Albspirit

Media/News/Publishing

Agim Neza & Çerçiz Loloçi: Krime serbe në Kosovë (5)

I.

KRIMET PA KOMENT TË REGJIMIT TË MILLOSHEVIÇIT

 

  1. Rrëfimi i Vasfije Krasniqit, pas tmerrit të përjetuar të përdhunimit seksual në luftë

 

(https://www.youtube.com/watch?v=9dlNnb6DbD8&feature=emb_title)

 

Vasfije Krasniqi në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës ka rrëfyer për torturat që kishte përjetuar në luftë e që në atë kohë ishte 16 vjeç. Ajo tregon se gjatë kohës së luftës në Kosovë ishte përdhunuar nga dy serbë: njëri prej tyre polic i regjimit të Millosheviçit dhe rasti kishte ndodhur në fshatin Babimovc të Vushtrrisë. “Më 14 prill të vitit 1999 kam qenë në oborr dhe kam hyrë brenda dhe i kam thënë nënës me dalë dikush te dera me çelë derën. Dikush jashtë derës na tha ‘çelne derën’… edhe është dashtë me çelë… Ne nuk e dinim nëse kanë hy me na vra apo kanë hy me bastis, mirëpo ai pyeti se ‘ku e keni babën edhe vëllanë’. Nana i tha që ‘janë në Gjermani’. Ai na tha ‘jo nuk janë në Gjermani, por kanë shkuar në luftë’. Ai hyri brenda dhe më pastaj më mori mua, më tha se do të shkojmë për të dhënë deklaratë në polici… Nuk doja të shkoja, por ai më kapi me forcë dhe më futi në një makinë të kaltër. Ai nuk vazhdoi drejt ku ishte stacioni i Policisë, por ka vazhduar në drejtim të Prishtinës. Nuk e kuptoja se çfarë do të ndodhë me mua sepse kam qenë fëmijë, 16-vjeç. Ka ardhur në fshatin Babimovc që ka shumë serbë dhe kemi mbërritur tek një kishë. E ka ndal kerrin, më ka detyruar me dalë prej kerrit dhe aty kishte patur kallamoq. Më ka gjuajtur aty dhe çfarë ka ndodhur pastaj nuk mundesh me marrë me mend. E ka pasur dorën e majtë të lidhun edhe thojke: ‘Nuk të vras sepse kështu hjek më shumë’. Ai më përdhunoi… Pastaj është kthyer në makinë dhe ka ardhur një tjetër; ai nuk ka qenë me rroba të policisë, por me rroba civile. Më ka dërguar në një shtëpi tjetër afër shitores së fshatit Babimovc dhe më ka përdhunuar. Kur është kthyer ky i vjetri prapë në makinë, ka kaluar një ushtar aty pranë. I kam thënë që ‘unë dua vetëm të shkoj në shtëpi’. Ai më ka thanë që mos trego ku je kanë, thuaju në shtëpi se ke qenë me dhanë deklaratë në polici. Më ka thanë që nëse u tregon familjarëve ne kemi me të vra”, thotë Vasfije Krasniqi. (17 tetor 2018)

 

  1. Vasfije Krasniqi Goodman, apel Kongresit Amerikan që të kërkojë drejtësi

 

Vasfije Krasniqi Goodman, një nga gratë e para në Kosovë që ka treguar publikisht se ishte një viktimë e përdhunimit gjatë kohës së luftës, dëshmoi në një seancë të komisionit të punëve të jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së në Uashington dhe tha se SHBA-ja duhet të kërkojë drejtësi për viktimat e krimeve të luftës.

Krasniqi Goodman në seancën e komisionit, të titulluar “Viktimat e kohës së luftës në Kosovë: Kërkimi për drejtësi”, tha se ajo ishte 16 vjeçe kur u përdhunua nga policia serbe në fshatin e saj në vitin 1999. “Më pas qava shumë, duke iu përgjëruar atij që të më vriste. Jo, tha ai, nuk do ta bëj, sepse në këtë mënyrë do të vuash më shumë. Ai pati të drejtë. Kam vuajtur shumë”, tha ajo.

Ajo tha në seancë se donte vetëm drejtësi. “Nuk do të bëj kurrë paqe me të kaluarën time derisa të vendoset drejtësi. Kështu që sot i bëj thirrje përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara që të trajtojnë mosndëshkimin për krimet e luftës dhe abuzimet duke ndërmarrë veprime të menjëhershme për të kërkuar drejtësi për të mbijetuarit”, tha ajo.

Ilir Bytyqi, një shqiptaro-amerikan, tre vëllezërit e të cilit u vranë pasi u arrestuan nga policia serbe në vitin 1999 pas përfundimit të luftës së Kosovës, dëshmoi gjithashtu në seancën e komisionit për fushatën e tij për drejtësi. Bytyqi akuzoi autoritetet serbe për mbrojtjen e vrasësve. “Presidenti Aleksandër Vuçiç mbron kriminelët që vranë vëllezërit e mi”, tha ai. Trupat e tre vëllezërve u gjetën në një varr masiv në një qendër trajnimi në Petrovo Selo në Serbinë lindore. Autoritetet serbe hapën një hetim për rastin në vitin 2002, por deri më tani nuk janë ngritur akuza.

Eliot Engel, kongresmeni që kryeson komisionin e punëve të jashtme, tha se kishte takuar Vuçiçin dy herë në zyrën e tij dhe të dyja herë lideri serb i kishte thënë se do të bënte një përpjekje për të zgjidhur rastin e vëllezërve Bytyqi, por pas kësaj nuk ishte bërë asgjë. “Kjo do të thotë se fjalët e tij nuk kanë asnjë vlerë”, tha Engel.

 

Viktima e përdhunimit të luftës në Kosovë thirrje Kongresit Amerikan të kërkojë drejtësi

1 maj 2019.

 

  1. Fakte për genocidin serb në Kosovë të institucioneve ndërkombëtare

 

-Shtëpi të shkatërruara të popullatës shqiptare: 100.589

-Shkolla të shkatërruara me dokumentacion: 358-Zyra të vendit: 71

-Shtëpi kulture: 30

-Biblioteka publike dhe shkollore: 93

-Objekte shëndetësore: 123

-Objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215

-Kisha katolike: 5

-Objekte ndihmëse – përcjellëse: 88.101.

Pasojat e luftës në njerëz, masakra të mëdha, vrasje e organizuar, madje edhe të familjeve të tëra gjatë periudhës janar 1998 – qershor 1999:

-Të vrarë: 13.500 viktima nga Kosova,

-1.392 fëmijë deri në 18 vjeç.

-296 fëmijë deri në 5 vjeç.

-1.739 femra

-1.882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare.

-1.450 banorë ende janë të pagjetur.

-Janë dhunuar 20.400 femra shqiptare.

Sipas të dhënave të UNCHR, në fillim të qershorit 1999, nga Kosova ka pasur afro 1 milion refugjatët të dëbuar prej Kosove, gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-së. Vendosja e refugjatëve sipas shteteve ishte:

-443.300 ishin vendosur në Shqipëri;

-247.800 në Maqedoni,

-69.300 në Mal të Zi;

-21.700 në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Pra, sipas të dhënave të sakta ishte një total prej 782.100.

Në vendet e tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475 refugjatë, duke përfshirë:

-13.639 në Gjermani,

-7.581 në Turqi,

-5.829 në Itali,

-5.730 në SHBA, Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Zvicër, Izrael e vende tjera të botës…

 

 

  1. Shimon Perez: SHBA dhe NATO t’i japin fund dhunës dhe diskriminimit

 

Opinion i Shimon Perez, fitues i çmimit Nobel për Paqe

 

Dikush mund të pyesë se çfarë kuptimi ka një samit i fituesve të Nobelit për Paqe, ndërsa bëhet luftë në ish-Jugosllavi dhe në Kosovë, që prodhon tmerre e masakra. Ashtu si Ati i Shenjtë të Vatikanit, Papa Gjon Pali II, edhe nobelistët e Paqes nuk kanë ushtri, por zëri i tyre meriton të dëgjohet.Një nga fituesit e këtij çmimi, Gorbaçov, bashkë me kryetarin e bashkisë së kryeqendrës italiane, kanë hedhur idenë e një kuvendi vjetor dhe për këtë problem do të vijnë në Romë Jaser Arafati, Nelson Mandela, Frederik de Klarku, Desdmond Tutu, Rigoberta Mençu, Les Valesa, Henri Kisinger dhe shumë nobelistë të tjerë.

Një iniciativë e tillë ka një kuptim të veçantë nën dritën e konfliktit në Ballkan. Pra do të diskutojmë mes nesh për këtë luftë absurde, në mes të Europës, që nuk duhet të shpërthente kurrë. Hyn në të vërtetë një kohë, në të cilën luftrat nuk janë më të nevojshme dhe nuk ka më justifikim për racizëm…

Është e vërtetë që në Ballkan lufta vazhdon prej një muaji dhe për momentin nuk ka ende një rrugëzgjidhje: as fund të bombardimeve dhe as kompromis nga Millosheviçi. E megjithatë rregulli i përgjithshëm mbetet i vlefshëm edhe në këtë rast: luftërat fillojnë shpesh me armë dhe përfundojnë me dialog, nuk ka asnjëherë zgjidhje ushtarake.

Mund të ketë fitore ushtarake, por ato kanë një çmim që askush nuk mund ta paguajë. Dhe në fund nuk do të ketë një rezultat të vendosur ushtarakisht në fushën e betejës, por një zgjidhje politike. Ky është objektivi dhe pozicioni i SHBA dhe i NATO-s, të cilët nuk hynë në Ballkan për të shkatërruar Jugosllavinë, por mbi të gjitha për të shmangur dhunën dhe për t’i dhënë fund diskriminimit…

Në Lindjen e Mesme kemi demonstruar që, edhe armiqtë më të egër, udhëheqës dhe popuj që janë urryer dhe kanë luftuar pa ndonjë shfajësim për brezat që vijnë, mund të ulen rreth tavolinës dhe të bëjnë një marrëveshje.

E njoh pak presidenti jugosllav, për të thënë se kështu do të ndodhë edhe me të. Natyrisht që këtu ka një problem të pamohueshëm: akuzat kundër tij për spastrim etnik dhe për dëbimin e një mase të madhe njerëzish, janë akuza serioze dhe shumë të rënda, janë akuza që duan përgjigje. Nuk mund të mbyllim sytë përballë gjithë atyre krimeve e masakrave që kanë ndodhur.

Por lufta në Ballkan është një mësim që shkon më tej Millosheviçit, personalitetit, fajeve dhe krimeve të tij. Mësimi është që demokracia moderne që po vjen në prag të shekullit XXI, nuk është vetëm sistem në të cilin të gjithë duhet të ndjehemi të barabartë, por ëshët edhe një përplasje e të ndryshmëve, midis njerëzve e popujve që kanë traditë, kulturë, besime dhe ideologji të ndryshme.

Sot demokracia është zgjedhje e vullnetshme e të jetuarit së bashku, që kryhet nga njerëz që janë dakort të mos përdorin dhunën për të zgjidhur problemet e ndryshme të tyre. Pikërisht kjo duhet të jetë filozofia e çdo dialogu për paqen ndërkombëtare…

Detyra që shtrohet në Jugosllavi është që të ndalojë spastrimet etnike duke i paraprirë edhe ‘konfuzionit etnik’, që në thelb është i njëjtë me atë që jemi përballur në përpjekjet mes Izraelit e Palestinës.

 

(Marrë nga zyra e kabinetit të Shimon Perez, botuar njëkohësisht në Izrael dhe në disa gazeta perëndimore).

 

  1. Beniamin Netanjahu denoncon krimet serbe në Kosovë dhe koncert humanitar në Tel Aviv

 

Asgjë nuk është e krahasueshme dhe as nuk mund të krahasohet me Holokaustin e popullit tonë, por si hebrenj nuk mund të qëndrojmë duarkryq kur përballemi me imazhe të Kosovës: me mijëra refugjatë të dëbuar nga shtëpitë e tyre, me fytyra e frikshme që shikojnë nga trenat në hekurudha, nga fëmijët që kanë humbur prindërit e tyre.

Si hebrenj këto pamje na prekin më shumë se çdo popull tjetër dhe si hebrenj ne kemi një përgjegjësi të veçantë për të kujtuar, kuptuar dhe vepruar.

 

Koncert humanitar në Tel Aviv në mbështetje të Kosovës

 

Më shumë se 30 mijë izraelitë u mblodhën në Tel Aviv, në 1999 në koncertin humanitar që solidarizoheshin me refugjatët shqiptarë nga Kosova. Organizatorët e koncertit thanë se kishin mbledhur 700 mijë USD për të zhvendosurit. Në koncert morën pjesë artistë më të njohur izraelitë. Shumë nga ndihmat financiare u mblodhën në një bankë të ngritur rishtas në vendin e koncertit. Gjithashtu mësohet ushtarët izraelitë po udhëheqin një spital me 100 shtretër në kufirin maqedonas për të trajtuar refugjatët që iknin nga konflikti në Kosovë që kur NATO filloi bombardimin e Serbisë.

 

  1. Manipulimi i Serbisë në Kosovë: Kush i fshehu trupat e hedhura në Danub?

 

Petrit Çollaku, Milka Domanovic dhe Marija Ristic, BIRN. 23 Prill 2015

 

Zyrtarët e Beogradit dhe policët që zhvendosën me qindra trupa shqiptarësh të vrarë nga Kosova në Serbi dhe i fshehën ata në varre masive nuk janë ndjekur kurrë penalisht në vendin e tyre.

 

Më 4 prill 1999, një peshkatar nga fshati lindor serb i Tekijas bëri një zbulim makabër në lumin Danub – një kamion frigorifer i hedhur në ujëra kishte dalë në sipërfaqe. Kamioni nuk kishte targa, vetëm një logo që tregonte se i përkiste thertores “PIK Progress Export” nga qyteti i Prizrenit, Kosovë. Një zhytës u dërgua nën ujë për ta parë, raportoi se në ndenjësen e shoferit nuk kishte asnjë njeri dhe se në pedalen e gazit ishte vendosur një gur. Tekniku i skenës së krimit Bosko ‘Bole’ Radojkovic nga qyteti i Kladovos dhe eprori i tij Milan Stevanovic të dy fillimisht menduan se bëhej fjalë për ndonjë lloj aksidenti. Por kur Radojkovic hetoi më tej, ai zbuloi ngarkesën e frikshme të kamionit – jo kafshë të therura, por mbetje të dekompozuara trupash njerëzish. “Në një pikë zhytësi më tha: ‘Bole, diçka që ngjan si këmbë njeriu po del jashtë. Çfarë të bëj” i tregoi ai policisë serbe në vitin 2001. Brenda në kamion ishin trupat e 86 shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe gjatë fushatës ushtarake të presidentit Sllobodan Millosheviç në Kosovë në vitin 1999. Ata ishin hedhur në Danub në ç‘ka duket të ishte një përpjekje për të mbuluar krimin. Policia vendase dhe oficerët e sigurimit të shtetit fillimisht u përpoqën ta vazhdonin ta mbulonin këtë krim duke lyer përsëri pjesë të kamionit dhe duke i vendosur atij targa serbe. “Unë sugjerova të përgatisnim një histori për publikun, se ata ishin trupa kurdësh dhe se kamioni kishte dalë jashtë rrugës pasi një ushtar kishte qëlluar me armë”, tha Radojkovic. Dy ditë më vonë, problemi iu referua një autoriteti më të lartë. Një shef më i lartë policie në qytetin e Borit, Caslav Golubovic i telefonoi kreut të Departamentit të Sigurisë Publike të Ministrisë së Brendshme serbe, Vlastimir Djordjevic. Djordjevic e urdhëroi atë t’ia mbante të fshehtë këtë incident publikut dhe t’i dërgonte trupat në Beograd. “Largimi i trupave supozohej të bëhej gjatë natës që të mos binte në sy”, tregoi Golubovic për policinë. Operacioni sekret filloi atë natë, ndërsa Radojkovic, kolegët e tij dhe punonjësit e shërbimit morën 30 trupa dhe i ngarkuan ata në një kamion. “Midis trupave ishte edhe ai i një djali të moshës 5-6 vjeçare, një vajzë 7-8 vjeçe, si edhe trupi i një djali 18 apo 20-vjeçar me duart e lidhura pas shpine dhe një plagë të shkaktuar nga një armë zjarri”, rikujtoi Radojkovic. Ata po vepronin nën urdhrat e Ministrisë së Brendshme serbe – “sepse asgjë s’mund të bëhej pa Ministrinë e Brendshme”, tha për BIRN Milan Stevanovic, shefi i departamentit të krimit në policisë në Kladovo. Kamioni u çua në Beograd herët në mëngjes dhe iu dorëzua shërbimeve të sigurimit të shtetit. Ditën e nesërme një tjetër kamion u ngarkua me “53 trupa si edhe tri koka të prera nga trupat e tyre”, tha Radojkovic. Ai u çua në një qendër stërvitore policore në Batajnicë, rrethinë e Beogradit. “Midis trupave ishte edhe ai i një djali të moshës 5-6 vjeçare, një vajzë 7-8 vjeçe”. Sipas Stefanovicit, kamioni frigoriferik në të cilin u gjetën trupat, u çua në qendrën stërvitore policore në Petrovo Selo, pranë Kladovos, ku u hodh në erë. “Bëra atë që duhej të bëja. Bëmë atë që na urdhëruan të bënim, jo vetëm unë, por të gjithë ne, përfshirë edhe punonjësit e mbledhjes së plehrave të komunës që u angazhuan aty”, tha ai. Një total prej 744 trupash u zbuluan dy vjet më vonë në varre masive në qendrën stërvitore policore në Batajnicë. 75 të tjerë u gjetën në një qendër stërvitore policore në Petrovo Selo dhe 84 në liqenin Perucac në Serbinë perëndimore, ndërsa 54 të tjerë u zhvarrosën vitin e kaluar nga një gurore pranë Rashkës në jug – të gjithë viktima të ofensivave ushtarake të Millosheviçit në Kosovë. Ata vinin nga fshatra si Izbicë, skenë e një prej masakrave më të këqija të luftës në mars të vitit 1999. Babai i moshuar i Demush Xhemajli ishte një ndër dhjetra shqiptarët që u vranë në Izbicë. “O Zot i madh! Ata nuk kursyen asnjë. Imagjinojeni pak këtë! Vranë një të moshuar që ishte invalid. Patericat e tij u gjetën pranë trupit të tij”, rikujton Xhemajli. Fshatarët e mbetur i varrosën shpejt trupat e të afërmve dhe fqinjëve të tyre dhe u larguan nga Kosova drejt Shqipërisë për t’i shpëtuar ofensivës serbe.Por kur ata u kthyen pasi lufta kishte mbaruar, trupat ishin zhdukur. Vetëm në vitin 2001 Xhemajli zbuloi se ata ishin zhvendosur nga forcat serbe dhe ishin rivarrosur në mënyrë të fshehtë në Petrovo Selo. “Kjo ishte si të na i kishin vrarë përsëri”, tha ai.

Dalin në pah dëshmi rrënqethëse

Shefi i Departamentit të Sigurisë Publike Vlastimir Djordjevic u dënua me 18 vjet burg nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë për vrasjen dhe persekutimin e shqiptarëve të Kosovës, si edhe përfshirjen e tij në mënyrë të drejtpërdrejtë në mbulimin e krimit. Djordjevic u dënua si pjesë e ‘një sipërmarrje të përbashkët kriminale’ që ishte përgjegjëse për krime të ndryshme gjatë luftës së Kosovës – njësoj si edhe tri zyrtarë të tjerë të lartë që u burgosën gjithashtu nga Gjykata e Hagës vitin e kaluar. Edhe ata u zbulua se kishin qenë pjesë në operacionin e fshehjes së zhvendosjes së trupave. Gjyqet e Gjykatës së Hagës ndihmuan në zbulimin e metodave brutale të përdorura nga regjimi i Millosheviçit për të fshehur mizoritë e forcave të tij gjatë luftës në Kosovë.

Por shumë prej atyre që u identifikuan gjithashtu nga Gjykata Ndërkombëtare si pjesë e sipërmarrjes së përbashkët kriminale me Millosheviçin nuk janë ndjekur penalisht dhe jetojnë të lirë në Serbi.Asnjë nga ata të përfshirë në mënyrë të drejtpëdrejtë në zhvendosjen dhe rivarrimin e trupave nuk është ndjekur kurrë penalisht për këtë gjë. Lajmet për varret masive në Batajnicë filluan të shfaqeshin pas rrëzimit të Millosheviçit.

Në vitin 2001, lideri i rrëzuar tashmë kërkohej nga gjykata ndërkombëtare e krimeve të luftës, por pjesa më e madhe e serbëve e kundërshtuan idenë e dërgimit të tij në Hagë për të dalë në gjyq, kështu që qeveria e sapozgjedhur demokratike dha informacione për të ndihmuar në çështjen e saj për ekstradim. Një nga të parët që foli në gjyqin e Millosheviçit ishte Ali Djogaj, një punonjës i shërbimit të grumbullimit të plehrave në qytetin e Prizrenit në Kosovë. Djogaj tha se shefi i tij e kishte takuar atë një mbrëmje në prill të vitit 1999 dhe e kishte çuar atë dhe disa punonjës të tjerë pranë një fushe qitjeje aty pranë, ku ai pa një grup oficerësh policie të veshur me uniforma, dy eskavatorë dhe tri kamionë. Në errësirë, eskavatorët gërmuan për nxjerrjen e trupave dhe shefi i tij i tha punonjësve t’i ngarkonin trupat në kamionët që po prisnin. “Eskavatori përdorte kovën e tij për të marrë disa trupa njëherësh, dy ose tre të tillë. Ai i shkarkonte trupat pranë derës së kamionëve dhe katër prej nesh më pas i fusnim ata në kamionët frigoriferikë”, tha Djogaj më vonë në një deklaratë për prokurorët serbë në vitin 2005. Djogaj tha se trupat dukeshin sikur kishin javë që dekompozoheshin nën dhe. Pasi i ngarkuan nëpër kamionë, oficerët e policisë mbyllën dyert dhe i larguan që aty. “Eskavatori përdorte kovën e tij për të marrë disa trupa njëherësh. Ai i shkarkonte trupat pranë derës së kamionëve dhe katër prej nesh më pas i fusnim ata në kamionët frigoriferikë”. Disa të tjerë që ishin të përfshirë në largimin e trupave të të vrarëve nga Kosova në Serbi dëshmuan gjithashtu në gjyqin e Millosheviçit në Hagë, kryesisht si dëshmitarë anonimë të mbrojtur. Bodizar Protic, një ish-shofer në Ministrinë e Brendshme të Serbisë, ishte i pari që vendosi të jepte fakte haptazi në gjyqin e tri zyrtarëve të lartë të Beogradit që u burgosën vitin e kaluar. Protic dëshmoi se oficeri i tij epror i tha se kishte folur me asistentin e ministrit të brendshëm Petar Zekovic për “një detyrë që ishte shumë e rëndësishme dhe që ishte në interes të shtetit” dhe i kërkoi atij t’i gjente një kamion. Detyra ishte t’i çonin trupat që kishin dalë në sipërfaqe të lumit Danub në Tekija në Batajnicë më 7 prill 1999. Protic tha se ky ishte vetëm i pari nga disa misione të tilla të ngjashme. Një kamion i dytë i mbushur me trupa të vrarë u dërgua nga qyteti Janjevë i Kosovës në qendrën stërvitore policore në Petrovo Selo dhe një i tretë nga Mitrovica u dërgua përsëri në Petrovo Selo. Herën e katërt dhe të fundit, Protic tha se ai kishte transportuar trupa nga Prishtina në Batajnicë. “Sa herë që nisesha, të gjitha udhëzimet i merrja nga gjenerali Petar Zekovic”, dëshmoi ai. “Kishte gjithmonë urdhra verbale që përmbanin udhëzime në lidhje me si dhe ku duhej ta merrja kamionin, cili do të ishte kamioni dhe ku duhej të shkoja për të marrë trupat”.

Spastrimi i terrenit

Pasi një gazetë serbe e quajtur “Timok Crime Revië” publikoi detaje të tjera në maj të vitit 2001 në lidhje me operacionin e fshehjes së trupave, i cili mbante emrin e koduar “Dubina 2” nga urdhëruesit e tij, Ministria e Brendshme ngriti një grup pune që mori në pyetje rreth 30 persona që ishin të përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë. “Ministri i brendshëm Vlajko Stojiljkovic dhe shefi i Departamentit të Sigurimit Publik, gjenerali Vlastimir Djordjevic, deklaruan se e gjithë çështja ishte një sekret shtetëror dhe nisën operacionin “Dubina 2” për t’u marrë me të”, shpjegoi në një konferencë për shtyp më 25 maj të atij viti kapiteni Dragan Karleusa, kreu i grupit të punës. Kur trupat mbërritën në qendrën stërvitore policore në Batajnicë, ata u hodhën nëpër gropa në një fushë stërvitjeje dhe u dogjën. “Sapo mbërrinte kamioni me trupat, eskavatori hapte një gropë, trupat lyheshin me naftë, mbuloheshin me goma dhe u vihej zjarri. Pasi trupat digjeshin, dy ose tre orë më vonë, gropat mbuloheshin”, tregoi për grupin e punës Dusko Nenadovic, një anëtar i Njësisë Speciale të Anti-Terorrizmit i cili ishte i përfshirë në rivarrimin e trupave. “E dija që gjithçka ishte ‘një sekret shtetëror’ dhe nëse dikush hapte gojën e tregonte, i fluturonte koka”, tha ai. Hetimi i grupit të punës përcaktoi lidhje të drejtpërdrejta midis fshehjes së krimit dhe zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme. Ai zbuloi gjithashtu se kishte një plan paraprak për “të spastruar terrenin” pas masakrave nga forcat serbe në Kosovë që ishte rënë dakord në nivelin më të lartë dhe kishte për qëllim fshehjen e provave të mëdha nga Gjykata e Hagës. “Takimi i parë në lidhje me këtë u realizua në zyrën e presidentit të asaj kohe, zotit Millosheviç. Mbledhja u realizua në muajin mars të vitit 1999”, dëshmoi Karleusa më vonë në gjyqin e Millosheviçit. “Sipas informacioneve që morëm, përveç z. Millosheviç, në takim mori pjesë edhe kreu i sigurimit publik të asaj kohe, z. Vlastimir Djordjevic, si edhe gjenerali Radomir Markovic, ministri i asaj kohe Vlajko Stojiljkovic dhe disa persona të tjerë”, tha ai. Gjenerali Markovic konfirmoi atë që u diskutua: “Në fund të takimit, Vlastimir Djordjevic ngriti çështjen e largimit të trupave të shqiptarëve të Kosovës në mënyrë për të larguar të gjitha viktimat e mundshme civile që mund të ishin subjekt i një hetimi nga ana e Gjykatës së Hagës”, tha ai në vitin 2001. “Ministri i Brendshëm Vlajko Stojiljkovic i dha urdhër për kryerjen kësaj drejtpërdrejtë gjeneralit të policisë Dragan Ilic dhe Vlastimir Djordjevicit”, shtoi Markovic, i cili aktualisht është duke vuajtur një dënim me 40 vjet burg për vrasjen e ish-presidentit serb Ivan Stambolic dhe krime të tjera. “Ilic më tha se koloneli Goran Radosavljevic e ndihmoi shumë me njerëzit e tij, të cilët ndihmuan atë drejtpërsëdrejti për të realizuar këtë detyrë. Mbaj mend që Ilic u ankua për mënyrën se si ishte bërë kjo, metodat që ishin përdorur dhe se përmendi si ishte gjetur një kamion frigoriferik në lumin Danub, gjë e cila ishte rezultat i organizimit të keq të Djordjevicit”, tha ai. Djordjevic ka mohuar të ketë marrë ndonjë urdhër të drejtpërdrejtë nga Millosheviçi për të kryer operacionin e spastrimit, por gjatë gjyqit të tij në Hagë, ai pranoi se mori pjesë në të. “Po, isha i përfshirë kur kamionët me trupat po vinin në Batajnicë, por s’e dija se kur ishin kryer krimet.Nuk u përballa me ata që u përpoqën të maskonin dhe fshihnin krimet dhe nuk mora ndonjë masë për të gjetur personat përgjegjës për krime lufte, gjë të cilën duhej ta kisha bërë”, tha ai në gjykatë.Ndërkohë, ministri i brendshëm Stojiljkovic vrau veten në vitin 2002 pasi u akuzua nga Gjykata e Hagës.

Një komplot i financuar nga shteti

Fred Abrahams, një këshilltar i lartë i Human Rights Ëatch, i cili ka dokumentuar gjerësisht krimet e luftës në Kosovë, beson se fshehja e kësaj paraqet dëshmi të qartë të mizorive të sponsorizuara nga shteti serb. “Nuk mund të argumentoni se ka pasur një krim të rëndomtë, kur trupat e të vdekurve më pas janë zhvendosur vazhdimisht”, tha Abrahams për BIRN. “Zhvendosja e qindra trupave nuk është e lehtë. Duhet të kesh mjete transporti, marrëveshje me forcat e sigurisë… Ky është një model; një provë e qartë se kjo ishte një përpjekje e organizuar dhe e qëllimshme për të fshehur krimin”, tha ai. Filip Svarm, redaktor i revistës serbe të lajmeve “Vreme”, tha se ishte e qartë që Ministria e Brendshme e Serbisë po përpiqej të shkatërronte prova të cilat mund ta kishin ndihmuar Gjykatën e Hagës të ndiqte penalisht Millosheviçin dhe zyrtarë të tjerë të lartë. “Pjesa më e madhe e atyre njerëzve ishin vrarë nga forcat policore dhe më pas vetë policia zhdukur gjurmët e vetë krimeve të tyre”, tha Svarm për BIRN. Disa ish-luftëtarë serbë janë ndjekur penalisht në Beograd për masakrat në fshatrat e Kosovës në vitin 1999, por jo për zhvendosjen e mëvonshme sekrete të trupave të viktimave. Mustafa Radoniqi, një avokat i krimeve të luftës i cili ka përfaqësuar të afërm të viktimave të Kosovës, pohoi se prokuroria e Beogradit është përpjekur të shmangë inkriminimin e figurave të tjera të larta të Ministrisë së Brendshme duke mos e përfshirë fshehjen e zhvendosjes së trupave në paditë e saj. “Prokuroria po mbulonte provat”, tha Radoniqi për BIRN. BIRN i kërkoi komente në lidhje me këtë prokurorisë, por s’mori asnjë përgjigje.

Të akuzuarit mohojnë gjithçka

Hetimi policor nxori në dritë emrat e më shumë se 20 personave të përfshirë në fshehjen e krimit – si zyrtarë të ulët ashtu edhe të lartë. Por pjesa më e madhe e zyrtarëve të akuzuar për përfshirje kanë këmbëngulur se janë të pafajshëm. Ish-asistenti i ministrit të brendshëm Petar Zekovic është përmendur nga disa dëshmitarë si personi që koordinoi operacionin për zhvendosjen e kufomave nga Kosova në Batajnicë.Zekovic tha për BIRN se ai ishte i pafajshëm, por nuk deshi të komentonte më tej akuzat. Ai aktualisht po gjykohet për dyshime për abuzim me fondet publike gjatë epokës së Millosheviçit. Slobodan Borisavljevic, ish-kreu i zyrës së shefit të Departamentit të Sigurimit Publik Vlastimir Djordjevic, ishte ai që merrej me pagesën e njerëzve të përfshirë në zhvendosjen e trupave. Në një deklaratë të dhënë në polici në vitin 2001, ai tha se paratë i merrte nga Djordjevici. Borisavljevic është aktualisht një zyrtar i lartë në Ministrinë e Brendshme të Serbisë dhe gjatë vitit 2006 ishte kreu i njësisë së saj të hetimit për krime lufte. Ai tha gjithashtu për BIRN se nuk ka marrë pjesë në operacion, por nuk dëshiroi të komentonte më tej. Edhe ai nuk është paditur për fshehjen e zhvendosjes së trupave. Rivarrimet e trupave të zhvarrosur nga varret masive në Serbi kanë vazhduar këtë vit dhe kërkimet për varre të tjera sekrete masive nga lufta në Kosovë nuk kanë mbaruar ende. Por pavarësisht se në vendimin e Gjykatës së Hagës, i cili dënonte Vlastimir Djordjevicin, janë përmendur si anëtarë të ‘një sipërmarrjeje të përbashkët kriminale’ serbe në Kosovë, dy zyrtarë të tjerë të lartë të policisë që mendohet se morën pjesë në operacionin sekret në vitin 1999 nuk e kanë vërtetuar kurrë në gjykatë pafajësinë e tyre. Ish-gjenerali i policisë Dragan Ilic, i cili shërbeu si kreu i njësisë hetimore penale në Serbi në vitet 1990, u përmend nga disa dëshmitarë gjatë gjyqit të Djordjevicit si një nga njerëzit kyç të përfshirë në fshehjen e ngjarjes. Dokumentet kanë përcaktuar se Ilic, i cili ishte kreu i njësisë hetimore penale, kërkoi 900 dollarë për “shpenzimet operacionale” për operacionin, një kërkesë e miratuar nga Djordjevici, ndërsa edhe punëtorët që merreshin me mbledhjen e mbeturinave dhe zhytësi në Tekija gjithashtu u paguan për punën e tyre. Ilic tashmë ka dalë në pension dhe jeton në Beograd. Ish-asistenti i ministrit të brendshëm Obrad Stevanovic, një bashkëpunëtor i ngushtë i Millosheviçit dhe ish-komandant i Njësisë Speciale Policore famëkeqe të Serbisë, tani është profesor në një akademi policore në Beograd, ku u jep mësime mbi terrorizmin oficerëve të rinj. Stevanovic gjithashtu ka mohuar çfarëdolloj përfshirjeje në operacionin sekret, edhe pse ditari që ai ka mbajtur gjatë kohës së luftës ishte një prej provave kryesore në gjyqin e Millosheviçit. Në një pjesë të ditarit ku ritregon një takim me Millosheviçin në lidhje me atë që do të bënin me trupat e shqiptarëve të vrarë në Kosovë, Stevanovici shkroi: “Pa trupa, s’ka krim”. Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, Stevanovici gjithashtu s’është ndjekur kurrë penalisht në Serbi.

 

  1. Martirizimi i pjestarëve të familjes së Adem Jasharit, mes tyre 10 fëmijë

 

Rrëfimi i Besarta Jasharit

 

Më 5 mars 1999 fillon Beteja e Jasharëve. Që në orët e hershme, forca të mëdha të policisë dhe ushtrisë serbe rrethuan Prekazin dhe familjen Jashari. Një pikë zjarri, e vendosur në fabrikën e municioneve u përforcua me mjete të rënda artilerie. Përforcimet e forcave serbe kishin ardhur edhe nga drejtimi i Klinës, Mitrovicës dhe Gllogovcit.

Natën ndërmjet 4-5 marsit 1998, Prekazi dhe familja Jashari rrethohen nga forca të shumta ushtarake e policore serbe. Sulmi mbi Jasharët nis rreth orës gjashtë të mëngjesit duke u goditur nga disa pozicione: Fabrika e Municionit, kodrat e Skënderajt, Lisat e Xanit dhe pozicione të tjera. E menjëhershme ishte edhe kundërpërgjigja e Komandantit të UÇK-së Adem Jashari dhe familjes së tij dhe qëndresa heroike e tyre zgjat tri ditë: më 5, 6 dhe 7 mars 1998.

Sipas rrëfimit të Besarta Jasharit, “ditën e parë u zhvillua luftë e madhe, gjatë tërë ditës shtëpitë u granatuan. Atë ditë, u vra vetëm Adilja, gruaja e Ademit. Ajo u vra në shkallët e njërës shtëpi, pasi ajo kishte shkuar për të marrë municion në katin e tretë të shtëpisë ku i kishin dhomat e mbushura me armatim.

Tërë dita shkoi me gjuajtje të fuqishme të forcave serbe, ndërsa në mbrëmje të shtënat u qetësuan. Në mbrëmje, Adem Jashari së bashku me djemtë, Blerimi, Kushtrimi dhe Igaballi i mbushnin karikatorët dhe bëheshin gati për luftën e ditës tjetër. Ata e vëzhgonin dhe e përcillnin me kujdes situatën”.

Në ditën e dytë të sulmit mbi familjen Jashari, më 6 mars 1998, luftimet sipas rrëfimit të Besartës filluan kështu: “Që në mëngjes, nisën përsëri granatimet e forcave serbe. Granatat binin në çdo pjesë të shtëpive dhe të oborrit. Copat e një granate dhe gojëzat e saj e zunë përfundi Igballin, djalin e bacit Rifat.

Granatimet vazhduan të jenë edhe më të fuqishme ndërsa nga copat e granatave filluan të vriten edhe anëtarët e tjerë të familjes. Ademi e Hamza së bashku me djemtë e familjes rezistonin në pozicionet e tyre. Më tragjikja ka qenë një granatë e cila i ra podrumit dhe e çau atë në dy pjesë, duke e shkatërruar atë. Ajo granatë i vrau edhe disa prej anëtarëve tjerë të familjes sonë. Nga kjo granatë vdiqën edhe Hidajetja, vajza e Rifatit dhe motra ime Fatimja, që ishte dy vjet më e vogël se unë. Të gjallë ende ishin Besimi, Kushtrimi dhe Adem, që luftonin nga një pozicion në tjetrin”.

Në ditën e tretë të sulmit, me 7 mars 1998, nga Besarta përshkruhen edhe momentet e fundit dhe kryesore për luftimet në shtëpinë e Jasharajve, “Ademi lëvizte prej pozitës që kishte te një mur në oborr dhe vinte kah vendi ku ishim ne të strehuar. Pas vrasjes së shumicës së anëtarëve të familjes, vritet edhe Besimi.

Afër derës së bodrumit ku ishim strehuar bie edhe Ademi, në përpjekja për të na mbrojtur. Të gjallë ishim edhe vetëm unë dhe Kushtrimi. E kam pa Ademin kur e ka marrë plumbi, ka rënë te shtylla afër shkallëve të shtëpisë, aty u vra.

Pas rënies së tij, djali i tij Kushtrimi (atëherë 13 vjeçar), e mori automatikun dhe u nis në drejtim të një pozicioni tjetër në oborr, sepse policët serbë veç ishin futur nëpër disa depo që i kishim. Në ballafaqim me ta, Kushtrimi ka rënë midis dy shtëpive me automatik në dorë.

Kur nuk mbeti më asnjë i gjallë, shkova te trupat e secilit duke i prekur dhe duke thirrur me zë mos kishte mbetur dikush i gjallë. I thirrja në emër, por s’përgjigjej askush. Krejt kjo po zhvillohej kah fundi i luftës, në ditën e tretë të sulmit, paradite”.

Në këtë betejë forcat serbe, bashkë me Adem Jasharin, vranë 20 anëtarë të familjes, 10 prej të cilëve fëmijë.

 

  1. Akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit dhe maja e ajsbergut e krimit shtetëror serb

 

Ka një ngazëllim të pashpjegueshëm të një aradhe shqiptarësh për akuzat e Gjykatës Speciale ndaj presidentit aktual të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreut të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, të dy drejtues të lartë të Ushtrisë Çlirimtare.

As më shumë dhe as më pak të dy politikanët akuzohen për rreh 100 vrasje, përfshirë serbë, pakica etnike dhe kundërshtarë politikë; është dosje e përgatitur nga prokuroria në Beograd dhe që i është drejtuar edhe prokurorisë së Tiranës zyrtare, disa vite më parë.

Këto nuk janë të vetmet raste që janë akuzuar nga gjykata e Hagës, edhe të tjerë komandantë e drejtues janë akuzuar prej saj, mes të cilëve rasti i shumëpërfolur ka qenë ai i Ramush Haradinaj, i cili u ballafaqua dy herë në periudha të ndryshme kohore dhe u shpall i pafajshëm.

Gjykata e krimeve të luftës e ndërmori këtë operacion ndëshkues menjëherë pas përfundimit të luftës në ish-Jugosllavi dhe në fokus ishte regjimi i Millosheviçit, krerët më të lartë të saj, si agresorët më të mëdhenj dhe përgjegjësit kryesorë për të gjitha krimet në republikat e tjera.

Pra agresori shtetëror dhe kryesor ishte Beogradi i periudhës së Millosheviçit, çka do të përbënte edhe numrin më të madh të të akuzuarve dhe të dënuarve nga gjykata ndërkombëtare.

Përpos tyre tribunali i Hagës nuk la pa thirrur edhe drejtues e komandues në Kroaci, Slloveni, Bosnje-Hercegovinë e Kosovë, që në mbrojtje të trojeve të tyre, kishin bërë edhe akte të rënda ndaj popullsive të pafajshme.

Masakra e tmerrshme antinjerëzore është ende e freskët, dy dekada më parë, që tronditi botën perëndimore dhe që arriti ta ndalonet me një veprim të shpejtë, bombardimin nga NATO të infrastrukturës luftarake të Serbisë, që dispononte asokohe një nga pesë ushtritë kryesore të kontinentit dhe kishte mbështetje të gjithanshme nga shteti rus.

Kosova është sot shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht në kufijtë e ish-republikës së vitit 1974; liria e saj është fryt i gërshetimit të përpjekjeve të LDK e Ibrahim Rugovës, që e bëri ndërkombëtarisht të njohur robërinë e saj dhe u afroi shqiptarëve të të gjitha viseve aleatët më të mëdhenj të botës demokratike, i rezistencës së armatosur të UÇK-së dhe i ndërhyrjes energjike të NATO-s.

Dënimi i disa individëve nga radhët e UÇK-së, bazuar në fakte dhe dokumente e jo në pamflete politike, nuk e zbeh epopenë e papërsëritshme të këtij formacioni ushtarak.

Propaganda mjerane, lufta politike e paskrupuj këndej dhe andej kufirit Shqipëri-Kosovë se kush bëri më shumë dhe kush më pak, ndërsimi i turmave, fundamentalistëve, mercenarëve, jugosllavistëve, nuk e zbehin këtë të vërtetë.

Për të rifreskuar pak kujtesën tonë të përbashkët, keni më poshtë një majë ajsbergu me listën e disa kriminelëve serbë, që jo vetëm nuk janë thirrur nga ndonjë gjykatë, por janë ende të pandëshkuar nga askush, madje edhe në poste të rëndësishme.

 

Revista ‘Ekskluzive’: Lista e kriminelëve të luftës në Kosovë 1999

Diplomati i karrierës, publicisti dhe shkrimtari Shaban Murati, duke marrë shkas nga thirrja e gjykatës speciale për Hashim Thaçin e Kadri Veselin, hiqte një paralele mes qëndrimit të botës perëndimore në përfundim të Luftës II Botërore dhe atij të sotmit. Asokohe mes të akuzuarve ishte edhe Ministri i Infomacionit Gebels, ndërsa sot, homologu i regjimit të Millosheviçit, Aleksandër Vuçiç, jo vetëm nuk është thirrur nga Tribunali i Hagës, por është presidenti serb i pranuar nga kancelaritë europiane.

 

Shaban Murati: Bota ishte më e drejtë në 1945!

 

Imagjinoni një takim midis ministrit të Informacionit të Hitlerit, Gëbels, alias ministri i Informacionit i Millosheviçit, Aleksandër Vuçiç dhe komandantit të forcave që çliruan Berlinin nga nazistët, Georgij Zhukov, alias komandanti i UÇK, Hashim Thaçi dhe nga Gjyqi i Nurembergut vjen fletë-thirrje jo për Gëbelsin, por për Zhukovin.

Bota ishte më e drejtë në 1945.

Bota po çmendet duke mohuar vetveten.

 

Maja e ajsbergut të kriminelëve serbë, të pandëshkuar nga Tribunali i Hagës

 

Reçaku

Bizhidar Markoviç

Çedomir Aksiç

Zhivorad Stojçetoviç

Bogdan Nojiç

Jovica Stojkoviç

Momir Ristiç

Zvonko Ristiç

Ljubomir Nojiç

Nenad Marinkoviç

Pavle Marinkoviç

Zoran Nedelkoviç

Sllavisha Marinkoviç

Vojisllav Janiçijeviç

Milivoje Çanoviç

Jovica Jovanoviç

Stojan Aksiç

Millorad Kostiç

Dragisha Kostiç

Dragan Tasiç.

 

Gjakova

Stanojeviç Momçilo

Çamoviç Sreten

Stanojeviç Milan

Çoliç Rade

Slavkoviç Milan

Stanojeviç Sava

Kovaç Slobodan

Stojanoviç Sava

Dekiç Milan

Dekiç Momçilo

Raçiç Dragan

Mirkoviç Vuk

Vujoviç Vaso

Vujoviç Nikotin

Ragiç Darko

Simiç Bozhidar

Stefiç Nikola

Stefiç Bojan

Obradoviç Ljubisha

Pantoviç Radovan

Pantoviç Miliç

Jovanoviç Aca

Bozhoviç Çedomir

Jovanoviç Sava

Ristiç Predrag

Jovanoviç Goran

Shqepanoviç Millosh

Krstiç Srgjan

Dikiç Milan

Dikiç Momçilo

Dimiç Zvezdan

Jovanoviç Sinisha

Rajkoviç Gojko

Drashkoviç Laza

Lazareviç Doka.

 

Krusha e Vogël

Predrag Belosheviq, pjesëmarrës i luftrave në Kroaci dhe Bosnjë – Hercegovinë)

Grujica Belojeviq (vëllau i Lubisha Belojeviq)

Lubisha Belojeviq

Zharko Belosheviq

Zhika Belosheviq

Malisha Tijaniq (vëllai i Çeda Tijaniq)

Çeda Tijaniq

Goran Tijaniq

Dejan Tijaniq

Vedran Tijaniq

Obrad Tijaniq

Zhivan Vuçiq

Mirolub Vuçiq

Dushan Vuçiq

Rade Ivanosheviq (vëllai i Milisav Ivanosheviq)

Milisav Ivanosheviq

Igor Shapiq,

Gradibor Radunoviq,

Ivan Gajin

Zoran Shlaniq.

 

Izbicë

Mihajlo Tomasheviq

Veselin Tomasheviq

Sllavko Tomasheviq

Vujadin Tomasheviq

Nenad Tomasheviq

Stojadin Tomasheviq

Igor Tomasheviq

Miloje Tomasheviq

Vladan Tomasheviq

Radoslav Tomasheviq

Vasilije Tomasheviq

Milosh Tomasheviq

Radivoje Tomasheviq

Preda Tomasheviq

Srgjan Tomasheviq

Millorad Tomasheviq

Mileta Tomasheviq

Radenko Tomasheviq

Mile Tomasheviq

Stojadin Tomasheviq

Milenko Tomasheviq

Milan Tomasheviq

Dragoljub Tomasheviq

Gjoko Tomasheviq

Boshko Tomasheviq

Zhivorad Tomasheviq

Zhivojin Tomasheviq

Najdan Tomasheviq

Nebojsha Tomasheviq

Nenad Tomasheviq

Branillav Tomasheviq

Ratko Tomasheviq

Filip Tomasheviq

Dejan Tomasheviq

Gordan Tomasheviq

Predrag Tomasheviq

Despot Tomasheviq

Tadisha Tomasheviq

Sinisha Tomasheviq

Tomisllav Tomasheviq

Zoran Tomasheviq e

Goran Tomasheviq

Branisllav Kragoviq

Ratko Kragoviq, i biri

Marko Ristiq

Marko Damjanoviq

Dragoljub Rajkoviq

Jovica Rajkoviq

Rade Kovaçeviq

Dika Kovaçeviq

Ognjan Kovaçeviq

Gjorgje Mojsiq

Radosav Kovaçeviq

Mile Jokiq

Nebojsha Kovaçeviq

Sinisha Jokiq

Svetozar Ristiq

Zoran Kovaçeviq

Momir Milentijeviq

Zoran Jovanoviq

Milutin Arisiq

Milan Todoroviq

Dejan Spasiq

Nebojsha Nikçiq

Miodrag Komatina

Niqifor Kovaçeviq

Dragan Dimitrieviq

Vukmiq Lazareviq

Todor Deverxhiq

Rade Deverxhiq

Dragisha Deverxhiq

Milan Shteviq

Dragomir Shteviq

Miliq Petroviq

Ognjan Petroviq

Nenad Shmigiq

Radoje Shmigiq

Cvetko Shmigiq

Dragan Shmigiq

Gollub Shmigiq

Dadosha Iliq

Zhivoin Iliq

Momçillo Radovanoviq

Zhivko Jokoviq

Radosllav Kandiq

Radivoje Rasha

Dejan Rasha

Dushan Rasha

Zvonko Jovanoviq

Zoran Jovanoviq

Bllagoje Çolakoviq

Nenad Çolakoviq

Radosh Lajoviq

Ilija Trajkoviq

Rajko Rajçiq

Vllado Bakraçeviq

Lubisha Iliq

Momo Peleviq

Sadudin Rexhepagiq

Goran Shapiq

Rade Shapiq

Dushan Shapiq.

 

Drenicë

Llazareviq Dragisha, nëntoger

Gjorgjeviq Sinisha, rreshter

Blanusha Mile, rreshter i vjetër

Korçag Goran, rreshter i klasit të pare

Millanoviq Predrag, dhjetar

Radulloviq Nebojsha

Simiq Goran

Kostiq Sasha

Daniq Sllobodan

Gjorgjeviq Zoran

Shabiq Zvonko

Qausheviq Nenad

Jovanoviq Dragi

Momqilloviq Miroslav

Ivanoviq Milivoje

Dejanoviq Verolub

Janjusheviq Zhivorad

Nedelkoviq Bratisllav

Petkoviq Bogolub

Gjoriq Sllavolub

Vaniq Rasha

Dimiq Dushan

Bajrami Igor

Aliq Zoran

Branko Jançiq.

 

Sllatinë

Zoran Vukdragoviq – toger

Lubisha Simiq – rreshteri

Zoran Ristovski

Dushan Jevriq

Zoran Joviq

Mladen Peshiq

Milosh Mihajloviq

Marko Zhivoinoviq

Slavisha Gjorgjeviq

Miodrag Pejatoviq

Dejan Mikiq

Igor Gurkoviq

Ivan Stanojeviq

Zoran Mimiq

Radoje Bulatoviq

Mile Rangjeloviq

Cvetko Boshkiq

Radoslav Ristia

Slobodan Gjurgjeviq

Darko Miloviq

Dragisha Ivanoviq

Ivan Steviq

Vladeta Stojanoviq

Sasha Aksiq

Nenad Jovanoviq

Nenad Zhivkoviq

Dejan Slaviq.

 

Kishnicë

Berisha Ruzhdi

Iliq Stalin

Paniq Pavli

Cvejiq Lubisha

Vukadinoviq Jovan

Andriq Mirko

Dikiq Branko

Krastiq Rade

Selishnik Jelica

Sinisha Jovanoviq

Jovan Karaxhiq

Goran Trajkoviq

Boban Trajkoviq

Dejan Trajkoviq

Predrag Gjorgjeviq

Petar Saveliq

Mile Bulajiq

Gjorgje Bulajiq

Zhivorad Mitiq

Dragan Mitiq

Dragan Miliq

Zoran Trajkoviq

Mike Iliq, Graçanicë

Dushan Iliq.

 

Klinë

Danë Balaj

Zoran Dobriq

Zharko Stepiq

Vitomir Saviq

Millorad Stepiq

Gollub Stashiq

Dragomir Stashiq

Bado Bogiqeviq

Zaiq Vojo

Dobishleviq Sreta

Dançiq Vojo

Popi Zoran

Pavlloviq Dragan

Zhivkoviq Radosllav

Zhivkoviq Llazar

Vushtiq Radoje

Zariq Sreqko

Kiziq Gollub

Kiziq Gjoko

Dashiq Nevica

Krstiq Millan

Dobriq Dushan

Kiziq Radovan

Kiziq Ranko

Gollub Llazareviq

Borko Radojeviq.

 

 “Toga e tmerrit”

Kjo togë me paramilitarë, formuar më 19 maj 1999 ka vrarë 22 civilë pleq, plaka, fëmijë, gra dhe burra që i zunë në shtëpitë e tyre.

Miodrag Stanishiq

Sasha Jeriniq

Stanisllav Vukiq

Sasha Vujiq

Mirosllav Mihajlloviq

Millovan Ivkoviq

Vidosllav Kojiq

Moma Vasoviq

Nenad Perzhiq

Branko Arizonoviq

Nebojsha Stanojoviq

Zoran Cvetkoviq

Sllavisha Maksimoviq

Dragisha Dinqiq

Novica Jakovleviq

Lubisha Arsiq

Sinisha Jovanoviq

Aleksander Jovanoviq

Srgjan Ristiq

Goran Arsiq

Nebojsha Stanishiq

Dragan Nojkiq

Canko Spasiq

Bogoso Krqmareviq

Millosh Mitroviq (komandant i togës).

 

Fushë Kosovë

Sllavisha Andrijeviq

Dragomir Popoviq

Boban Mitroviq

Dragan Dabizhleviq

Lazar Deniq

Radomir Dishiq

Radovan Petroviq

Dragan Mitroviq

Radojica Mitiq

Dragan Iliq

Aca Stankoviq

Zhika Begnellaviq

Mlladen Laziq

Sllavisha Grujiq

Sasha Mihajlloviq

Sava Drashkoviq

Miodrag Bangjur

Millan Milkoviq

Boban Grujiq

Sasha Maksimoviq

Nebojsha Stefanoviq

Vllastimir Jovanoviq

Dushan Zharkoviq

Dragan Zhekiq

Dobri Artinoviq

Stanko Milankoviq

Sllobodan Mitroviq

Dobrivoje Gjorgjeviq

Darko Milosheviq

Dragolub Lakaqeviq

Lubisha Veliqkoviq

Zharko Vasiq.

 

  1. Raporti i Komisarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut mbi situatën e të drejtave të njeriut në Kosovë

 

 Dhuna ndaj grave dhe fëmijëve

 

Njëzet e dy përqind e incidenteve të raportuara kanë të bëjnë me fëmijët, ndërsa 17.5 përqind e rasteve kanë të bëjnë me dhunën e ushtruar ndaj grave.

Gratë dhe fëmijët ishin viktima të vrasjeve dhe ekzekutimeve. Në veçanti, janë raportuar shumë raste në të cilat gratë kanë humbur jetën si pasojë e vrasjeve pa dallim në turmat e civilëve, ndërsa në disa raste ka ndodhur që gratë ishin përzgjedhur dhe ishin nxjerrë karvani i njerëzve dhe ishin pushkatuar. Në shumë raste ishin marë në shenjë dhe ishin qëlluar fëmijë. Në Kaçanik u vranë djemtë deri 17 vjeç; Në Bela Crkva u vranë nga forcat serbe tre fëmijë, respektivisht gjashtë, katër dhe tre vjeç.

…Djemtë e rinj të dyshuar si pjesëtarë të UÇK-së janë marrë në pyetje, janë torturuar dhe ndonjëherë janë vrarë pa marrë parasysh moshën e tyre.

Katërmbëdhjetë persona të intervistuar folën për përdhunimin e konfirmuar ose të dyshuar dhe për shumë raste të agresioneve seksuale. Duke pasur parasysh mentalitetin e lidhur me dhunën seksuale në kulturën shqiptare, është e arsyeshme të supozohet se numri i incidenteve të kësaj natyre mund të jetë më i lartë se sa rastet që pasqyrohen në raportet publike. Më 30 qershor 1999, në Prishtinë, Komisari i Lartë për të Drejtat e Njeriut u takua me Kryetarin e Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve. Kryesuesja tha se numri i rasteve të paraportuara të përdhunimit në Kosovë ishte shumë i lartë. Ajo tha gjithashtu se në Kosovë dy forma të ndryshme të përdhunimit ishin të zakonshme: përdhunim biologjik dhe përdhunim me armë dhe si gratë ashtu ehe burrat ishin viktima të përdhunimit para dhe gjatë luftës.

Në disa raste, gratë u përdhunuan në shtëpitë e tyre kur fshatrat e tyre ishin nën rrethim. Në Cirez, ku ishin zhvendosur gra dhe vajza të reja, u morën për një natë nga ushtarët e ushtrisë. Në Vranjevac, një grua u përdhunua në shtëpinë e saj dhe burri i saj u vra ndërsa përpiqej ta mbronte. Në Koliç, trupat paraushtarake të Arkanit, rrëmbyen një numër të grave gjatë sulmit kundër fshatit. Në Ponesh, paraushtarakët hynë në një shtëpi dhe përdhunuan një grua 20-vjeçare para nënës së saj…

Në raste të tjera gratë janë marrë dhe janë përdhunuar nga ushtarët serbë që kanë sulmuar grupet e personave të zhvendosur. Janë raportuar gjithashtu raste të përdhunimit në tren me destinacion kufirin ose edhe në stacionin hekurudhor në Prishtinë… shumë paraushtarakë hipën në tren dhe përdhunuan 10-15 vajza të reja para të gjithëve, duke përfshirë fëmijët e vegjël. Thuhet se një grua u përdhunua nga një ushtar paraushtarak në spitalin e Gjilanit ku trajtohej për plagë të pësuara në një shpërthim granate…

…Gratë ishin urdhëruar që të zhvisheshin gjatë konfiskimit të sendeve me vlerë dhe iu ishin adresuar me fjalë të ndyra (gjuhë seksuale) dhe hera-herës ishin prekur dhe ngacmuar në mënyrë të palejueshme.

Sipas njoftimeve të shumta, duket se ka pasur sistematikisht raste të gjymtimit të grave, të cilave iu janë prerë veshët dhe gishtërinjtë. Në këtë fazë është e vështirë të përcaktohet nëse ky ritual makabër kishte një domethënie të veçantë ose ishte një akt i thjeshtë sadizmi.

Arrestimi dhe paraburgimi arbitrar

Njëzet e tre përqind e refugjatëve të intervistuar kishin qenë subjekte të drejtpërdrejtë të arrestimit dhe paraburgimit arbitrar. Arrestimet arbitrare dhe paraburgimet kryheshin sipas një skeme të njëjtë në të gjithë Kosovën…

Burrat e moshës ushtarake në mbarë Kosovën shpesh ndaheshin nga familjet e tyre dhe ndaloheshin me dyshimin e thjeshtë se mund të ishin anëtarë të UÇK-së, bashkëpunëtorë të UÇK-së, ose me qëllimin e thjeshtë për të marrë informacion. Në shumicën e rasteve, arrestimet masive të meshkujve vinin pas ofensivave ushtarake serbe kundër fshatrave shqiptare…

…Arrestimet masive të njerëzve u kryen në vendet ku priteshin të kalonin karvanet e rëndësishme… Shumë prej tyre nuk u liruan dhe fati i tyre nuk dihet.

Intelektualë shqiptarë, juristë, mbrojtës të të drejtave të njeriut, aktivistë, politikanë dhe të tjerë u arrestuan dhe u ndaluan në paraburgim arbitrarisht në të gjithë Kosovën. Disa u vranë në paraburgim, ndërsa shumë të tjerë ende mungojnë, konsiderohen të zhdukur.

Një grup të rinjsh u kapën pas një ofensive kundër një fshati në komunën e Urosevacit (Ferizaj). Burrat u vendosën në punë të detyruar dhe u ndaluan pranë trupave serbe për të shërbyer si mburoja njerëzore. Shqiptarët etnikë thuhet se u përdorën si mburoja njerëzore edhe në fshatin Stutica (Shtuticë), afër qytetit të Glogocit, në mes të prillit. Në disa fshatra në komunën e Vitisë, pati pëshpëritje se disa njerëz ishin mbajtur në “arrest shtëpiak”, si mburoja njerëzore për të mbrojtur automjetet ushtarake dhe tanket serbe. Kolona të gjata me persona të zhvendosur u shoqëruan nga trupat paraushtarake serbe dhe policia nga Mitrovica deri në Shqipëri dhe pastaj disa nga personat e zhvendosur u detyruan forcërisht të ktheheshin mbrapsht në mënyrë që “të mbronin” me trupat e tyre karvanet ushtarake nga bombat e NATO-s.

Tortura dhe keqtrajtimi

Gjashtëdhjetë e nëntë për qind e refugjatëve të intervistuar deklaruan se kishin qenë dëshmitarë të pranishëm ose kishin vuajtur vetë personalisht tortura ose trajtime të tjera mizore, çnjerëzore dhe degraduese nga ana e forcave serbe.

Shumica dërrmuese e rasteve të torturës kryheshin në paraburgim, me qëllim mos nxjerrjen e informatave ose rrëfimeve nga ana e të paraburgosurve…

Torturat praktikoheshin në vendet e arrestimit dhe në pikat e grumbullimit, ku personat mbaheshin të ndaluar në pritje të transferimit në një qendër ndalimi ose në një burg…

Në fund të majit banorët e Vuçiternës u grumbulluan në një shesh, ku rreth 250 burra u veçuan nga të tjerët dhe u mbajtën në një sallë sportive për tri ditë. Atyre nuk iu dha ushqim dhe ujë, i detyruan të qëndrojnë ulur për 10 orë në shkallare me pjesën e sipërme të trupit të përkulur dhe iu dhanë për të pirë ujë të përzier me naftë.

Shumë refugjatë deklaruan se ishin rrahur egërsisht dhe ishin goditur me shkopinj druri dhe metali në “Ndërtesën 92”, në Prishtinë, në gjymtyrët dhe në veshka… Ata u detyruan të vendoseshin përballë murit me këmbë të hapur dhe goditeshin në organet gjenitale… Disa prej tyre ishin futur në një qeli me ujë të ftohtë deri në gjunjë për një natë të tërë.

Disa nga rastet më të rënda të torturës janë kryer në Ferizaj, në një shtëpi private të përdorur më parë si kafene. Të rinj shqiptarë mbaheshin në bodrumin e shtëpisë dhe herë pas here i ngjitnin në katet e sipërme për t’i marrë në pyetje për aktivitetet e UÇK-së. Disa viktima janë mbajtur për disa ditë në bodrum, të zhytur në ujë deri në gju. Gjatë marrjes në pyetje, ishin rrahur egërsisht me shkopinj prej druri dhe disa prej tyre ishin torturuar me goditje elektrike…

Një numër i vogël ekzekutimesh të simuluara iu njoftuan Operacionit të Urgjencës (OHCHR-KEO). Në raste të tjera, konfiskimi sistematik i sendeve me vlerë nga grupet paraushtarake në karvanët e prsonave të zhvendosur (PZHBV-së) shoqërohej nga akte veçanërisht sadiste dhe brutale. Në Grashticë, përmes së cilës 100 mijë njerëz kaluan në mes të prillit, grupe paraushtarakësh i goditnin ata me thika, në krahë apo në këmbë pa dallim, ku të mundnin.

Shkatërrimi i pronës

Pas sulmeve ushtarake, fshatrat me popullsi kryesisht shqiptare u dogjën sistematikisht nga trupat serbe… Së bashku me shtëpitë ata digjnin gjithashtu, hambaret me drithë e me farëra, traktorët dhe pajisjet bujqësore të mbetura në shtëpi. Fshatarët që u kthyen pas tërheqjes së forcave serbe konstatuan bagëti të masakruara ose të zhdukura, ndërsa kafshët e ngordhura ishin hedhur në pus për të ndotur ujin e pijshëm.

Shumë shqiptarëve të Kosovës iu ishin grisur dokumentet personale nga trupat serbe gjatë dëbimit, në pikat e kontrollit policor, në kufi ose gjetkë gjatë kryerjes së kërkimeve nga forcat e policisë, ushtrisë ose forcave paraushtarake. Duket se të gjitha këto akte shkatërrimi kishin për qëllim parandalimin e shqiptarëve që të ktheheshin dhe të rifillonin jetën në vendet e tyre të banimit. Shkatërrimi i pronave dhe i të mirave materiale, me sa duket nuk ishte vetëm një akt vandalizmi, por edhe përpjekje për të zhdukur gjurmat e pranisë së popullsisë shqiptare në Kosovë dhe po ashtu, identitetin e saj kombëtar dhe kulturor.

Konfiskimi i pronës dhe i të mirave materiale

Shumica e personave të intervistuar raportuan gjithashtu se iu ishin konfiskuar pronat dhe të mirat materiale nga forcat serbe…

Policia dhe grupet paraushtarake serbe interceptonin grupe të rëndësishme personash të zhvendosur (PZHBV-ve) dhe i detyronin t’iu dorëzonin atyre paratë, stolitë, sendet me vlerë, makinat, traktorët dhe objekte të tjera të çmuara, nën kërcënimin me armë…

Janë raportuar gjithashtu edhe një numër i vogël rastesh të zhvatjes së parave të shqiptarëve nga ana e serbëve në pikat e kalimit kufitar. Veç kësaj, është vërejtur që shpesh personat e zhvendosur janë urdhëruar të dorëzonin automjetet e tyre para se të lejoheshin të kalonin kufirin. Në disa raste janë konfiskuar edhe dokumentet dhe targat e makinave. Shumë prej makinave ishin çmontuar dhe pjesët e tyre ngarkoheshin në kamionë për t’u shitur diku larg. Atyre iu konfiskoheshin edhe dokumentet personale në pikat e kalimit kufitar.

Shtëpitë shqiptare të braktisura u plaçkitën gjerësisht dhe në mënyrë sistematike duke rrëmbyer prej tyre pasuri të luajtshme dhe pajisje të ndryshme. Ndërsa popullata shqiptare largohej nga fshatrat e veta, këmbësoria serbe plaçkiste shtëpitë e tyre, ngarkonte në kamionë mallrat dhe gjithëçka që gjente përpara se t’iu vinte zjarrin. Në disa raste, civilë romë ndihmuan forcat serbe në transportimin e mallrave të konfiskuara.

Faktori i UÇK-së

Deri tani OHCHR nuk ka qenë në gjendje të mbledhë informacion të besueshëm dhe të paanshëm për rolin e UÇK-së gjatë 11 javëve të fushatës së NATO-s. Megjithatë, nga intervistat e kryera nga Operacioni i Urgjencës (OHCHR-KEO) del se gjatë asaj periudhe, UÇK-ja ishte përfshirë në mënyrë aktive në luftën kundër forcave serbe në shumë rajone të Kosovës. Veç kësaj, në disa raste civilët kërkonin mbrojtjen e UÇK-së duke u vendosur në afërsi të pozicioneve të saj dhe ushtarët e UÇK-së u shpërngulën në zonat urbane ose u larguan nga vendi duke u përzier me turmat e civilëve të zhvendosur. Kjo rrethanë mund të ketë ndikuar negativisht në qëndrimin e forcave serbe ndaj civilëve. Në këtë fazë është e pamundur të përcaktohet nëse dhe në çfarë mase “faktori i UÇK-së” ka peshuar në ngjarjet që ndodhën në Kosovë.

Ndikimi i konfliktit të armatosur mbi civilët

…Në shumë qytete në jug-lindje të Serbisë-Preshevë, në veçanti, por edhe në Leskovc dhe Vranjë banorë shqiptarë janë arrestuar masivisht gjatë luftës, pa pasur mundësi që çështja e tyre të mund të mbrohej publikisht, sepse mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe gazetarët serbë të këtyre rajoneve, ishin piketuar gjithashtu si objekt kërcënimi, para dhe pas 24 marsit. Rrjeti i mbrojtjes së çështjes së shqiptarëve, i cili është aq i fortë në tërë Kosovën, nuk kishte asnjë efikasitet përtej kufijve të saj.

 

 

RINDËRTIMI I ROLIT TË UNHCR NË KOSOVË PAS 10 QERSHORIT 1999

 

Kthimi në Kosovë

 

Më 10 qershor 1999, pas konfirmimit të NATO-s për tërheqjen e forcave të sigurisë së RFJ-së nga Kosova dhe pezullimit të operacioneve ajrore të NATO-s kundër RFJ-së, Këshilli i Sigurimit miratoi rezolutën 1244 (1999) të 10 qershorit 1999, i cili autorizonte Sekretarin e Përgjithshëm, “që duke vepruar së bashku me organizatat ndërkombëtare kompetente, të krijonte një prani ndërkombëtare civile në Kosovë me qëllim që të sigurojë aty një administrim të përkohshëm”.

Rezoluta parashikonte edhe krijimin e një pranie ndërkombëtare të sigurisë…

Grupi Këshillimor në fushën e të Drejtave të Njeriut i Zyrës së Përfaqësuesit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm

Në Raportin e vet drejtuar Këshillit të Sigurimit, në 12 korrik 1999 (S/1999/779) mbi strukturën e UNMIK-ut, Sekretari i Përgjithshëm, kishte parashikuar të emëronte në zyrën e Përfaqësuesit të posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm, një këshilltar të lartë për çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut…

Këshilltari i lartë i të drejtave të njeriut, z. Ëilliam O’Neill, i cili mbërriti në Prishtinë më 2 shtator 1999, do të sigurojë që prioritet t’i jepet themelimit të institucioneve dhe infrastrukturave për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë, në veçanti të drejtave të grupeve minoritare.

Zyra e Komisariatit të Lartë në Kosovë

Që nga data 24 gushti 1999, OHCHR kishte 12 zyrtarë ndërkombëtarë në Prishtinë dhe kishte rihapur zyrat në Beograd dhe Podgoricë.

Në Kosovë, duke u bazuar në mandatin e saj të gjerë në vend dhe në përvojën e vjetër në zonë, OHCHR do të kryejë detyrat e mëposhtme:…

Mbledhja e informacioneve, në bashkëpunim me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), mbi kushtet në të cilat janë arrestuar të burgosurit e transferuar në Serbi, për monitorimin e tyre jashtë Kosovës;

Mbledhja e informacioneve, në bashkëpunim me KFOR-in, UNMIK-un, OSBE-në, UNHCR-në dhe KNKK-në, për personat e rrëmbyer në Kosovë nga “policia” dhe “policia ushtarake” e UÇK-së dhe nga aktorë të tjerë jo shtetërorë;

Pjesëmarrja në nënkomisionin e Këshillit Kalimtar të Kosovës të ngarkuar me të paraburgosurit (ndaluarit) dhe të burgosurit…

 

SITUATA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË PAS KRIJIMIT TË UNMIK-ut

 

Kthimi i refugjatëve

 

Menjëherë pas tërheqjes së forcave serbe nga Kosova dhe përfundimit të bombardimeve të NATO-s, refugjatët e Kosovës në mënyrë spontane dhe masive filluan të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Sipas shifrave të UNHCR-së, më 24 gusht 1999, më shumë se 761,000 kosovarë janë kthyer në Kosovë, ndërsa 6,800 kosovarë kanë mbetur në Shqipëri, 19,000 në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, 8,000 në Mal të Zi dhe 11,400 në Bosnje dhe Herzegovinë.

UNHCR vlerëson se rreth 50,000 refugjatë në rajon po presin riatdhesimin dhe 500,000 refugjatë të kthyer nuk kanë strehim të përshtatshëm për dimrin.

Në vijim raporti trajton eksodin e pakicave etnike serbe, malazeze, boshnjake, rome etj, nga Kosova, i cili u shkaktua, siç thuhet në të, “nga frika, vrasjet, rrëmbimi, plaçkitja e pronave, dëbimet, djegia e gjerë e fshatrave, monumenteve kulturore, historike dhe fetare, dhe nga forma të tjera të frikësimit”. Aty jepen gjithashtu edhe raste të vrasjeve të personave të pakicave të mësipërme, të dyshuar si bashkëpunëtorë ose pjesëmarrës në operacionet e spastrimit etnik, të genocidit si dhe në vrasjet e popullsisë shqiptare, të ndërmarra nga forcat ushtarake dhe paraushtarake të Milosheviçit gjatë Luftës së Kosovë. Ai vazhdon me çështjen që ka të bëjë me:

Personat e zhdukur dhe identifikimi i trupave të vdekur

Probleme te veçanta ka në lidhje me personat e zhdukur. Ende nuk dihet se sa persona janë varrosur në mbarë Kosovën, ku mund të jenë varre të tilla dhe kush është varrosur në to. Raporte për trupa të zbuluar vijnë çdo ditë në zyrat e KFOR-it, OSBE-së, UNHCR-së dhe ICRC-së. Agjencitë kanë zhvilluar një formë standarde për identifikimin e trupave të cilat, kur janë përfunduar, përqendrohen te KNKK-ja, në mënyrë që të mbështesin rolin e saj udhëheqës në gjurmim. Në të njëjtën kohë, mjekët dhe spitalet lokale, kryesisht nën administrimin civil të UÇK-së, lëshojnë certifikata ad hoc të vdekjes, por është e diskutueshme nëse ato kanë karakter juridik…

Administrimi i drejtësisë – gjyqësori

Në përgjigje të arrestimit dhe ndalimit të personave nga ana e KFOR-it, dhe në mungesë të një gjyqësori funksional në Kosovë, Përfaqësuesi i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm, z. Bernard Kushner (Bernard Kouchner), miratoi dekrete urgjente për themelimin e një Këshillit të Përbashkët Këshillëdhënës për Emërimet në Gjykatën e Përkohshme (JAC). JAC përbëhet nga katër gjyqtarë kombëtarë, duke përfshirë dy shqiptarë etnikë, një serb dhe një turk dhe tre avokatë ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe një nga OHCHR. JAC këshillon Përfaqësuesin Special për caktimin e përkohshëm të gjyqtarëve, personelit gjyqësor dhe prokurorëve për të rivendosur një gjyqësor të pavarur dhe shumetnik…

Që nga mesi i muajit gusht, gjyqtarët dhe prokurorët kanë kryer seanca dëgjimore në 144 raste që përfshijnë 263 individë, prej të cilëve 120 janë liruar…

Të ndaluarit (burgosurit)

Me sa duket, rreth 5,000 të ndaluar (burgosur) në faza të ndryshme të procedurave gjyqësore mbi akuzat e terrorizmit u shpërngulën nga autoritetet serbe gjatë luftës në burgje në Serbi.

Në korrik, Qeveria e Serbisë ka dhënë emrat e mbi 2,000 individëve të cilët u transferuan nga burgjet në Kosovë në burgje në Serbi. Informacioni tregon vetëm emrat e individëve dhe vendin e ndalimit; nuk përcakton bazën penale për ndalim. Disa nga këto raste janë sjellë në vëmendjen e Komisarit të Lartë gjatë vizitës së fundit në Kosovë. Në veçanti, Komisari i Lartë u takua me burrin e Dr. Flora Brovina, një aktiviste e të drejtave të njeriut, që u transferua në një burg në Serbi gjatë luftës. Me sa duket, avokatit të saj i është mohuar takimi me të dhe asaj nuk po i sigurohet kujdesi i nevojshëm mjekësor. Komisari i Lartë, pas kthimit në Gjenevë, ka transmetuar informacionin mbi këtë rast për procedura të veçanta për veprime të mëtejshme në Komisionin për të Drejtat e Njeriut.

Çështja e të ndaluarve të transferuar është jashtëzakonisht e fuqishme dhe emocionale për anëtarët e familjeve në Kosovë dhe është subjekt i demonstrimeve të shpeshta duke bërë kërkesa për veprim nga UNMIK-u dhe komuniteti ndërkombëtar. Grupet që përfaqësojnë të paraburgosurit pohojnë se ka shumë më tepër persona që janë parë për herë të fundit në paraburgimin e ushtrisë dhe policisë serbe se sa ato që përmenden në listat.

Anëtarët e familjeve në Kosovë kanë vështirësi për të vizituar të burgosurit në Serbi, duke pasur parasysh frikën për sigurinë e shqiptarëve në disa pjesë të Serbisë. Disa anëtarë të familjeve gjithashtu kanë raportuar se u është mohuar mundësia e takimit me të afërmit e tyre në paraburgim. Anëtarët e familjeve që kanë pasur mundësinë për të vizituar të afërmit e tyre në paraburgim, kanë shprehur shqetësim rreth kushteve të paraburgimit në burgje të tilla si Sremska Mitrovica dhe Pozharavac. Grupet që përfaqësojnë të paraburgosurit kërkojnë lirimin e këtyre të burgosurve ose së paku transferimin e tyre në institucionet e burgut në Kosovë.

Nga 420 të burgosur të Prizrenit të akuzuar për krime terroriste para 24 marsit 1999, 320 janë identifikuar nga avokatët lokalë si të përfshirë në listën e bërë nga Ministria e Drejtësisë e RFJ-së. Avokatët nga Prizreni kanë kërkuar nga Kombet e Bashkuara të kërkojnë transferimin e të burgosurve kosovarë në Kosovë dhe vendosjen e tyre nën juridiksionin e UNMIK-ut. Në Gjilan, OHCHR intervistoi një person i cili ishte transferuar nga burgu në Gjilan në burgun e Vranjës (brenda Serbisë) në mes të qershorit së bashku me një grup të burgosurish (afërsisht 45). Megjithatë, ai u lirua brenda pak ditësh nga fundi i armiqësive të NATO-s dhe u kthye në Gjilan. Ai dha informacion për keqtrajtimin gjatë arrestimit të tij.

Pasojat e luftës për të drejtat e njeriut jashtë Kosovës

Disa qindra shqiptarë janë dëbuar nga jugu i Serbisë në rrethin e Gjilanit të Kosovës. Në lindje, shqiptarët etnikë nga qytetet serbe të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, të cilat shtrihen përtej kufirit të Kosovës, vazhdojnë të mbërrijnë në Gjilan. Sipas autoriteteve të përkohshme në Gjilan, 320 familje (3,227 persona) kanë ardhur nga këto qytete, duke raportuar se janë dëbuar nga policia serbe dhe Ushtria Jugosllave…

Sipas një regjistrimi të bërë në vitin 1991, shqiptarët përbëjnë rreth 7 përqind të të gjithë popullsisë në Malin e Zi. Ata jetojnë në pesë komuna: Ulqin, Tivar, Podgoricë, Plavë dhe Rozhajë. Dy parti politike shqiptare kanë kërkuar një status të posaçëm për shqiptarët në Mal të Zi dhe që të kenë përfaqësues në parlamentin malazez…

VËZHGIMET PËRFUNDIMTARE

Ky raport konfirmon edhe njëherë se forcat serbe kryen krime tronditëse gjatë fushatës ajrore të NATO-s e cila filloi më 24 mars 1999. Komisari i Lartë vazhdon të besojë se është thelbësore që përgjegjësit për shkeljet të tilla penale të dalin para drejtësisë. Në këtë drejtim, OHCHR mbështet plotësisht hetimet që vazhdojnë nga ana e Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish Jugosllavinë. Në paraqitjen e këtij raporti të konsoliduar, Komisari i Lartë dëshiron të theksojë se bashkësia ndërkombëtare nuk mund të pranojë që të mbeten të pandëshkuar ata që janë përgjegjës për mizori të tilla të tmerrshme…

REKOMANDIME

Komisiari i Lartë i kushton rëndësinë më të madhe hetimit të krimeve të kryera nga forcat serbe gjatë konfliktit në Kosovë dhe përpjekjeve për të nxjerrë para drejtësisë autorët e krimeve të tilla. Në këtë kontekst, Komisari i Lartë u kërkon shteteve anëtare që t’i ofrojnë TNPJ-së mbështetjen dhe burimet e nevojshme për të kryer sa më mirë këtë detyrë thelbësore.

Komisiari i Lartë i bën thirrje TNPJ-së, KNKK-së dhe OSBE-së që të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të hetuar fatin dhe vendndodhjen e personave të zhdukur…

Komisari i Lartë i kushton rëndësi të madhe ruajtjes së një Kosove shumëetnike ku të respektohen të drejtat e njeriut të të gjithë banorëve. Megjithatë, Komisari i Lartë pranon se prioritet duhet t’i kushtohet përpjekjes për të shpëtuar jetën e njerëzve në rrezik. Në këtë drejtim ai mbështet programin e evakuimit humanitar të ndërmarrë nga UNHCR, por thekson domosdoshmërinë e përgatitjes së kushteve për kthimin e sigurt të të gjithë kosovarëve të zhvendosur.

Komisari i Lartë i bën thirrje popullatës së Kosovës që të përmbahet nga dhuna dhe t’i japë fund sulmeve kundër serbëve, romëve dhe grupeve të tjera minoritare. Komisari i Lartë u bën thirrje udhëheqësve shqiptarë që të dënojnë këto akte të dhunës dhe fton UÇK-në të bashkëpunojë me UNMIK-un dhe KFOR-in në hetimin e krimeve të tilla…

Komisari i Lartë i bën thirrje qeverisë së Serbisë të sigurojë një listë të azhurnuar të të gjithë të ndaluarve, të transferuar nga Kosova, duke specifikuar akuzat, nëse ka, sipas të cilave personat janë të paraburgosur dhe për të garantuar që familjet e tyre të kenë mundësi kontakti me ta.

Komisari i Lartë thekson nevojën për të hetuar me shpejtësi akuzat për qendrat e paraburgimit të UÇK-së, vrasjet, përdhunimet, torturat, zjarrvëniet, dëbimin, grabitjen, vjedhjen dhe shkeljet tjera të të drejtave të të gjithë banorëve të Kosovës, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike.

Në kuadrin e masave të nevojshme për krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të garantuar për të gjithë kosovarët, Komisari i Lartë i kërkon UNMIK-ut të vazhdojë me çmilitarizimin e plotë dhe çarmatimin e UÇK-së.

Komisari i Lartë thekson rëndësinë e përfshirjes së kosovarëve në rindërtimin civil dhe në proceset vendimmarrëse të Kombeve të Bashkuara…

Komisari i Lartë gjithashtu i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i kushtojë vëmendje të veçantë situatës së të drejtave të njeriut në Republikën e Serbisë dhe Malit të Zi dhe të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të parandaluar shpërthimin e dhunës dhe forcimin e demokracisë në rajon.

Në këtë kontekst, Komisari i Lartë thekson rëndësinë e hartimit të strategjive afatgjata për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në rajonin e Ballkanit dhe përmirësimin e koordinimit dhe bashkëpunimit midis aktorëve ndërkombëtarë për të promovuar një kulturë të respektimit të të drejtave të njeriut dhe tolerancës.

 

Raport i Komisarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut mbi situatën e të drejtave të njeriut në Kosovë, Republika Federale e Jugosllavisë,- Economic and Social Council, Distr. General, E/CN.4/2000/10, 27 September 1999, Sipas Ksenofon Krisafi, Në Gjenevë për Kosovën- Fjalime në institucionet ndërkombëtare (1998-2002), UMSH Press&Onufri, Tiranë, 2018.

 

Please follow and like us: