Albspirit

Media/News/Publishing

Kujtesë nga Shaban Murati: “Çështja e paqenë e detit, një intrigë diplomatike greke apo shqiptare”

Rekomandim nga Shaban Murati
Duke parë në rrjetet sociale dhe në mediat se ka një interesim publik dhe pikëpyetje të mëdha lidhur me të ashtuquajturën “çeshtje të detit” midis Shqipërisë dhe Greqisë, për gjenezën e saj, për prapaskenat dhe për dinamikën e bisedimeve jo transparente të dy llojeve të qeverive shqiptare me Greqinë për këtë temë, si dhe paqartësitë lidhur me vendimin e ditëve të fundit të qeverisë aktuale shqiptare për ta dërguar çeshtjen në Hagë, e quaj të nevojshme të rekomandoj gjetjen e përgjigjeve tuaja në librin “Çeshtja e paqenë e detit: Një intrigë diplomatike greke apo shqiptare?”, botuar në vitin 2018. Është libri i vetëm, që analizon dokumentacionin dhe dinamikën e bisedimeve diplomatike Shqipëri-Greqi për temën e detit në vitet 2008-2018.
E gjeni në librarinë “Albania”, rruga “Sami Frashëri”, te Blloku në Tiranë, dhe te libraria “E përshtatëshme”, ngjitur me Postën në rrugën e Elbasanit. Natyrisht është në dispozicion të lexuesve edhe në Bibliotekën Kombëtare.

——————–

Çështja e paqenë e detit – Promovohet libri i ri i diplomatit Shaban Murati mbi marrëdhëniet me Greqinë

Diplomati dhe publicisti i njohur Shaban Murati nuk e dinte se negociatat me Greqinë për çështjen e detit do të rinisnin pikërisht në momentin kur ai do të publikonte librin e tij të radhës.

Botimi i ri që analizon marrëdhëniet dypalëshe me Greqinë dhe specifikisht “paktin detar”, u promovua dje në kulmin e debatit politik për këtë çështje. Libri i dedikohet kryesisht negociatave dhe marrëveshjes së 9 vjetëve më parë, të cilën autori e përkufizon si një gabim diplomatik.

“Gjithë procedura e ndjekur në bisedime, gjithë dinamika e dosjes së detit të lënë shijen ose të çojnë në përfundimin që aty ka pasur një bashkëfajësi apo një intrigë diplomatike të të dyja palëve”,-u shpreh autori.

Libri i Ambasador Shaban Muratit dhe tema e negociatave që do rinisin së shpejti, ka ngacmuar reagimin e shumë diplomatëve të tjerë dhe historianëve të pranishëm që dhanë opinionet e tyre se nga duhet të nisin këto bisedime.

Fjalën hapëse e mbajti botuesi i njohur, Mehdi Gurra e më pas kontribuuan personalitete të tjera. Prof. Dr. Ksenofon Krisafi, anëtar i Grupi aktual negociator apo ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Sokol Sadushi, e vlerësuan librin e Muratit si një kontribut të vlefshëm në hapësirën diplomatike.

Ambasador Çlirim Çepani tha se “burimet e mëdha naftëmbajtëse të zbuluara kohët e fundit në detin Jon vunë në lëvizje diplomacinë greke dhe lobet pro-greke ose “Kalin e Trojës”, ndërsa historiani i njohur Pëllumb Xhufi u shpreh se “politika shqiptare ka punuar për ta heshtur apo për ta fshehur axhendën shqiptare në marrëdhëniet me shtetin grek”.

Libri titullohet “Çështja e paqenë e detit: një intrigë diplomatike greke apo shqiptare?”. Eshtë botuar në shqip dhe në anglisht dhe në brendësi janë publikuar edhe dokumente të ndryshme nga arkivi i Ministrisë së Jashtme për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi që nga viti 1967./28 Mars 2018/

 

https://www.facebook.com/dw.shqip/videos/1789078101136082/?t=12

SHABAN MURATI: PËR DETIN, JO NË GJYKATË

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me siguri nuk e ka lexuar librin tim “Çështja e paqenë e detit: Një intrigë greke apo shqiptare?”, i vetmi libër që trajton bisedimet diplomatike detare 2008-2018 midis dy vendeve.

Shtëpia botuese “Alsar” ia dërgoi atij posaçërisht rekomande në prag të ngjarjes së madhe politiko-fetare të njoftuar nga autoritetet shqiptare se në ditën e Pashkëve ortodokse në Korçë në 9 prill 2018 katër çiftet ortodokse të qeverisë shqiptare dhe greke do të mbyllnin marrëveshjen e re të detit midis dy qeverive.

Nuk e ka lexuar as librin, por nuk ka shfletuar as dosjen e MPJ për bisedimet e detit, ku do të gjente edhe një memo nja pesë faqe timen të vitit 2015 lidhur me sugjerimin grek për ta dërguar çështjen e detit në Gjykatën Ndërkombëtare.

Nuk i ka lexuar, sepse ndryshe nuk do të dilte në 16 shtator 2020, pas darkës së ngushtë me kryeministrin grek, me pretendimin e madh se “Unë kam një ide shumë të thjeshtë, ne mund ta zgjidhim çështjen më mirë nëpërmjet gjykatave ndërkombëtare”. Nuk do të dilte me apoteozën tipike ballkaniko-bizantine “unë kam idenë”; në librin për çështjen e detit botuar në mars 2018 trajtohet alternativa e gjykatës ndërkombëtare, e propozuar diplomacisë shqiptare nga diplomacia greke si zgjidhje.

Mirë librin dhe dosjen zyrtare të bisedimeve nuk i ka lexuar, sepse koha e penelit e mbyt kohën e librave, por pse shtiret sikur shqiptarët dhe grekët nuk e kanë lexuar dhe as dëgjuar se në 16 shtator përpara kryeministrit shqiptar në tryezën e rrumbullakët të organizuar në Athinë nga revista britanike “The Economist” ish-ministrja e jashtme greke Dora Bakojanis duke folur për marrëveshjen e detit deklaroi “t’i drejtohemi gjykatës ndërkombëtare për këtë çështje”.

Bakojanis, që është firmëtarja e marrëveshjes së zezë të detit të vitit 2009 midis dy vendeve, nuk tha që është “idea ime”, sepse ajo e din që është ide e vjetër diplomatike greke.

Shihni djallëzinë greke: I thotë Shqipërisë për ta çuar në gjykatë ndërkombëtare, por vetë Bakojanis si ministre e jashtme dhe gjithë qeveritë greke që nga 2009 e deri tani nuk e kanë dërguar në gjykatë ndërkombëtare marrëveshjen e detit të anuluar me të drejtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Nuk e dërgon Athina, sepse nuk ka çështje për t’u dërguar. Greqia nuk ka dërguar në gjykatë ndërkombëtare çështjen e caktimit të zonave ekonomike detare me Italinë, ku bisedimet zgjatën 43 vjet. Nuk ka dërguar çështjen e kufijve detarë dhe të zonave ekonomike ekskluzive me Turqinë, që ka nisur bisedimet që në 1973, pra 47 vjet më parë.

Dhe me dinakërinë diplomatike greke ia hodhën kurthin e gjykatës ndërkombëtare qeverisë shqiptare. Athina po e nxit diplomacinë dhe qeverinë shqiptare të bëjnë autogolin e madhe të gjykatës ndërkombëtare, autogol që tani e shpall me krenari se ta gjuajë personalisht vetë kryeministri i Shqipërisë.

Nuk janë të qarta arsyet dhe rrethanat, që e detyruan kryeministrin shqiptar të dalë në 16 shtator 2020 me një ide të vjetër greke dhe t’ia servirë opinionit shqiptar si ide të tij diplomatike.

Përse nuk duhet Shqipëria t’i drejtohet një gjykate ndërkombëtare për të ashtuquajturën çështje e detit me Greqinë, për të cilën unë argumentoj në librin tim se është një çështje e paqenë:

Së pari, Shqipëria nuk ka konflikt me Greqinë për detin, sepse t’i drejtohesh Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë don të thotë që ekziston një konflikt për kufijtë territorialë detarë. Kufijtë detarë të Shqipërisë janë të përcaktuar dhe të njohur ndërkombëtarisht dhe nuk japin asnjë shkas për rihapjen e çeshtjes në një gjykat%

Please follow and like us: