Albspirit

Media/News/Publishing

A KA GARANCI DHE SIGURI JURIDIKE APO DINJITET NJË PUNËMARRËS NË SISTEMIN PRIVAT NË SHQIPËRI?

Donila PIPA

 

 

Demokracia dhe civilizimi lidhem me një botë europiane, ndërkmbëtare, por edhe një realitet shqiptar.

Çdo punëmarrës ka të drejta dhe detyrime, të përcaktuara në Kushtetutë, Kodi i Punës, Ligji për mbrojtjen nga diskriminimi, apo edhe konventat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, nenet e KEDNJ, apo edhe traktatet dhe direktivat e Bashkimit Europian, deri tek kontrata apo rregullore te brendshme të institucionit ku punon.

Po a  respektohen të drejtat  e punëmarrësve në vendin e punës dhe në profesion?

Diskriminimi fillon që në shpalljen e njoftimit për punësim, ku vendoset afati kohor, gjatë së cilës aplikanti duhet të dërgojë gjithë dosjen dhe shumë pak herë dhe afati i kthimit të përgjigjes, pale një shpjegim pikësh apo renditje   të aplikantit/aplikantëve fitues.

Kudo thuhet që individët/punëmarrësit janë të barabartë në të drejta, por ja që sistemin privat jo gjithmonë kjo gjë është transparente dhe respektohet një procedure e njëjtë, për të gjithë dhe për cdo situatë të ngjashme.

 

Vazhdojmë akoma  me atë mentalitetin, miku, referenca, partia, interesi… kështu vallë do të hyjmë në Europë?

Supozojmë që pas një procedure, aplikimesh, intervistash, të marrin në punë,  përsëri nuk ka një procedurë transparente pagash, kur traktati i Romës, apo direktiva të ndryshme të Bashkimit Europian, deri tek KODI I PUNËS, përcakton pagë të njëjtë për punë të njëjtë, por ja që në marrëdhëniet e punës globale dhe shqiptare bashkë, kjo gje nuk ekziston kudo… dhe të gjithë heshin!

Ne heshtim, kur diskriminohemi, ne heshtim kur nuk paguhemi njësoj, ne heshtim kur na ulet paga, apo edhe kur  nuk respektohet procedura e njoftimit për zgjidhjen e marrëdhënieve të punës, pagesa e orëve shtesë,  derdhja e kontributeve, apo kushtet edhe ne rastin e coividit, puna në shtëpi apo telepuna!

Ne thërrasim dhe shkatërrojmë vetëm në emër të partisë dhe nuk dime të cirremi për të drejtat tona, për të pasur sindikata dhe për t’u ndjerë me dinjitet njerëzor, ashtu siç e meriton cdo shqiptar në këtë vend!

Kontrata është një marrëveshje midis palëve dhe për fat të keq shumë pak janë ata që besojnë tek ajo, pasi e dinë që në privat, s’ke siguri, që në privat, varesh nga pronari, apo klanet dhe nesër e shikon veten të papunë!

NE, SHQIPTARËT jemi popull i zgjuar dhe punëtor, vetëm se kemi një të keqe, heshtim… heshtim… dhe kur shpërthejme shkatërrojme. Kujtoni 1997…!

Sot, duhet të ndihemi europianë në të drejta, të kërkojmë të drejtat tona, duke u bazuar në fakte, në shpirtin e revoltës dhe  të vërtetës, por duhet të jemi në shpirt demokrat!

Sot duhet të ndërgjegjesohemi që si qënie njerëzore kemi të drejta, të trajtohemi me dinjitet, duke shprehur vullnetin e plotë, duke u informuar, apo konsultuar për cdo veprim që bëhet ne emrin tonë, si punëmarrës, si grua, si qytetare!

Civilizimi fillon nga dija, nga konsultimi, orientimi, bashkëpunimi,  cilat janë të drejtat tona, dhe cfarë detyrime kemi, kujt duhet ti ankohemi, dhe pse… pasi marrëdhëniet juridike të punës bazohen ne  të drejta dhe detyrime, si marrëdhënie konsensuale, ku elementi më i rëndësishëm është dinjiteti dhe paga!

Shteti, pavarësisht se nuk është palë e këtyre marrëdhënieve të punës, nëpërmjet organeve përkatesëe Inspektoratit të punës, tatimeve, Minstrisë përkatëse, ETJ, duhet të vendosë ura  bashkëpunimi, ku që nga njoftimi dhe aplikimi për një vend pune, deri tek paga dhe shpërblimet të jene transparente!

Kontrata është elementi më i rëndësishëm i marrdhënieve të punës, duhet të lexohet, tju shpjegohet palëve, të  zbatohet, sepse punedhënësi dhe punëmarrësi janë palë kontraktuese, jo kundërshtarë  dhe aq më pak armiq.

Kemi nevojë sot, që të gjithë aktorët të bashkëpunojnë, me qëllim që marrëdhëniet e punës, të mos konsiderohen si një skllavëri moderne, që një punëmarrës të mos  veje në punë pa motivim,  apo thjesht se ka nevojë për një pagë, por punëamrrësi të vlerësohet, motivohet, shpërblehet për punën e kryer.

Puna nuk është mall, por vlerë!

 

Please follow and like us: