay at home” (qëndro në shtëpi). Ankthi i braktisjeve të rrugëve, bëhet objektiv i dy të rinjve që sapo kanë hedhur hapat e tyre në jetë. Si, dhe kur do rimarrë frymë përsëri udha?
Rrëfimi i tre ditareve, ështe projekt i Galerisë “Kult” në Gostivar. Ky prodhim i bashkangjitet dhjetra projekteve të realizuara gjatë vitit, në fushën e arteve pamore (pikturë dhe fotografi), vatër e ngrohtë e shumë artistëve te Maqedonisë dhe jashtë saj.
Please follow and like us: