Albspirit

Media/News/Publishing

Miho Gjini: “Dritëzim ikjesh…”, çastesh dhe kthimesh 

Dhe, më në fund, hasa në “udhën e poezisë” edhe një libër të një autoreje me sedër që i pëlqen poezia, e cila shkruan “rrallë e për mall” për kënaqesitë, hallet e brengat e veta, i “krreh” ato nga moti në mot dhe vetëm pas 24 vitesh nga e para poezi e saj, vendos të shkojë tek botuesi! E përsëri ndalet. Se duhet kurdoherë edhe një “sy tjetër” a ndonjë prej “ustallarëve të gjuhës shqipe”,-mendoi njera prej atyre poteve që nuk “ishte rreshtuar në rrradhët e “njëmijë poetëve” (!?), të cilët i proklamonte se errdhën në Tiranë prej thirrjeve që bënte një i fantaksur! Ajo stepet ta botojë atë, pa e parë edhe një poet e gjuhëtar si Sazan Gjoliku dhe një kritik i afirmuar si Behar Gjoka, i cili e redakton dhe i bën asaj një parathënie, me plotë kopetencë letrare. E kjo autore që bënë vjersha për veten, për ne e për të gjithë ju, është Klejda Plangarica.

Kundër vjershërimeve e ‘dehjeve’ facebookiste 

Pra, ajo është kundër kësaj manie të madhe,-sikundër “ngrinte zërin” pak kohë më parë një autore e re, të ciën e kishte “zënë data (tmeri!)” nga një vërshim marramendësh “poetësh” që mbeten ditë-natë mbi ekranin e facebookut, duke ” hedhur vjersha pafundërisht” e duke pritur se çdo të thonë për to “tufa” e mediokërve llustraxhinj e lajkatarëve të panumërt. Dhe, jo pak herë, ata, fillestarët e vjershërimeve, do të “bien në dorën” e spekullantëve të letërsisë e të botuesve spekullativë, të cilët e futin librin e tyre pa e lexuar fare, pa e parë asnjë shkrimtarë, poetë a kritikë letrar, pa reçenzentë, redaktorë e korrektorë letrarë i këtij niveli. Mjafton që ta paguash! Të tjerë të fantaksur çpikin edhe shoqata, portale e lidhje poetësh e shkrimtarësh ordinerë, me ca stema të çuditshme, që shpërndajne edhe ata, vlerësime “fantastike”, japin çertifikata, distriktiva si të Veselit të çmendur,  si edhe “çmime vjetore” (si dikur “kartat pa vlerë” për ne  të stërgjynosurit!), me epitete gjithfarësh, deri tek “Penda e Artë” apo “Poeti më i mirë i vitit”, duke imituar kështu dikasterin përkatës! Për të nisur mandej edhe “krekosja mbajë plehut”, poetllëku, si edhe gara qesharake si e atyre dy poetëve të dikurshëm  që haheshin si gjelat me njeri-tjetrin, se kush qe më i madhi e më i patriotizuari ndër letrat e tyre  (“O kulak, o hundë llastik,-Rroftë Bashkimi Sovjetik!”,-thoshte njeri. “Se këtu.o miku im, vë një gur në rindërtim”! i’a kthente tjetëri vjershëtor!,-një dialogë ky që e kishte për zëmër ta thoshte shpesh edhe Dritëroi ynë, për të vënë në dukje lajthitjet e tilla!). E më pasaj, duke arritur ta vënë veten në kornizën, jo më të poetit, po edhe të titujve më të lartë, kur edhe ata që i shpall si të tillë Dikasteri, Akademia e Shkencave, po edhe Presidenti i Republikës, rrallë e shpesh (!?), vihen jo pak herë në “shënjestër!”. Sëmundja e dehjeve, jo nga vera, po nga vjershërimi anekdotik, nganjëhere s’ka as cak e as turp…

Dialog me veten 

Si një trajtë letrare, poetja ka zgjedhur në më të shumtën e faqeve të këtij libri modest prej 94 faqesh dialogun me vetveten. Mirë. I lexojë ato një herë, dy, duke u munduar t’i gjejë edhe ndonjë vjershë përt ta kritikuar, sikundër edhe bëjmë ne që merremi me këtë punë, po ja që nuk gjeta ndonjë syresh që, pa tjetër “t’i vërsulem e ta bëjmë fërtele”! Ajo mediton parreshtur, vuan, dashuron e përsëri vuan nga ato ikje të pambaruara tek ne, tashmë të kthyer në brengë e fenomen, që e lënë atë ne vetmin e saj, brenda murreve të shtëpisë, pse jo, edhe në shtratin bosh. Është pa rreshtur e dyzuar, e brejnë kujtimet, emocionet e mbrapshta, erotizmi i dikurshëm që nuk mund shuhet në zemrën e saj edhe pse kalojnë vitet e dekadat na ato ikje të dhimbshme. Si një Penelopë Homerike që pret gjithmonë të dashurin e zemrës së saj, e përgjëruar, kur edhe “lulja vyshket!”e lakmitarët-meshkuj janë “gati të vriten” për të e për shtratin e saj të vetmuar. Po ja që, erotizmi ëshë si një magji e mistershme që nuk shqitet lehtë nga njeriu, sidomos nga një grua e brishtë… “Ajo që më ngacmom tek ti:/Je ti/Pa koracën tënde./Tunikën e fshehtë që të mbështjell/kur unë fundosem në limitin e ikjeve./…Ajo që më ngacmon tek ti:/-Je ti]/Në një shtrat bosh…!” E ajo do të jete përherë Penelopa që pret në “një tjetër botë…” si të ishte një “Spirancë e pahedhur gjëkundi”! E bren vuajtja e dashurisë dhe “pluhuri i harresës” në “pagjumësinë e yjeve”, sikurse thotë  ne dialogun me vetveten, ashtu sikundër është “shpirt-ndezur”! Poetja ka një ndjeshmëri të lartë dhe dualitet përbrenda trupit të saj “skulpturor”, me zemrën që i përpëlitet…

Duke u marrë kryesisht me fenomenin e ikjeve, të largimeve nga njeri-tjetri, nga shtëpia e katandia, nga gruaja, nëna e fëmijët, nga vatra e zjarrit. Dhe, duke ndërtuar poetikisht krahun tjetër të dialogut, herë me fjalë e herë me heshtjen vrastare, si në ato Diadramat skenike, ku përballja e tensioni dramatik janë të paevitueshme. Nëpër vargjet e saj flitet edhe për “braktisje”, për “pluhurin e harresës”, po edhe për ndjesinë e hakmarrjes, ashtu të vagëlluar, përbrenda delikatesës femërore. Kanë edhe erotizëm vargjet e saj, plotë ndjeshmëri, shfaqur me dlirësinë e transparencën e saj, e cila zotëron gati në të gjitha faqet e këtij libërthi me 88 poezi e një poemth. Dashurinë ajo e sheh si nje “prekje lulesh”… Dhe diku ndryshe, di fort bukur që të thotë se: “Ti nuk ke ditur kurrë të dashurosh!,-i shprehet ajo partnerit që ka përball…/Nuk ke ditur të shijosh/një prekje gishtërinjsh mbi petale…”.

Po shtrrirja e fenomenit te “ikjeve” është shumë më e gjërë, më e fortë e më e dhimbëshme.Se këtu përshfshihen edhe ikjet nga jeta, që e lënë në mes a tërësisht gëzimin e jetës, dashurinë e gruas, atë ëmbëlsi që ajo i ka dhenë njeriut që ikën, duke zbritur në të tatëpjetën e atyre ikjeve,  largë shtratit bashkëshortor, që jeta të mos shembet. Për gjithçka që përmban jeta, jo vetëm për ç’ka ndjenë e pretë Penelopa e Homerit, simbol i një ndjenje shumë të forte besnikërie e dashurie të paepur. E kështu, dialogu me të tjerët nga largë e nga afër, shndërrohet detyrimisht në një monolog të brëndshëm vuajtjesh cfilitëse të pafundme, vuajtje të pamerituare të një gruaje fisnike e tmerësisht të bukur, e cila vihet në një greminë jete, për të arrdhur edhe ndër këto poezi si të Klejda Plangaricës.

Çaste 

Me trishim shprehen çastet e ikjeve, me një varg të thyer, ashtu sikundër thyhet edhe zemra e njeriut: “Ti/Mbi/kohë/lëviz/dhe shkon/drejt një tjetër bote gri,/i pa rrugë…”. E përsëri, Penelopa do ta pres Ulisin e saj, duke endur pëlhuën pambarimisht, sepse ti “Shkel-aty ku s’duhet të shkelësh/Kur duhet të vdesësh,-Rilind./Unë pres…”. Po. Ajo pret në çaste krejt të dhimbshme “me zemrën time në dorë përpëlitem”, sikundër shprehet në njerën poezi pa titull e duke shtuar në tjetrën se: “Ti nuk ke ditur kurrë të dashurosh!/Të dridhesh para dikujt duke heshtur…”. Kemi të bëjmë kështu me një grua të fortë, të prerë e kategorike, po edhe delikate, e cila i njehë vlerat e veta, të përgjithshme për jetën, po edhe për këto që i shfaq përpara syve, me intimitetin e hollë, po edhe me zëmërimin e saj. Dhe brenda vetëm një çasti gjithçka rrëzohet e bie përdhe! Figura e gruas dyzohet, i tejkalon çastet e vetmisë së saj, po edhe të ndrojës, duke thirrur nëpër natë: “Egërsisht, do i’a këpus natës rrëzëllimën./Dhëmbshëm, do t’i hedh yjëzit mbi shtrat…”. Nga çastet më të përgjumura ajo, gruaja, Penelopa e pëlhurave te pambaruara i shtrinë duart “drejt qiellit dhe me yjet lart ndritë shtratin e saj te mjerë nëpër vite e dekada”.

Janë gjithheri disa çaste që shprehin befasinë, ndijesinë më të lartë të intimitetit njerëzor në krijimtarinë poetike. Pasazhe të tëlla ngjajne me burimet që sapo shpërrthejnë nga “rrëza a gryka e malit”. Është pulsimi fillestar i jetës që e shpie mendimin, emocionin, gjuhën, metaforën, muzikalitetin e vargut, deri në shpërfaqjen e plotë të figurshmërisë poetike, po edhe të vet njeriut. “Ulur mbi shtrat-në sfond pak muzikë…/S’kam fuqi t’i shoh lotët e tua këtë mbrëmje./Po mëson t’u qetësosh dhimbjen të tjerëve shpirt/dhe s’di të shkruash recetën për dhimbjen tënde”. Po dhimbja e tjetrit, shndërrohet në të njëjtën kohë në zhgënjim për të. Brishtësia e kësaj gruaje delikate nis e të thyhet, kur thotë se: “Ca zjarre-ngrirës më gënjejnë/Më thërrasin tej flokëve të tu/E unë kam frikë t’i prek ato…”. Dhe e brrejnë mendimet e marra, zhytet në errësirën e vetvetes. “Terri mbërrin…/Të raskapitura, mendimet i tërheq zvarrë,…” deri në “kështjellën pranë eshtrave të saj”!

Kthime 

Po gjithmonë ka një kthim, i gjallë a i vdekur, në ëndërr apo edhe në jetë. E ajo shkruan: “Po vjen,/duke trazuar erën që të ndjek,/Me hapat fik pëshpërimat pas teje./Vjen!/I mposhtur prej lutjeve/për të vështruar një gjethe që zverdhet…”. Pra do të kete edhe kthime të tilla të pashmangshme, kur jeta është zvjordhur, kur njerëzit i ka mbuluar “Mjegullnaja e gratë janë vyshkur deri në mosnjohje, kur dramat e tragjeditë luhen në çdo shtëpi me çati të rëzuara. Dhe “strukem errësirës sa s’e kutoj ç’gjyrë kam!”. Ajo di që të hyjë në misterin që fshehë jeta, realiteti koherent, si një eksploratore e zbulimit të natyrës dhe të qënieve njerëzore. “Ikjet nga ty, në kthime kthehen/Se ti, në çdo zgjim timin lind diellin”! Pra, kjo poetja jonë, do të besojë edhe në një pritje Homerike, si ajo e Penelopës, kur distancat e caqet e largimeve zgjaten deri në pafundësi e besimi i kthimit dhe përjetohet si një ndjenjë e vagëlluar. “Dielli, Penelopë e vetmuar,/Jetën e end nd’anë dashurish,/Errësirës, kohën e zgjat,me shthurje joshjesh/ Besnike ndaj kthimit të ndjenjave sërish…”. Për të patur kështu shëmbëlltyrën e figurës së gruas, në një vështrim bashkëkohës.

Dritëzim jete e vargjesh poetike 

Në këtë “udhëtm poetik”, brënda vetvetes dhe në dialog me të tjerët, ku përfshihen edhe lexuesit e saj, Klejda Plangaricës i “feksin ndjenjat”, sikundër shkruan, në “miliona net ankthi, dëshpërimi”, të cilat rezatojnë mëngjeseve e dritëzimi i zbeh e i largon ikjet. Ky vështrim optimizmi nuk e lë atë të bjerë posht shpirtërisht. “Të shtrëngoj, se mos befas ikën/,-shkruan ajo,-Si zogu që tani s’është më në kafaz”. Ajo flet këndej e tutje për natyrën që gjallon rrishtazi, për Diellin që ndrin, për fluturat, për këngët e zogjëve, tingujt e ringjalljen. Metaforat që përdor ajo flasin për “pagjumësinë e yjeve” dhe lutet të rrijë edhe pak zgjuar që “Yjet robër do t’i zë”… Është kundër muzgut, reve e shiut (“m’i mbars sytë me re”, dhe e mërzit “shiu i qeltë”, se ti, “në çdo zgjim timin lind diellin”! aq më tepër se: “Një dorë e zgjatur para teje/Mund të të ofrojë botën…”, si edhe për të arritur deri ay që “Të pakrehura, mendimet (të) vërsulen jashtë…” dhe pastaj zëri i saj “të prek qiejt”! Penelopa tashmë e ka braktisur “rrjetën e vetmisë”! dhe “të gjithë hedhin hapa para”, pa e kujtuar më vetminë e saj, për t’i harruar vuajtejet, tundimet, ikjet… E shpreson, shpreson e beson se “Dielli del i përlotur nga uji/dhe betohet se herë tjetër, do zhytet në dhe”!

Duke e “pikuar” poezinë 

Nuk është lodër, as shaka, kur themi që ajo “e ka pikuar” poezinë, duke e nisur atë që në moshën 18-vjeçare e duke e mbyllur kapakun e libërthit të saj të parë në moshën e një gruaje të pjekur familjare, po edhe si një figurë publike e aktivizuar në zhvillimet tona shoqërore, fill pas mbarimit të fakultetit gjuhë-letërsi dhe të një pasioni të veçantë artistik, duke shoqëruar zhvillimet e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove, në 22 edicionet e tij. Fillimisht si hobi e më pastaj si një nevojë shpirtërore në shprehjen e vetes dhe të botës që na rrethon, si në një sprovë rritjeje e të vazhdueshme, gjithëheri. Që nga vjershërimi me metrikë e rimë të rregullt, e deri tek vargu i thyer, i lirë, poezia vertikale e hajku. Kuptohet që  jo të gjitha e kanë “stofin” e dëshiruar, rrjedhshmërinë, muzikalitetin e atë frymëzim që e kërkon “pikimi i mjaltit” prej bletëve. Po ama ato lexohen me ëndje e nuk e turpërojnë autoren në fjalë, madje me po atë freski dhe nurin e moshës së saj. Se shkruan një a dy poezi në një a dy vjet, jo më “shumë e për lumë” dhe pa e quajtur veten poete, gjithmon e përmbajtur e dinjitoze.

Please follow and like us: