Albspirit

Media/News/Publishing

Sabina Darova: Okarina e Artë që vjen nga lashtësitë

Përpara dy ditëve në faceboob më tërhoqi vemëndjen një fotografi e mikut tim kosovar, profesorit të fotografisë, Fahredin Spahija, i cili kishte vendosur një fotografi të një instrumenti të çuditshëm që quhet Okarina. Kureshtare, u vura në kërkim në google dhe gjeta një informacion të gjerë mbi këtë instrument të lashtë muzikor, të cilin po e ndaj në faqe për ata që ndoshta nuk e njohin.

Okarina është një vegël muzikore e vrimuar mirë me një vrimë në pjesën e epërme dhe dy vrima anësh (2+1) me një lartësi prej 8 cm kurse gjerësia e saj është rrethë 5 cm. Dy vrimat që gjenden përanash, kanë një diametër 8 mm, kurse ajo që gjendet në krye është rreth 10 mm. Ky instrument i lashtë muzikor është gjetur në afërsi të fshatit Runik/ Rudnik, në komunën e Skën- derajt/Srbica. Në kë të fshat, arkeologët zbuluan një okarinë të veçantë, e cila ngjason me kokën e një perëndeshe qiellore. Ky zbulim njihet në fillim të vitit 1970 dhe ishte një ekzemplar i punuar nga argjila e pastruar mirë dhe e pjekur, me një lartësi prej vetëm 8 cm dhe e vrimuar si në boshtevrima për gishtërinjë, po ashtu dhe në aksin më të lartë pipëza, që kishte shërbyer si një instrument muzikor frymor, një lloj fyelli neolitik. Instrumenti ishte pagëzuar me emrin “Okarina e Runikut”.
Në dialektin bolonjez, shprehja okarinë do të thotë: “patë e vogël sepse i ngjsn sqepit të një pate. “Okarina e Runikut”, zëri i së cilës është i ngjashëm me zërin e butë të flautës, konsiderohet se është më i lashti në Kosovë por edhe në kontinentin e Evropës. Mirëpo, ne nuk kemi njohuri se si e kanë emërtua vendasit këtë vegël muzikore kaq të rrallë dhe kaq të thjeshtë që ka mundur të përdoret edhe si bilbil lojë për fëmijë në kohën parahistorike, para rreth 7000 mijë vjetësh. Ndaj ka marrë emrin italian Okarina.
Në ditët e sotme, këtij instrumenti të lashtë, i jep vleresim dhe e vendos në përdorim në grupet orkestrale të melodive popullore, instrumentisti i dëgjuar kosovar, Shaqir Hoti.
Me të dëgjuar për instrumentin, Z. Shaqir Hoti, krijues dhe praktikues i instrumenteve tradicionale të punuara nga druri, nga Prizreni, u bë kurioz për të zbuluar tingujt dhe për të luajtur në okarinë. Edhe pse e kishte shansin ta shihte ekzemplarin origjinal të “okarinës së Runikut» në Muzeun Kombëtar, ai kurrë nuk pati mundësi të luajë dhe të dëgjojë tingujt e saj. Por ai mblodhi të gjithë informacionin e nevojshëm mbi strukturën dhe përbërjen e instrumentit.
Këmbëngulja e tij për të përsosur tingujt e saj, e shtyu të krijonte okarina nga materiale të ndryshme në punëtorinë e tij në Prishtinë/ Pristina. Në vitin 2010, pas shumë përpjekjeve, Shaqir Hoti arriti që të prodhojë tingujt të cilët kishte ëndërruar, gjë që u realizua me okarinën prej balte.
Tingulli i okarinës së punuar nga balta ishte krejt i ndryshëm nga okarinat e punuara me materiale të tjera.
“Kur dëgjova ata tinguj për herë të parë, u kënaqa. Duke hulumtuar ato dy vrima, aty gjeta edhe melodi. Pastaj bëra edhe tre tinguj të tjerë.” – thotë Shaqir Hoti.
Pas shumë eksperimentesh në punëtorinë e tij, në vitin 2009 Shaqir Hoti punoi edhe okar-inën prej arre. Me një gjysmë lëvozhge arre ai nxorri një instrument, i cili tashmë bën pjesë në koleksionin e tij të instrumenteve frymore. Okarina origjinale ka dy vrima të cilat prodhojnë tre tinguj. Është e ditur se instrumentet frymore gjithmonë japin një tingull më tepër se sa vrimat e saj. Tingujt e okarinës orkestrale, në krahasim me origjinalen e Shaqir Hotit, nuk janë të njëjtë, sepse “kjo okarinë ka një tingull krejt të veçantë” (cit. Shaqir Hoti).
Shaqir Hoti vazhdon t’ia kalojë pasionin e tij për këtë instrument brezave të rinj.

Please follow and like us: