Albspirit

Media/News/Publishing

Të rrëzosh muret e paragjykimeve për të ndërtuar kështjellë të re shëndeti

Sabina Darova: Arti në familjen Demiri, kur bota u mbyll në shtëpi ...

Sabina Darova

 

Një ditë me drejtoreshën e Spitalit “Stefan Gjoni“, Krujë, Yllka Sheta Kukalaj

 

Të jesh drejtues i një instituti shëndetësor apo të një strukture spitalore, do të thotë të garantosh drejtimin dhe mbikëqyrjen e cilësisë së një strukture shëndetësore. Funksionet dhe përgjegjësitë e kësaj figure janë thelbësore për mbarëvatjen e shërbimit të shëndetit të njeriut. Mjafton të radhisim disa funksione të kësaj figure si psh, drejtimi i pavarur teknik- funksional i strukturës, ai ekonomik e financiar, individualizimi i një programimi dhe linjat e zhvillimit të veprimeve që kryhen në sektorët e drejtimit shëndetësor, vlejnë për të na krijuar idenë e një udhëheqësi multi dimensional, karizmatik e autoritar.

Deri pak kohësh, kjo figurë perceptohej nën veshjen e një drejtuesi që kishte studjuar mjekësi dhe që në karrierën e tij profesionale kishte dëshmuar kompetenca profesionale eskuzivisht në fushën e mjekësisë. Arsye, sepse pjesën menaxhoriale në fushën juridike dhe ekonomike, e kryente Organizmi Shtetëror, i përqëndruar në Tiranë, nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë. Me kalimin e kohës, në sajë të qarkullimit dhe këmbimit të eksperiencave me spitalet apo qendrat shëndetësore europiane, u vu re që trajtimi i pavarur i pjesshëm i tyre, kryhej më së miri dhe me shumë fluid nga drejtues që nuk gëzonin kompetenca mjekësore, por financiare dhe organizative. Ky fakt rrëzoi një tabù shekullore dhe shtroi përpara drejtuesve qeveritarë, detyra për ta riorganizuar zgjedhjen e aparatit drejtues dhe funksionimin e stafeve mjekësore apo teknike në brendësi të strukturave.

Një tjetër tabù që koha detyroi ta rrëzojë ishte edhe zgjedhja gjinore e drejtuesit: mashkull apo femër.

Dy tabù që hasën një rezistencë jo indiferente si në ambjentet e brendshme të stafit shëndetësor, ashtu edhe për masat njerëzore.

Me këto dy thyerrje traditash, u ndesh drejtoresha e Spitalit të Krujës ” Stefan Gjoni”, Yllka Sheta Kukalaj, e cila e drejton këtë strukturë prej dy vjetësh.

Ajo vjen nga një formim në bankat universitare të fakultetit të ekonomisë për Financë në Tiranë si dhe një master në Fakultetin e Ekonomisë në Firenze për administrim ekonomik e financiar si dhe kontroll menaxhimi. Kompetenca të cilat i japin formë një riorganizimi dhe drejtimi krejtësisht të ri, punës që kryhej deri në vitin 2018 në spitalin e Krujës.

Në ndihmë i vjen dhe eksperienca disa vjeçare e jetës që ajo kalon së bashku me familjen e saj, në qytetin e njohur të kulturës dhe artit në Itali, Firenze. Ajo frymë bëhet për drejtoreshën e re, linjë guidë për t‘iu venë punës në trasformimin e spitalit në një ambjent krejtësisht të ri, për t‘iu përgjigjur me cilësi kërkesave të sëmurit dhe jo më pak edhe stafit profesional drejtues. Ajo i priu një projekti kombëtar që do të merrej si shembull edhe në shkallë kombëtare.

Fillon t‘i ndryshojë faqen mureve, t‘ju japi ngjyrë, ngrohtësi, pajisjen e dhomave me shtretër të rinj, modernizimin e mjeteve si makineri ekografi, pajisje të reja laboratori, rinovimin e pavionit të pediatrisë e shumë të tjera. I vihet punës për t‘ja ndërruar faqen maternitetit duke krijuar hapësira të rehatshme për nënën dhe fëmijën, që ato të ndjehen të rrethuara me përkujdesje si në një ambjent familjar. Krijon kushte për një informacion sa më të pasur përsa i përket riedukimit shëndetësor, promovimit të armëve të reja për të luftuar sëmundjet. Krijon një hapësirë parkingu, duke krijuar një xhep të ri ushqyes për nevojat e spitalit. Punon për krijimin e raporteve të shëndosha e bashkëpunuese midis figurave profesionale si mjekë, infermierë, mami apo personeli teknik.

Kuron mënyrën e pritjes së pacientit, rregullin, disiplinën dhe pastërtinë. Gjatë bisedës me të kuptoj që nuk e ka patur aspak të lehtë t‘iu tërheqi vemendjen personelit mjekësor që të respektojnë rregullat e shërbimit, hyrjet dhe daljet nga spitali në formë të pakontrolluar dikur, apo t‘iu tërheqi vemendjen për një zë të ngritur përgjatë korridoreve në prani të sëmurëve.

Vështirësitë janë të pafundme dhe këtyre ju shtohen edhe dëmtimet e pësuara nga tërmeti i nëntorit të kaluar si dhe pandemia botërorë e Covid-19, e cila ka mbërthyer të gjithë rruzullin tokësor. Me dashuri për punën, përpjekje dhe vetmohim, arrin të sigurojë fonde për ta rehabilituar spitalin, duke krijuar hapësira me kapacitet prej 90 shtretërish, për t‘iu shërbyer me dinjitet qytetarëve të qytetit të Krujës.

Një tjetër sfidë e drejtoreshës së re dhe guximtare është përmirësimi i cilësisë së shërbimeve ndaj pacientit duke patur parasysh faktorin kohë dhe faktorin efikacitet, për t‘ju kthyer sa më parë buzëqeshjen të sëmurit.

Fotografia e Vesjan Tirana

 

 

Fotografia e Vesjan Tirana

Fotografia e Vesjan Tirana

Fotografia e Vesjan Tirana

Fotografia e Vesjan Tirana

Fotografia e Vesjan Tirana

Fotografia e Vesjan Tirana

Fotografia e Vesjan Tirana

Fotografia e Vesjan Tirana

Fotografia e Vesjan Tirana

Fotografia e Vesjan Tirana

Please follow and like us: